Sefer Pasha:  Babai i oligarkut, “Çurçilli” dhe shtatorja e Ismalil Qemalit.

141
Sigal

Para pandemisë u ktheva në një nga lokalet e reja moderne në periferi të Tiranës. Kompleksi turistik sa ishte inaguruar dhe kishte bërë emër tek turistët e huaj. Ishte pronë e një oligarku me fuqi dinosauri. Ashtu shkarazi u hodha nga një sy të gjithë mjedisit magjik. Në tualet më erdhi për gjumë. I lumtë atij që ka bërë një investim kaq të çmuar thashë me vete. E ç’më duhet mua se ku i gjeti paratë ndërtuesi i këtij kompleksi që t’I merr mend. I rashë shkurt. Trafikantët e alkolit e ndërtuan Las Vegasin. Më vonë ata u kapën dhe u pushkatuan. Por Las Vegasi mbeti.

Piva kafe dhe dola në lulishten me trëndafila. Vura re se në mes të lulishtes ishte ngritur një monumet që më mahniti. E vështrova monumetin e lart dhe m’u duk sikur i ngjante Çurçillit. E thirra kamarierin dhe i dhashë aparatin tim fotografik. Më bëj nja dy – tre shkrepje- i thashë. Do të jap një bakshish. Fotot më duhen për t’i përcjell për në fejzbuk. Dhe kamarieri pa humbur kohë e mbaroi porosinë time. Para se të ndahesha me kamarierin i bëra një sygjerim që t’ja përcillte pronarit. Është mirë i thashë që në pllakën e mermerit të shkruhet “Çurçilli” se për vizitorin ka një pakuptueshmëri. Po ky nuk është Çurçilli më tha kamarieri i çuditur me propozimin tim. Po kush është ia ktheva? Ky që shikon në monument është babai i pronarit m’u përgjigj ai. E vështrova monumentin si i lajthitur. Pastaj e pyeta sërish: – E ç’punë na paska bërë ky babai i pronarit tënd për të cilin qenka ngritur ky monumet i hatashëm? Ka qenë qoftexhi -tha kamarieri me indiferentizëm. Dhe qoftexhiut i është ngritur kjo vepër arti e cila nuk gjendet as në Paris! Ik me të mirë tha kamarieri se do të hash ndonjë dru pas kokës! Bobo ç’bëhet kështu- i thashë vetes. Dhe u largova me kohë të mirë. Qysh atë ditë nuk jam kthyer më në atë lokal që frekuentohet nga një klientelë e madhe.

Nuk e kam harruar atë që më panë sytë tek lokali i oligarkut, i cili ta thyen kokën me para. Sa herë që kaloj përpara Kryeministrisë dhe hotel “Rognerit” do t’i hedh sytë dhe nga shtatorja e Ismail Qemalit mbas vilës 30, ku dikur ka banuar Mehmet Shehu. E vështroj shtatoren e themeluesit të shtetit shqiptar dhe mendohem. Ismail Qemali në shtatore më duket si një mjeran. Ishte tjetër gjë ai “Çurçilli” i kompleksit fantastik. Skulptura e shtatores së Ismail Qemalit duhet futur në furrën e shkrirjes. Jam i sigurtë që Edi Rama e shikon shtatoren e Ismalil Qemalit që nga ballkoni i zyrës së tij. Por nuk e di a e ka parë “Çurçillin” qoftexhi? Kjo mund të ndodh vetëm në Shqipëri.