“Hoqi fanellën dhe e plasi në tokë”, Pirlo mbron Ronaldon: Është normale, bëri një veprim prej kampioni

239
Sigal

Juventusi arriti të mposhtë skuadrën e Xhenoas me rezultatin 3-1, por e gjithë ndeshja është lënë në hije për shkak të një veprimi të pahijshëm të Kristiano Ronaldos në fundin e takimit.

Ronaldo nuk mundi të gjejë dot rrjetën e golit në sfidën ndaj Xhenoas përveç një shtylle në pjesën e parë, teksa u pa i nervozuar gjatë gjithë takimit. Pas vërshëllimës së arbitrit, ylli portugez hoqi fanellën e tij duke e hedhur në toke dhe u nis drejt dhomave të zhveshjes. Ky veprim është kapur nga kamerat, dhe kritikat ishin të shumta pasi vetëm pak kohë më parë sulmuesi portugez bëri diçka identike, duke flakur poshtë shiritin e kapitenit të Portugalisë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Menjëherë në mbrojtje të 36 vjeçarit, ka dalë trajneri juventin, Andrea Pirlo, i cili u shpreh se këto janë gjëra normale për kampionë si puna e Ronaldos.

‘’Është normalë që ai dëshironte të shënonte gol, veçanërisht duke parë që ndeshja ishte gjatë gjithë kohës në favorin tonë. Veprimi i tij është pjesë e një qëndrimi prej kampioni që do të lërë përherë gjurmë’, ishin fjalët e trajnerit italian, Andrea Pirlo.