Valentin Mustaka: Njerëz të abandonuar!

Them se ky titull është plotësisht aktual, duke shtjelluar një udhëtim me qytetar shqiptar dhe turist të huaj italian, anglez, gjerman etj etj., të shumtë, mbushur trageti Durrës-Bari plot me të kthyer nga pushimet në vendin tonë, që numri i tyre nga viti në vit vjen duke u shtuar në numër. Kam mendimin që në këtë shkrim të informoj dhe komunikoj me ata që flasin në televizor për arritjet që ka në këtë fushë kohët e fundit, kjo një realitet i pamohueshëm.

Unë shumë kohë më parë kam udhëtuar me tragete nga Durrësi në Bari, por kam gati dhjetë vjet që udhëtoj me avionë, kjo për kohën e shkurtër që bëhet me avion, por edhe për çmimet që them se janë plotësisht të pranueshme për shtresat e ndryshme të popullsisë e në veçanti për pensionistët, që shkojnë për të vizituar fëmijtë e tyre jashtë atdheut.

NOA

Tani dua të bëj krahasimin midis këtyre dy varianteve të udhëtimit, me avion dhe traget. Që të dyja janë mjete udhëtimi, që përballojnë këtë morri udhëtarësh që ka në këto vitet e fundit.

Një aspekt i një udhëtimi me traget këto ditët e fundit (datë 11-12 shtator) më ka shqetësuar jashtë mase, sepse në këtë udhëtim unë pashë një keq trajtim të këtyre të “gjorëve” udhëtar deri diku hallexhi me valixhe dhe shumë gjëra të tjera për të dërguar te fëmijtë e tyre, por edhe turista me shumë valixhe që kanë për pushimet e tyre. Unë këtë udhëtim e kisha prenotuar biletën me traget dhe autobuz së bashku. Që në hyrje të sheshit trageteve fillon keq trajtimi “të gjorëve” udhëtar që mos të hapin gojën për keq trajtimin, sepse nuk ke te kush të qahesh.

Hyrja, një miting i pa kontrolluar pa asnjë lloj rregulli, ku njerëzit me valixhe etj pesha që kanë, nuk kanë asnjë mjet për të ndihmuar t’i trasportojnë (karocat janë me numër të paktë). Në të gjithë këtë anomali të pasagjerëve ka shumë elemente që pasagjerët flasin me vehte, bërtasin në ndonjë rast, por asnjë nuk i dëgjon për hallin që kanë. Duhet të paraqitesh në fillim te një punonjëse e vetme për të parë biletën, konglomerat njerëzish, kush mund të shtyj më shumë, mbasi kalon këtë hallkë, do shkosh te trasportjeri skaner me një gjatësi të përgjithshme dy m ku rulat lëvizëse janë  një metër. Një i vetëm në hyrje. Këtu pasagjerët e mjerë shtyhen kush të jetë më i forti për të hypur valixhet  në këtë palo trasportjer për të skanuar ato “raqet” që do trasportojnë. Krahasimi me trasportjerët skaner e shumtë që janë në aeroportin e Rinasit është si nata me ditën. Mund të them me plot bindje se organizimi i aeroportit të Rinasit në të gjitha drejtimet është shumë bashkëkohor.

Mbasi mbaruam skanimin e”raqeve” u nisëm për të paraqitur pasaportat. Por më parë duhej të skanonim edhe vehten tonë. Aty na priste një polic “barkmadh” që gjysmën e hapsirës e zinte barku i tij. Zotëri hiq xhakaventon dhe hidhe në trasportierin ku kalove valixhen. Prap konglomerat njerëzish. Pse duhet ta heq kur ti do më skanosh personalisht mua, hiqe se kështu është regulli. Mirë i thashë, por aparati fishkëllen si me xhakavento dhe pa të. Bëj si të them se të ktheva mbrapsh më tha “barkëmadhi”. Duhej respektuar kultura e tij minimale dhe ashtu veprova. Një koridor i gjatë me “mizë dheu” me pasagjer, me valixhet e tyre, ku edhe më darkë ishte shumë vapë, por dhe nuk funksiononte asnjë kondicioner për të gjorët ne, helbete vit kursimi “o zot”.

Në krye të një dere lëvizëse rinte një polic që vendoste rregullin se ku do të drejtoheshe. Këtu nuk kishte hyrje të veçanta për pasagjerët e B E, ku këta pasagjer kërkonin një gjë të tillë, por kujt t’ja kërkonte. Në gjithë këto lëvizje masive të pasagjerëve në sheshin e trageteve nuk ka punonjës që të vendosin regull apo më minimalja të ankohesh për padrejtësit që mund të kesh. Një “babiloni” e vërtete. Një italian më tha “poveri noi e voi” ku kemi ardhur?. Mbasi na erdhi radha plot një orë për të paraqitur pasaportën u drejtova kabinës të kontrollit pasaportave, atje një polic me shumë kulturë në biseda, mbasi verifikoi me shumë vëmendje pasaportën më tha rrugë të mbarë. Edhe këtu pse nuk veprohet si në Rinas, të skanohet pasaporta? Kjo shkurton rradhët e pritjes

Pamje nga trageti per zbritje.

Dolëm përjashta për të pritur autobuzin për të futur valixhet, por ai nuk po vinte, në orën 24 erdhi mbasi edhe ai kishte bërë skanimin. U drejtuam drejt tragetit dhe në hyrje pyeta një person të tragetit se kur do niseshim (ora ishte 24 e trageti duhej të nisesh në ora 23), ai më tha: do presim edhe disa kamjona që janë larg e pastaj do nisemi. E kështu ishte e vërteta u nisëm në ora 3,30 të mëngjesit, pra me katër orë vonesë, sepse duhej të “prisnim kamjonat që vinin nga larg”. Trageti ecte shumë ngadalë sa një miku im durrsak më tha:”a nisemi me not e arijmë më para tragetit”? Qëndrimi në traget skandaloz, banjot tmerësisht të pista, nuk kishte shërbim gjatë gjithë udhëtimit, vetëm një orë para mbritjes pimë nga një kafe. Më në fund mbritëm, por këtu fillon një “vuajtje” tjetër, një çorganizim i organizuar për të zbritur, zbrisni nga kati katërt thoshte një komunikim, një thoshte nga kati gjashtë. Plot dy orë mbas mbritjes filloj zbritja “më i shkathti më i shpejti” ku ashensorët nuk funksiononin por pasagjerët zbrisnin nga shkallët e ngushta dhe me “raqet” zvarë. O zot “mbroj këta njerëz”. Më në fund zbritëm, shkova të paraqisja pasaportën dhe atje unë pash Europën që binte erë. Rregull i madh, radhët me disiplinë ku kishte një mobilizim të policisë dhe ku çdo njeri kishte radhën e tij dhe nuk mund të shtyhesh. Bokse të ndara për pasagjerët e BE dhe shqiptarët. Një turist anglez më tha në italisht “përse nuk e bëni edhe ju kështu”, por na torturuat dhe na bëtë që të mendohemi mirë kur të themi se do të shkojmë në Shqipëri. Keni shumë gjëra pozitive që ne na tërheq vendi juaj, por ata që ju komandojnë në raste të tilla lënë shumë për të dëshiruar. Te sheshi trageteve mund të ketë shumë personel, por nuk duken fare, o rinë në kafene ose në zyra shikojnë kompjuterat.

Mendimi im është që në sheshin e trageteve duhet një revolucion në të gjitha drejtimet dhe të merret shembull nga aeroporti i Rinasit, unë nuk dua të bëj reklam, por kjo është një realitet që na nderon.

Zoti Kryeministër merreni ju në dorë këtë revolucion në sheshin e trageteve se me ata punonjës që ke aty “rumpall” do të kemi ne shqiptarët dhe turistët që vinë në Shqipëri me shumë kënaqësi. Sigurisht edhe mbrohen këta njerëz që mos të jenë të abandonuar ku të vendoset edhe rregull në oraret e nisjes së trageteve, kush erdhi erdhi, të tjerët të presin një ditë më vonë, tragetet duhet të respektojnë oraret e caktuar në biletat e udhëtimit që paisin pasagjerët.

Urojmë që zoti dhe qeveria t’i ndihmojë këta njerëz të abandonuar.