Xhevat Lluri: Brigara VI S, që tundi dhenë, në popull ngriti folenë

338
Sigal

KUSHTUAR  77 -VJETORIT  TË KRIJIMIT   TË  BRIGADËS  VI-të   SULMUSE  QË MERITOI  TITULLINN   E  LARTË  “HEROINË  E POPULLIT”

Përshkoi  3700 km rrugë, ranë për atdhe 205 dëshmorë dhe 540 të plagosur ku 10  kanë merituar titullin “Hero  i Popullit

 

Jemi në fillim të viteve 1944. Lufta kundër pushtuesve kiishte marrë përmasa të mëdha. Populli ishte ngritur  i tëri në luftë. Kjo situate e ndezur anë e kënd Shqipërisë e sidomos në jug shtronte nevojën e domosdoshme  për tu organizuar e përgjigjur armikut me luftë frontale  në  të gjithë vendin. Ndërkohë, më 10 Korrik 1943 ishte krijuar Shtabi Përgjithshëm ku  mori vendime të  rëndësishme  për të krijuar një ushtëi të mirë organiuzuar  me detyra të qarta  në luftë kundër pushtuesve. Ishin krijuar disa brigata partizane   dhe luftimet po merrnin gjithnjë e më shumë përmasa të mëdha. Kudo luftohej e zhvilloheshin beteja  ndërsa armiku ndërmori  operacione të veçanta si ai  i dimrit  me synim asgjesimin e plotë të forcave partizane. E më vonë ai i Qershorit.

Në këtë situate të krijuar ushtria NÇl, po zgjerohej  dita ditës  e  po merrte tiparet e një ushtrie të rregulltë e mirëorganizuar me krijimin e brigadave   partizane  në të gjithë vëndin dhe po i kallnin tmerrin armikut. Kështu  77 -vjet më parë më 26 Janar 1944 në qytetin  historik  të Përmetit  u krijua brigada e  VI-të me  partizanë të batalioneve  “Asim   ZENELI, “Baba  ABAZ”, Abaz SHEHU “ Naim FRASHËRI”   e “Zaho KOKA”. Luftëtarët  e saj personifikoheshin  me epitetin tradicional jugor  “çeço”,  ndaj krijimi saj ishte risi në ushtrinë NÇLSH  dhe ogur  i mirë për popullin atdheun dhe qarkun e Gjirokastrës. Përmeti ishte në festë dhe fusha ku do të grumbulloheshin partizanët, ishte  zbukuruar me flamurë  parrulla e banderola. Batalioni Naim Frashëri  i priste në qytet  duke  siguruar vëndin ndërsa batalionet e tjera erdhën nga drejtime të ndryshme sipas  kushteve. Drejtus të saj u emëruan kuadrot  trima e luftëttarë të dalluar në  betejat e shvilluara, komandant  Tahir Kadareja, Komisasr  Mustafa Matohiti, Zv.Komandant   Jaho  Gjoliku e zv. Komisar Haki Toska. Komandant batalionesh Riza  Veipi, Sadik Buzua, Fejzo Iamaili  dhe Feti Bubësi. Kjo brigatë ka veçori  se nuk u krijua në mënyrë  ceremoniale  dhe populli nuk e pa  inagurimin  si brigatat e tjera se nuk e la pushtuesi me  ballistët e trashëtarët e vëndit. Ajo u krijua në zjarrin e luftës së ashpër. Gjermanët  një ditë më parë nisën  nga Berati  e Tepelena forca të shumta regjimentin e blinduar  54 nga Janina nisën grupin Jugor  nga Korça grupin lindor, ndërsa avionët kontrollonin, bombardonin e mitralonin  zonën. Brigada mori vendimin për të kapur pikat dominuese   dhe  urdhëroi batalionet  që të   zinin këto rajone.  dhe të ndalonin armikun e  ti shkaktonin dëme në njerëz dhe teknikë.  Dy  ditë më vonë nga Poliçani zbriti dhe bataliomi pestë i Brigadës I-rë që sapo ishte krijuar dhe u vu në ndihmë pranë komandës. Në këto kushte të vështira brigata  do të përballej me tre  kundërshtarë: Me  ushtërinë armike Gjermane, ballistë, dimrin e egër  e të acartë dhe  mungesat në nushqime e veshmbathje. Nga zjarri organizuar lugina  mori flak  dhe luftohej ditë e natë si  në Lunxhëri që u perjetësua me këngë .” O beteja   në Lunxhëri / do të  mbetesh në histori. Apo  beteja në Qestorat kundër 800 gjermanëve  që u luftua në rrethim  dy ditë e dy netë  deri edhe trup  me trup  që u ngrit edhe kënga :” Në   Qestorat  mu në breg /  bajonet më bajone/” ku u vranë 60 gjermanë  32 të plagosur  dy tanke e dy autoblinda të shkatërruara  dhe pushkë e municione të kapura. Nga  forcat tona u vranë 8 partizanë  dhe u plagosën  15, mes tyre  u vra  komandanti  batalionit  Sadik Buzua që luftoi trimërisht dhe që  u përjetësua me këngën “Sadik Buzua në këmbë / flakën e përtyp  me dhëmbë …Nga të plagosurit më rëndë ishte Mesaret  Karagjozi nga Gjirokastra   që mbeti disa ditë pa ndjenja në pyll dhe  Seit Çiraku nga Vermiku i Vlorës i plagosur në këmbë. Kjo  ishte beteja e parë e përgjakur  nga brigata e  VI-të  në luginën e Përmetit  përjetuar  në këngë : ‘Me djem trima si petrit//Tepelenas e Gjirokastrit / Me përmetarë bashkë /Krijuan brigatën ë gjashtë/Gjëmon Vjosa dhe Lugina /Partizanët vetëtima /Ujkonja në pritë ra / të vrarë gjashtëdhjet e ca  .. dhe nga Përmeti  vetëtimë /nis Brigata historinë. Kështu ditë pas dite, javë pas jave, e muaj pas muaji  nisin luftimet dhe betejat njëra pas tjetrës  mes tyre  përmëndim betejën në Mavrovë- Brataj- Kuç   ku u vranë 80 armiq  dhe dhanë jetën  zv,komandanti batalionit  Mustafa Asllani dhe zv.Komisari, Mitat Gjoliku. Partizanët u betuan se do tu merrnin hakën dhe lindi kënga ; “Ju kish rritur nëna për një botë të re / Lule more trima që ratë për atdhe./.  Beteja e Margëlliçit  një mal me heroizëm  Partizan, luftë e pa barabartë  por heroike ku për 8 orë  u  vranë  13 partizanë , por haka nuk mbeti pa u marrë pasi u vranë 60 gjermanë e ballistë. Margëlliçi mbeti legjendë, kalaja u  pëgjak  dhe  ranë  dëshmorë   katër heronjë komandantë e komisarë,  mes tyre  komisari brigatës,  oratori Labërisë dhe trimi  orëve të para  Heroi popullit Mustafa Matohiti  që ju ngrit edhe kënga.  Birbil Matohiti që s’të shoh me sy…  dhe me mall shokët të mbuluan/ Blerim toke  të ngarkuan /Zëmra u pikonte gjak/ për ty do të marrim hak. Bashkë me të ranë edhe heronjtë Meleq Gostnishti, Lefter Talo e Dino Kalenja. Një tjetër betejë ishte ajo në Dukaj në  Tepelenë mu tek “shkëmbi prerë” ku u vranë  8 oficerë gjermanë 35 xhandarë e 5 ballistë  dhe u kapën rob disa të tjerë. Në keto luftime u vranë  11 partizanë mes tyre Mitro Xhani “Hero i Popullit”. Kjo betejë u përjetësua edhe me këngë. Në Dukaj në Tepelenë / Filloj lufta e pa prerë/ Me Gjermanë e me rrebelë/ Brigata e gjashtë nuk kish vetëm  partizanë trima e kuadro të aftë e të përgatitur  por edhe shkrimtarë e poetë  që  na i sollën betejat të gjalla  dhe reale nëpërmjet  shkrimeve dhe këngëve që krijuan. Të pa harruar do të mbeten  kuadro  si Resul Bedo, Zihni Sako, Lame Çekani   pionieri Sevo Tarifa. dhe pooeti popullor Ismet Baçi.

Rruga luftarake e brigatës gjashtë ishte e gjatë

Rruga luftarake e brigatës gjashtë ishte e gjatë në në gjithë vendin nga   jugu në veri me luftime e  beteja të pergjakshme. Në  krahinat, fshatrat  e qytetet ku kalonte fitoi dashurinë dhe respektin e simpatinë në popull I cili u hapte dyert e shtëpitë për ushqim e strehim sipas rasteve. Në malin e Tomorrit, Qafën e Kulmakut  më 4 Gusht 1944  për here të parë pas Përmetit, brigata   u bashkua dhe bëri betimin  para popullit dhe  atdheut  dhe  inkuadrohet në Divizionin  e Dytë  Sulmues  me  një efektiv prej  1254 luftëtarësh.  Këtu u emërua kommandant  i Brigatës  plaku trim Jaho Gjoliku.Brigata  filloi rrugëtimim drejt Shqipërisë së Mesme e të Veriut dhe  u përball me  luftime e beteja të tjera si beteja e Labinotit në Elbasan ku xhvilloi një betejë të përgjakshme  në rrugën automobilistike  kundër 4000 trupave Gjermanë ku u vranë 120 prej tyre dhe  u plagosën qindra  të tjerë. Në këto luftime ranë dëshmorë Balil Peçi zv, komandant  i  batakionit të tretë   komandanti kompanisë Lufto Cani dhe 8 të tjerë dhe disa të plagosur   rëndë mes tyre edhe  Arif Bizhga që u bë gati për ta varrosur por mbijetoi dhe  pas  kurimit ju bashkua brigatës. Nga Elbasani  vazhdoj drejt rrethinave të Tiranës dhe  marshon   drejt   veriut kalon në Mirditӕ   ku partizanët kalonin për herë të pare. Rruga luftarake e brigatës  VI-të është e mbushur plot lavdi  prandaj meritoi edhe titullin e lartë “Heroinë e popullit”. Rrruga e saj luftarake është pëllëmbë e gjak, përshkoi  3700 km rrugë kaloi male  pyje kodra  lumenj e   humnera  në  borë, shi  e suferinë. Efekktivi saj arriti në 1700 lufëtarë  prej tyre 110 vajza e gra dhe 60 pionierë. Dhanë jetën për liri  205 dëshmorë dhe 540 të plagosur ku 10  kanë merituar titullin “Hero  i Popullit “ mes tyre tre  tre shoqe  Bule Naipi, Persefoni Kokdhima e Fato Berberi dhe pionieri Çelo Sinani.

(SHËNIM: Ky shkrim  është mbështetur në historinë e  shkruar të  Brigatës VI-S gjashte dhe në  shkrimet e veteranëve publicist,  Resul  Bedo e Sevo Tarifa  partizanë të kësaj Brigate.)