4 lojtarët që kanë shënuar në “Euro 2020” me një goditje të vetme

179
Sigal

Pas tre javësh në të cilat kemi shijuar praktikisht thuajse çdo ditë nga dy ndeshje, 48 orë pa parë rrokullisje të topit duken vërtet të mërzitshme. Për këtë arsye i kemi hedhur një sy edhe disa statistikave më interesante. Deri më tani, në të gjitha ndeshjet e luajtura në “Euro 2020”, ka pasur 4 lojtarë që kanë arritur të shënojnë me të vetmen goditje që kanë bërë në portë.

I pari që e bëri këtë gjë ishte sllovaku, Milan Skriniar, me golin vendimtar kundër Polonisë. Pas këtij goli mbrojtësi i Interi nuk ka provuar më në asnjë rast portën kundërshtare.

I dyti është spanjolli Aymeric Laporte, i cili shënoi pikërisht kundër Sllovakisë së Skriniar. Ai do të ketë shansin që të provojë sërish, pasi Spanja është kualifikuar për në çerekfinale.

E dini që goli që shënoi Mario Gavranovic dhe që çoi sfidën Francë-Zvicër në shtesë ishte goditja e tij e vetme. Më parë ai nuk kishte mundur që të godiste asnjëherë në portë.

I fundit, ka qenë ukrainasi Oleksandr Zinchenko, goditja e parë e të cilit ishte një diagonale kundër Suedisë dhe që ndihmoi Ukrainën që të shkonte në shtesë e më pas të siguronte kualifikimin