Oficeri i armës kundërajrore që sfidoi vështirësitë dhe ngjiti me meritë shkallët e karrierës

849
Sigal

Pali Nito

Ish-ushtaraku i lartë kolonel Mino Kuka, u lind në vitin 1950 në fshatin Kurjan, të zonës së Roskovecit në rrethin e Fierit. Vinte nga një familje me tradita atdhetare, patriotike e arsimdashëse, bujare dhe fisnike që i kontribuoj luftës për çlirimin dhe rindërtimin e vendit nga pasojat shkatërrimtare të luftës. Xhaxhai i tij Rrapo Kuka, dha një kontribut të veçantë në luftën qëndrestare për çlirimin e vendit dhe më pas u ngarkua me detyra të rëndësishme në pushtetin ekzekutiv detyra të cilat i kreu me impenjim dhe mobilizim maksimal. Mino Kuka, mbasi përfundoi shkollën e Bashkuar te Oficerëve”Enver Hoxha” u diplomua për oficer kundërajror dhe u emërua komandantë baterie kundërajrore në gadishullin e vështirë të Karaburunit dhe jo më kot, oficerët që kishin provuar vështirësitë gjatë shërbimit në këtë gadishull, shpreheshin se Karaburuni është vendi më i vështiri në Ballkan për të shërbyer. Ndërsa marinarët e bazës së Pashalimanit që bënin roje në vendosjen e silurëve, që ishte në rrëzë të Karaburunit për vetë pozicionin topografikë që kishte kjo vend roje, shpreheshin me batuta se kjo është vend roja më e frikshme dhe më e vështirë në Ballkan.  Akoma edhe më tepër i shtonte vështirësitë e shërbimit në këtë gadishull të thatë e të egër, mungesa e ujit të pijshëm dhe për tu larë e plotësuar nevojat higjieno-sanitare çka janë jetike për një jetë normale.  Karaburuni provokohej shpesh nga avionët e flotës 6-të Amerikane si dhe nga avionët e bazave ushtarake të NATO-s të dislokuara në Napoli dhe në jug të Italisë. Po kështu, Gadishulli i Karaburunit, për kohën dhe situatën e atëhershme  ishte një korridor i rëndësishëm për fluturimin e avionëve drejtë Kajros dhe Johanesburg, çka rriste dendësinë e fluturimeve dhe reagimin me reflekse të shpejta e të vazhdueshme të forcave kundërajrore të Karaburunit, Dukatit dhe Vlorës. Në këto kushte e rrethana aspak të favorshme, oficeri i ri dhe i porsa emëruar Mino Kuka, ishte i detyruar të gozhdohej dhe të mbërthehej me syrin në shënjestër, gishtin në këmbës në pritje të ndonjë objekti ajror për ta neutralizuar dhe asgjësuar atë. Të gjitha këto do të ndërthureshin dhe alternoheshin më së miri me ndërgjegjen shembullore, ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe përkushtimin në shkallën sipërore në qëndrimin rigoroz dhe disiplinorë ndaj detyrë së shenjtë ushtarakë.

Në Karaburun oficeri kundërajrorë Mino Kuka, shërbeu më shumë se 5 vjet, pra disa nga vitet më të bukura të rinisë e të jetës së vështirë ushtarake.     Në vitin  1976, Minua transferohet nga Karaburuni dhe emërohet komandant i grupit kundërajrore në qytetin e Ballshit duke shërbyer atje me impenjim e devotshmëri të lartë deri në vitin 1985, për të vazhduar studimet e larta ushtarake në akademinë e shtatmadhorisë të cilat i përfundoi me rezultate të larta dhe fill mbas përfundimit të studimeve emërohet komandant i Regjimentit kundërajror në qytetin e Lezhës që pa mëdyshje mund ta quaje një qytet militar pasi atje ishin dislokuar disa nga llojet e njësive e të armëve përfshi këtu Regjimentin e aviacionit, bazën ushtarako detare si dhe dy Brigada këmbësorie etj., por, kujtoj se mbas viti 1991, po frynte era e demokracisë e për pasojë ndryshoi sistemi politik nga një partiakë në multi partiakë. Këtu përmbyllet karriera ushtarake oficerit kundërajror Mino Kukës.

Ndryshimi i sistemit politik  u shoqërua me ngut, turravrap e më konfuzion e me reformën ushtarake drastike në ushtri, që për hir të së vërtetës, nuk ishte reformë ushtarake por reformë politike, e theksoj,  reformë e mirëfillte ku politikën e kuadrit nuk e bënin degët dhe drejtoria e kuadrit por degët e partisë demokratike në rrethe e në qarqe.

Ishte vërtetë tronditëse, irituese, trishtuese, provokuese dhe e paprecedentë dhe po kaq e befasuese kur pa kurrfarë motivi shkarkoheshin komandantët e brigadave e të Regjimenteve dhe zëvendësoheshin me kuadro diletante e krejt mediokër e të pa aftë, Pikërisht kështu e pësoi edhe kuadri i lartë Mino Kuka, pasi e shkarkuan dhe e hodhën në rrugë të madhe, por si shumë kuadro të tjerë edhe Minua, kishte ndjesinë  dhe refleksin për tu përshtatur me situatat e reja  dhe me guxim dhe kurajë iu fut biznesit që rezultoi i mbarë dhe i suksesshëm.

Mirënjohje, respekt dhe nderim për punën këmbëngulëse të oficerit kundërajrorë Mino Kuka, por edhe të ish-kuadrove kundërajrorë, si: Paskal Budo, Xhelo Ymeri, Gramoz Rushani, Pal Proko, Luigj Prenga etj.