15 vjet më parë, bota e futbollit u njoh me Lionel Messin (VIDEO)

434
Sigal

15 vjet më parë, më 16 tetor të vitit 2004, bota e futbollit do të njihej me një yll të ri. Në derbin e fituar 1-0 ndaj Espanyol, te “blaugranat” debutoi zyrtarisht Lionel Messi.

17-vjeçari zëvendësoi Deco-n në 8 minutat e fundit të lojës, Barcelona i prezantoi botës pesë herë fituesin e Topit të Artë, lojtarin që vendosi rekorde të një pas njëshme në “Camp Nou”.

Një histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila vazhdon. Saktësisht në ditën e 15-vjetorit të debutimit mes profesionistëve, Mesi fitoi “Këpucën e Artë” për të gjashtën herë në karrierë.