Në këtë mbrëmje Tirana do të kërkojë të shkruajë histori në përballjen me ekipin Jang Bojs, teksa është vetëm një hap larg grupeve të Champions-it. Edhe pse kampionët e Zvicrës janë favoritë absolutë në letër, bardheblutë do të tentojnë gjithçka për gjithçka për mrekullinë.