Trifon Llupo: Për personalitetin e Kombit shqiptar, Gjeneral Parllaku

1376
Sigal

Në kuadrin e Jubileut të madh të 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe 107 vjetorit të shpalljes  së  Pavarësisë së Shqipërisë

Gjeneral Rrahman  Parllaku ishte dhe do të mbetet një gjeneral dhe Personalitet i madh i Kombit Shqiptar  

Trifon Llupo

– Kolonel në Pension-

Më 15 Shtator pushoi së rrahuri zemra mëse 100 vjeçare e Gjeneral Letenant Rrahman Parllaku –  Hero i  Popullit dhe Nderi i  Kombit.

Me jetën e tij prej më se një shekull, Ai i dha vendit shumë më  tepër seç mori prej tij,  me ndershmërinë, trimërinë, shpirtmadhësinë, përkushtimin,  fisnikërinë, atdhedashurinë për mbarë trojet shqiptare, por edhe me pamjen fizike të një kreshniku që e karakterizonte.

Ai ishte dhe mbetet modeli i të gjitha vlerave dhe virtyteve të Kombit Shqiptar.

Duke qenë një personalitet me jetë të gjatë dhe me këto veti e virtyte, jeta e tij kaloi me shumë tallaze, por kurrë Ai nuk u përkul, por u qëndroi burrërisht, nuk e njohu kurrë ndonjëherë dekurajimin dhe demoralizimin.

Pra kuraja, durimi, shpirti i sakrificës dhe guximi ishin “armët”me të cilat Ai i përballoi tallazet e jetës tij pa u thyer asnjëherë, gjatë gjithë jetës së tij shekullore. Me këto “armë” Ai përballoi aksionet e Njësiteve guerile në Vlorë  si dhe betejat luftarake me fashisto-nazistët  deri në çlirimin e plotë vendit, ditë, të cilën ai e festoi në Kosovë sepse drejtonte luftimet si Komandant i Divizionit të V-të, në ish Jugosllavi, duke e rreshtuar e futur Shqipërinë në Frontin e madh të Aleancës Anglo-Sovjeto-Amerikane, në Luftën e Dytë Botërore.

Gjeneral Rrahmani, në çdo rrethanë që u ndodh  edhe kur u godit poshtërsisht duke e mbyllur pas hekurave me 25 vjet burgim, kur doli nga burgu nuk predikoi kurrë hakmarrje, por Ai ka treguar një tolerancë të rrallë. Ai kur doli nga burgu I Burrelit, i ka takuar personalisht hetuesit e gjyqtarët që e dënuan, sepse Ai ishte i bindur në pafajësinë e vet dhe këta prokuror e gjykatës ishin urdhëruar nga partia, pra zbatonin urdhrin e partisë për dënimin e grupit të ashtuquajtur puçist në Ushtri. Këtë të vërtetë dhe fakt tashmë e ka bërë publik edhe Prokurori i Përgjithshëm i diktaturës komuniste Rrapi Mino, i cili në disa numra radhazi, në gazetën Panorama ka deklaruar se për Grupin puçist të Ushtrisë nuk kishte asnjë fakt e provë për tradhti ndaj Atdheut, por ishte gjyq politik. Me këto deklarime Rrapi Mino konfirmon Vendimin e drejtë të Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, kur Trupi gjykues dha vendimin për pafajësinë e plotë të Gjeneral Rrahmanit, duke ia kthyer të gjitha çka i ishin hequr: Titujt, Urdhëratë e Medaljet.

Unë, që po shkruaj këto radhë për Gjeneral Rrahmanin, e kam njohur këtë Personalitet  legjendar, që në vitin 1972, kur shërbeja në Drejtorinë e Zbulimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Gjenerali ishte Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deri në Gusht të vitit 1974. Nga detyra që kisha në Drejtorinë e Zbulimit, me Gjeneralin takohesha çdo mëngjes sapo fillonim punën dhe ishte një fat i madh për mua që m’u dha mundësia të punojë edhe njëherë me këtë gjeneral, edhe më nga afër, si sekretar i OBVL, gjatë kohës që Gjeneral Rrahmani drejtoi për 20 vjet Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar.

Kushdo që ka punuar dhe e njohu nga afër Gjeneral Rrahmanin, shpesh është detyruar t’i bëj pyetjen vetes se a mund të ketë ndonjë 100 vjeçar në të gjithë Globin, që të rrezatonte aq energji e freski intelektuale dhe kujtesë brilante, i cili me aftësi e njohuri  poliedrike i jepte zgjidhje çdo problemi sado i vështirë dhe i koklavitur. Gjenerali konkludonte drejt sepse

Ai i përmbahej një rregulli, të cilin e kishte bërë normë personale.

Unë theksonte shpesh Gjenerali, kur intervistohej nga gazetar të ndryshëm për probleme dhe çështje nga më të ndryshmet, flas dhe gjykoj vetëm për ato ngjarje dhe problem që i kam parë dhe jetuar vetë dhe nuk flas dhe komentoj mbi bazën e të thënave apo të dëgjuara”.

Gjeneral   Rrahman  PARLLAKU

Jeta dhe Veprimtaria e Gjeneral Rrahmanit i përket disa periudhave historike të Shqipërisë. Ajo përfshinë periudhën e Mbretërisë deri në vitin 1939, – Periudhën e Luftës Nacional Çlirimtare 1939-1944, Periudhën e diktaturës komuniste 1944-1990 dhe Periudhën e Demokracisë 1991-2019, ku në çdo periudhë historike të Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar Ai ka dhënë kontributin e tij të vyer, duke i qëndruar dhe i shërbyer vetëm Popullit shqiptar dhe Kombit shqiptar.

Kur shprehem se Ai i ka shërbyer Kombit Shqiptar, kam parasysh se ai ishte një ndër 4 komandantët e njësive më të mëdha, gjatë Luftës Antifashistë Nacional Çlirimtare, pra ishte komandant i Divizionit të V-të, që zhvilloi luftimet jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë, në Kosovë e deri në Vishegrad,, duke ndjekur këmba-këmbës bishën naziste dhe duke kontribuar në çlirimin e popujve të Jugosllavisë.

Gjeneral Rrahman Parllaku ishte gjenerali i vetëm i gjallë i Luftës Dytë Botërore, i cili e kaloi shekullin dhe arriti edhe vitin 2019, në shekullin 21, Ai do ishte një monument i gjallë i kremtimit të 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut sepse Ai lindi, u rrit dhe mbeti patriot.

Ai si për të vazhduar nderimin dhe respektimin e Luftës Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar, për të cilën  sakrifikoi rininë dhe rrezikoi jetën  e tij si 70 mijë bij dhe bija të Formacioneve Partizane Shqiptare,  u nda nga kjo jetë dhe u varros më 16 Shtator 2019, datën e mbajtjes së Konferencës së Pezës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar.