Nuk di në ç’gjuhë që ti flas
Nuk gjej dot fjalë, se ç’kam një gjëndje
Ky shpirt më do të ulërasë
Se kurrë s’u bëmë dot në një mëndje
Dua ta bind e ta frenoj
Ai nis m’tregon ca histori
Ja pyet k’të stol që rri vetmuar
Do t’thotë s’ka ligj në dashuri
Eh sa çifte ai ka pritur
Ndonjëherë për ta ka patur frikë
Ndoshta dhe ai vetë mund t’jetë çuditur
Që dashuria nuk njeh llogjikë
Ne debatojmë e s’gjejmë zgjidhje
Por shoh betejën po ma rrëmben
Seç më gënjehet nga ca puthje
Po me të tilla më gënjen
E shoh që po më priten gjunjtë
Shpirti më thotë: “Atë e dua”
Më jep një urdhër në zë butë
Do ta takojmë, do vish me mua