Briken Calja fantastik në stilin e shtytjes, një kg larg medaljes dhe historisë

106
Sigal

Briken Calja e mbylli me 151 kg garimin në stilin e shkëputjes në Lojërat Olimpike të Tokios. Vendi i shtatë për peshëngritësin nga Elbasani, i cili ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

31-vjeçari çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e Caljes, i cili ia doli të ngej 190 kg.

Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.