Agron Kaja: Nga Serbia te Serbia, në Leskovac edhe provë karakteri

KOMENT/ Në një ndeshje me ngarkesë psikologjike ku duhet të mbizotërojë profesionalizmi

E kemi kaluar një dekadë nga “armiqësia” e hapur që Serbia ka shfaqur edhe ndaj Kombëtares sonë të futbollit, edhe pse mllefi i tyre nacionalist është Kosova e lirë. Gjithsesi, kur merr përsipër të shkruash të tilla rreshta për sfidën Serbi-Shqipëri, të cilët nuk kanë aspak lidhje me kronikën e zezë të lajmit, duhet të sjellësh në kujtesë edhe 14 tetorin 2014, si “themeli” i urrejtjes serbe në fushën e lojës, të shoqëruar me ata banditët ultranacionalistë, që burrat tanë shqiptarë në fushën e lojës nuk i nënshtruan. E kujtoj atë kronikë si më të zezën në karrierën time gazetareske gjysmëshekullore, dhe do të doja që ajo të mbetet pjesa më e errët për kuqezinjtë shqiptarë në rrugëtimin e kaluar që nga krijimi një shekull më parë. Nga Serbia te Serbia? E tashmë na duhet që të ecim 11 vite më pas asaj ngjarje, ku e nisëm në muajin qershor të këtij viti në Tiranë dhe Serbia barazoi 0-0, për të vazhduar sot në Leskovac në ndeshjen Nr. 4 mes Shqipërisë e Serbisë. Duket se është një rrugëtim me bilanc të barabartë, por duke menduar tensionin politik që kanë prodhuar ato ndeshje pjesë e historisë, natyrshëm vijmë në një realitet krejt ndryshe. Vijmë në një situatë ku duhet menduar qartë se futbolli është futboll dhe politika ka vëndin e saj. Nacionalizmat janë pjesë që jo vetëm nuk kanë lidhje me futbollin, por nuk i shërbejën aspak atij. Janë shfrytëzuar situatat nga serbët e njohur për këtë nacionalizëm të kotë, dhe shumë të tepruar, ndërsa sot tik-taket e orës sportive rahin ndryshe në fushën e lojës dhe jashtë saj. Sot është ndeshja e katërt në këtë histori mes Shqipërisë e Serbisë, që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe bilanci është plotësisht paqësor. Në 3 ndeshje janë shënuar 1 fitore Shqipëria dhe 1 fitore Serbia, 1 barazim mes tyre me golavarazhin 3-2 për kuqezinjtë. Kjo është ndeshja e katërt të shtunën në stadiumin e Leskovacit, ndaj dhe në këto radhë shprehem se: “Nga Serbia te Serbia, në Leskovac është provë karakteri”. Dhe kjo jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Serbinë, e cila në përbërjen e saj ka futbollistë që luajnë me skuadra të mëdha në Europë. Vërtet ata janë shtetas serbë, por në kulturën e tyre sportive, nacionalizmi është vetëm sa për të mbushur shkallët e stadiumit, pasi edhe ata vetë e dinë që nuk kanë asnjë përfitim, madje edhe politik. Sepse Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me këtë nacionalizëm, sidomos në fushën e lojës. Ndaj dhe sot, nga Serbia te Serbia, në Leskovac do jetë edhe provë karakteri!

Arbitri rumun Istvan Kovaks, bilbili në Leskovac

NOA

Sot do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të nisë në orën 20:45. Sfida është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe FIFA ka caktuar rumunin Istvan Kovaks për gjykuar këtë takim delikat në Leskovac. Sfida i është besuar një prej gjyqtarëve më të mirë ndërkombëtarë, por rumuni është emër i panjohur për kuqezinjtë. Ai ka eksperiencë me Serbinë, jo vetëm me ekipin e parë.

FIFA dërgon dy oficerë sigurie në Leskovac

Thuajse 11 vite më parë, kombëtarja shqiptare e futbollit luante pikërisht me Serbinë në Beograd, ndeshje e cila u shoqërua me dhunë nga lojtarët dhe tifozeria serbe, me shkak një flamur “Authotoktons”. Ndaj dhe FIFA e ka quajtur këtë si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, duke dërguar dy oficerë sigurie në Leskovac . Duke qënë se është shpallur si ndeshje me rrezikshmëri të lartë sigurie, ekspertët e specializuar të sigurisë të FIFA-s, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Duboçica’ në Leskovac sot më 11 tetor, është shpallur një përballje me rrezikshmëri të lartë sigurie. Klasifikimi i tillë është bërë nga FIFA, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë.

Historia, përplasjet, statistikat dhe tifozët ‘me kollare’

Pse Shqipëri-Serbi është më shumë se ndeshje futbolli? Përballja e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë në fushën e lojës pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ishte më 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit në Beograd. Dhe 47 vite pas takimit të fundit (JugosllaviShqipëri  4-0, më 12 nëntor 1967 në Beograd, përballja prodhoi dhunë nga tifozët serbë që u futën në fushën e lojës dhe dhunuan lojtarët tanë. Ndeshja u luajt vetëm 42 minuta, pasi gjyqtari anglez Martin Atkinson ndali ndeshjen pas hedhjes së tymueseve në fushën e lojës. UEFA dhe Federata Serbe e Futbollit nuk lejuan që tifozët nga Shqipëria të ishin në stadium, për të shmangur dhunën. Vetëm disa gazetarë nga Shqipëria kishin udhëtuar me ekipin.

Bastet “masakrojnë” Shqipërinë, kuota pamundësie

Gjatë gjithë javës që po mbyllim, ekspertët e basteve i kanë luhatur kuotat e tyre rreth ndeshjes Serbi-Shqipëri, e cila luhet sot më 11 tetor, ora 20:45. Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Grupi K kualifikues dhe serbët janë dukshëm më të favorizuar për të fituar këtë ndeshje, pikërisht me koefiçientin 1.7. Barazimi kuotohet me koefiçientin 3.5 dhe fitorja e Shqipërisë është kuotuar me koefiçientin 5.5. Në ndeshja e muajit qershor Shqipëri-Serbi, u barazua 0-0.