Teuta e Durrësit U-13 shpallet Kampione Rajonale në futboll, Manuele Kuqi më i miri i sezonit

511
Sigal

 

Kapiteni Manuele Kuqi, që drejtoi skuadrën drejt suksesit dhe i dha kupën ‘Teutës’ me 2 gola spektakolarë konsiderohet si talent i padiskutueshëm i futbollit shqiptar.

Finalja për U-13 e Rajonales së Durrësit, nxori në Play-off  8 skuadra nga Durrësi, Kavaja, Rrogozhina, Shijaku, Kruja. Pas takimeve me eleminim, në finale dolën dy ekipet e qyteteve që përfaqësojnë djepin e futbollit shqiptar, Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës. Në pëfundim të takimit skuadra e Teutës U-13 është shpallur kampione Rajonale për kategorinë e moshave 2011-2012 ( U13), duke eleminuar  Besën e Kavajës me rezultatin e pastër 2 me 0. Serinë e golave e hapi pikërisht kapiteni durrsak, i cili shënoi golin e parë në minutën e 32 të takimit duke e çuar skuadrën e Teutës në avantazh. Edhe pas golit të parë skuadra e Teutës U-13, nën dirigjimin e kapitenit Kuqi e mbajti skuadrën në nivel të lartë loje, dhe arriti që të shënonin edhe golin e 2-të në min e 39, duke vulosur fitoren dhe shpalljen Kampion Rajonal të skuadrës së Teutës U-13.

 Ndeshja e fundit në play-off, dhe një kapiten që zbukuroi Teutën me titullin kampion.

Lojtari më i mirë i këtij eventi ishte padyshim Manuele Kuqi, i cili së bashku me skuadrën bregdetare luftuan fort për të marrë fitoren e shumëpritur me rezultatin e pastër 2-0. Manuele me cilësitë e tij si futbollist, organizator,  por edhe me një teknikë të lartë na tregoi se edhe futbolli shqiptar i moshave ka në radhët e saj një “Leo Messi” të së ardhmes. Manuele për vitin 2023-2024 u përzgjodh nga Federata Kombëtare e Futbollit për të qënë pjesë e skuadrës rajonale të Durrësit, ku për 1 vit mori pjesë në stërvitjet dhe aktivitetet e kryera. I pyetur nga gazetari sportiv i “Telegraf” , talenti Manuele Kuqi shprehet se e filloi aktivizimin për herë të parë në vitin 2019, stërvitet 4 herë në javë dhe se ka shënuar 43 gola në të gjitha takimet e zhvilluara. Paralelisht me sportin edhe mësimet janë të rëndësishme për Manuele, i cili ka arritur rezultate të shkëlqyera me nota maksimale. Këtë fakt e pohon edhe babai i tij Gramoz Kuqi, i cili shton se: Jo vetëm në sport, por edhe në mësime është me rezultate shumë të mira. Ndërsa lënda e tij e preferuar është matematika, madje është edhe fitues në olimpiadat e organizuara.

Emocionet dhe roli i Prof. Currit

Në moshën 9 vjeçare, në çdo ndeshje kishte emocione, kishte inat kur nuk fitonte rezultatin, kur nuk ja pasonin topin. Por puna bindëse e Prof. Currit dhe fjalët e tij bënë që Manuele të ishte më kërkues në lojë, por edhe më i fortë në përballimin e emocioneve që të ofron fusha e blertë e futbollit.

Trajneri i palodhur Fjorel Arifi

 Padyshim që ëmbëlsira thotë populli, është në fund. Ajo ka të bëjë me organizimin e lojës nga një super-timonier, sikurse është trajnieri i palodhur profesor Fjorel Arifi  (Rrelia), që krijoi një ekip të disiplinuar si nga ana taktike ashtu edhe teknike. Përkushtimi dhe pasioni i tij gjatë gjithë vitit për përgatitjen e kësaj skuadre arriti të bëjë të mundur atë që dukej e pamundur, arritjen e fitores dhe ngritjen e kupës rajonale nga djemtë e detit që përfaqësonin Teutën U-13.