Mbrojtësi i Kombëtares ndryshon klub, prezantohet te rivalët

177

Mbrojtësi i Kombëtares, Egzon Binaku, i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Malmos, teksa iu është bashkuar rivalëve të Norrkopingut në kampionatin suedez.

Lajmi është bërë publik nga klubi i Norrkopingut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku Binaku prezantohet si përforcimi më i ri.

Mbrojtësi i krahut të majtë kishte humbur së fundmi vendin e titullarit te Malmo, teksa nuk ishte në planet e trajnerit.

Binaku u bashkua me Malmon në dhjetor të vitit 2017, duke u aktivizuar 18 ndeshje në kampionat dhe 2 në Ligën e Europës.

“Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re. Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua ti falënderoj të gjithë”, është shprehur 23-vjeçari gjatë prezantimit në klubin e ri.