6 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut, trajneri Milevski publikon zgjedhjet e tij

16
Sigal

Kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Agon Elezi, Erdon Daci e Lirim Qamili janë gjashtë futbollistët shqiptarë të përfshirë në listën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski për miqësoret e muajit mars ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.

Sulmuesi tetovar Qamili që aktivizohet te skuadra elitare e Danimarkës, Hvidovre, është ftuar për herë të parë te Maqedonia e Veriut.

Lista e lojtarëve të ftuar u publikua ditën e sotme. Milevski ka ftuar 28 futbollistë. Të dy miqësoret do të zhvillohen në Antalia të Turqisë.

Miqësoren e parë, Maqedonia e Veriut, e luan më 22 mars kundër Moldavisë, kurse pas 3 ditësh ndaj Malit të Zi.

Lista e lojtarëve:

Stole Dimitrievski – Rayo Vallecano Spain
Damjan Shishkovski – Ararat Armenia
Igor Aleksovski – Rabotnichki Macedonia
Dejan Iliev – Sarajevo Bosnia and Herzegovina

Visar Musliu – Paderborn Germany
Todor Todoroski – Poli Iași Romania
Nikola Serafimov – Fehérvár Hungary
Jovan Manev – Adana Demirspor Turkey
Ezgjan Alioski
 – Al Ahli Saudi Arabia
Bojan Dimoski
 – Akron Russia
Ahmed Iljazovski – Hvidovre Denmark
Stefan Ashkovski – Alashkert Armenia
Gjoko Zajkov – Craiova Romania
Darko Velkovski – Dinamo Romania

Enis Bardhi – Trabzonspor Turkey
Jani Atanasov
 – Cracovia Poland
Agon Elezi – Bochum Germany
David Babunski – Mezőkövesd Hungary
Tihomir Kostadinov – Piast Poland
Davor Zdravkovski
 – Motherwell Scotland
Elif Elmas – RB Leiozig Germany

Bojan Miovski – Aberdeen Scotland
Milan Ristovski
 – Bohemians 1905 Czechia
Darko Churlinov
 – Schalke 04 Germany
Aleksandar Trajkovski – Hajduk Croatia
Dimitar Mitrovski – Varaždin Croatia
Erdon Daci – Beveren Belgium
Lirim Qamili – Hvidovre Denmark