26 lojtarë në Euro 2024? Sylvinho flet për lajmin më të diskutuar të Evropianit

11
Sigal

Trajnerët e ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në Europian do të takohen për të diskutuar rritjen e numrit të lojtarëve të grumbulluar për aktivitetin më të madh të kontinentit që do të zhvillohet në verë, në Gjermani.

Kështu, UEFA do të dëgjojë trajnerët për të kuptuar nëse do të ndryshojë ose jo numrin e lojtarëve, nga 23  në 26. Ndër trajnerët që e kanë kërkuar një gjë të tillë publikisht, është trajneri i Anglisë Southgate dhe i Holandës, Kuman.

Edhe në përgjithësi flitet për një lajm pozitiv, ky i shtimit të numrit por jo të gjithë me sa duket mendojnë kështu. Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinho, deklaron për Top Channel një version tjetër të këtij ndryshimi që po kërkohet.

“Nëse nuk ka lëndime, puna me 26 sportistë më duket e tepërt. Për mua, mundësia për të zëvendësuar një lojtarë të dëmtuar do të ishte zgjidhja më e mirë”.

Po sot, si është rregulli për lojtarët që dëmtohet gjatë grumbullimit përpara fillimit të Europianit?

“Për momentin mund të ndërrojmë një sportist në rast dëmtimi dhe kuptoj që deri në tre sportistë mund të zëvendësohen në rast dëmtimi, deri në ditën e debutimit në garë. Nuk është e lehtë të zgjidhet sepse çdo trajner ka nevoja të ndryshme”.

UEFA deklaroi se janë disa trajneri që kanë kërkuar një gjë të tillë, por gjithçka do të vendoset në mbledhjen teknike më 8 prill. Europiani i shkuar, por edhe Botërori, kishin numrin e zgjeruar të 26 lojtarëve.

Në rastin e Europianit, ishte pandemia faktori kryesorë ndërsa në rastin e Botërorit të Qatarit ishte specifika e ndryshme e atij aktiviteti pasi zhvillohej në mes të sezonit futbollistik të klubeve.