Aksident në Kukës, makina përplas biçikletën, një i plagosur

594
Sigal

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.

Në aksident është përfshirë një makinë dhe një biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në aksin që lidh qytetin  me fshatin Shtiqën.

Sipas BW, makina tip “Wolskswagen” e drejtuar nga  shtetasi E.B. ka aksidentuar A.Gj. 31 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, i cili po udhëtonte buzë rrugës me biçikletë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërsa bluzat e bardha theksojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.