Agron Kaja: Vora gjen trajner brenda familjes, ul në bankinë zëvendëstrajnerin Endri Zjarri

16
Sigal

KATEGORIA E PARË

Fryma në skuadër optimiste, jemi ndërtuar si profesionistë

 

Agron KAJA

Pas humbjes në javën e 24-ët në Burrel, nga skuadra e Vorës është larguar trajneri Klodian Arbri, i dyti brenda këtij sezoni. Largimin e tij, Klodian Arbri e motivoi me humbjen që ai nuk e priste, dhe dorëheqien e quajti veprimin më normal. Kësisoj, drejtuesit e skuadrës vorake nuk kanë pritur shumë dhe ia kanë besuar drejtimin e skuadrës së tyre një emri të panjohur në trajningun e skuadrave në Kategorinë e Parë, Endri Zjarri, i cili ka qënë zëvendëstrajner te Vora që në nisje të këtij sezoni, njëherësh edhe zëvendëstrajner i Kombëtares Shpresa U21. Të hënën tekniku Zjarri nisi stërvitjen me skuadrën, ndërkohë që dje për gazetën “Telegraf” ai tregoi për këtë aventurë të re në karrierën e tij. “Unë isha zëvendëstrajner i Vorës që në fillimin e këtij sezoni, dhe si fillim unë nuk e prisja që Arbri të largohej. Por ai u largua pas një bashkëpunimi e drejtimi shumë profesional e korrekt, dhe drejtuesit më bënë mua ofertë të cilën e pranova, duke qënë se e njoh situatën e frymën e grupit, lojtarët dhe kataraktesrikat e tyre. Skuadra e Vorës ka një gjendje të mirë, si fizikisht ashtu edhe në aspketin tekniko-taktik. Në aspektin psikologjik do punojmë në ndeshjet pasardhëse për të arritur në kondicionin e duhur. Futbollistët janë profesionistë dhe do ta kuptojnë”, kështu e nisi bisedën tekniku i ri i Vorës, Endri Zjarri, i cili në fundjavë e ka ndeshjen e parë si trajner i parë i Vorës, pikërisht ndaj Kastriotit. “Fryma në skuadër është optimiste, sepse jemi skuadër profesioniste dhe synojmë të luajmë me kujdes deri në fund për të gjitha mundësitë, si vendet e kreut, ashtu edhe për Play-off-in. Kështu që ndeshja me Kastriotin është e vlerësuar maksimalisht. Për vetë pozitat që kemi dy skuadrat në renditje, por edhe synimet që janë për çdo skuadër, e presim që krutanët të jenë të motivuar ndaj nesh, dhe kësisoj e vlerësojmë një përballje të fortë, për të cilën Vora mendon vetëm fitoren. Kjo është në filozofinë e klubit, maksimumi në çdo ndeshje, ne do ta vazhdojmë garën me rritëm”. Ndërsa pas javës së 24-ët kampionati do të ndalet dhe tekniku i vorakëve e quan ndihmëse këtë hapësirë pa ndeshje zyrtare. “Në aspektin teknik, hapësira dyjavore pa ndeshje zyrtare mendoj se na ndihmon për të qartësuar disa module të lojës, por edhe për qartësinë taktike që duhet të ndërtojmë për çdo kundërshtar që do ndeshemi deri në fund. Ky sezon në Kategorinë e Parë ka patur nivel të mirë, me rivalitet të lartë dhe me ndeshje të mira. Nëse duhet të jetë më mirë, ndoshta duhet pak më shumë futboll sulmues dhe veprime me topin”, kështu e mbylli bisedën teknkiku i ri i Vorës, Endri Zjarri, i treti trajner që e drejton Vorën brenda sezonit 2023-2024. Artan Mergjyshi dhe Klodian Arbri, janë trajnerët që kanë drejtuar skuadrën e Vorës gjatë këtij sezoni.

KOMBËTARJA U 21/ “EURO 2025”

Trajneri Bushi: Me Finlandën ndeshja e jetës

SHQIPËRIA/ GRUPI E

Ndeshjet-Rezultatet

Armeni-Shqipëri          1-2

Shqipëri-Rumani         3-2

Finlandë-Shqipëri        4-1

Shqipëri-Mali i Zi       2-0

Rumani-Shqipëri         5-0

Datë 22 mars 2024

Shqipëri-Finlandë        17:00

Datë 26 mars 2024

Shqipëri-Zvicër           17:00

Dje në mesditë, trajneri i Kombëtares sonë Shpresa (U21), Alban Bushi, ka bërë publike listën e lojtarëve që ai ka menduar ti grumbullojë për dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025”, më 22 mars me Finlandën, dhe në 26 mars me Zvicrën. Dukuria e parë është se Bushi në këtë listë ka zgjedhur 10 futbollistë që luajnë në kampionatin shqiptar “Janë 10 lojtarë nga kampionati shqiptar, por në listë nuk kemi ndryshuar shumë. Kemi pësuar dy humbje të turpshme, por i kemi harruar ato dhe në futboll them se duhen harruar si fitorja, si humbja ditën e nesërme. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, Finlanda luan më mirë së Zvricra dhe Rumania. Për ne kjo është ndeshja e jetës dhe japim maksimumin, do sakrifikojmë për të shkuar në Europian”, kështu u shpreh dje Bushi në konferencën për mediat.

RENDITJA

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Zvicra           5          11

2.Rumania       5          10

3.Shqipëria      5          9

4.Finlanda       4          6

5.Mali Zi         3          3

6.Armenia       6          1

7 qershor: Mali Zi-Shqipëri

6 shtator: Zvicër-Shqipëri

15 tetor: Shqipëri-Armeni

Dorian Bubeqi në stolin e Besës, rikthim në origjinë

Pasi zëvendësoi Lorenc Pashjen, kosovari Fidaim Haxhiu nuk qëndroi gjatë në stolin e Besës. Humbja 0-5 me AF Elbasanin në javën e kaluar nuk u tolerua nga Presidenti i skuadrës, Nexhat Bizhdili. Menjëherë ai ka vendosur në drejtimin e skuadrës Dorjan Bubeqin, ish-futbollist dhe ish-trajner i Besës. Dorian Bubeqi është trajneri i tretë që drejton Besën brenda sezonit në vazhdim, 2023-2024.

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 25

E shtunë, 16 mars 2024

Bylis-Besa                               14:00

Vora-Kastrioti                         14:00

Flamurtari-Lushnja                  14:00

Tomori-Luzi 2008                  14:00

AF Elbasani-Burreli                14:00

E dielë, 17 mars 2024

Apolonia-Korabi                     14:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.AF Elbasani              24        56

2.Bylis                         24        55

3.Vora                         24        45

4.Flamurtari                 24        45

5.Apolonia                  24        35

6.Korabi                      24        35

7.Burreli                      24        28

8.Lushnja                    24        27

9.Kastrioti                   24        23

10.Besa                       24        19

11.Luzi 2008               24        18

12.Tomori                    24        14