Bardhyl Hazizaj: Heronjtë harrohen, çvlerësohen, u ngrihet përmendore e vleresohen tradhëtarët

109
Sigal

Sot Qeveritë mburren se kanë instaluar kamera vëzhgimi, Drone Inteligjent për të na përgjuar, survejuar, filmuar non-stop 24 në 24! Hapur del se Qeveria ka frikë nga populli i vet! Deri tani asnjë armik i jashtëm nuk është kapur, ose zbuluar. Këto 32 vite gjithmonë armiqtë kanë dalë nga Elita jonë kombëtare! Asnjë i huaj! Ç’farë po ndodh? Shikoni e ndigjoni se çfarë ka ndodhur e po ndodh, jo vetëm në forcat e Ministrisë të Brendëshme, Gjykata, Prokurori, Bashki, por kudo! Cili djall do të lindë prej kësaj situate, nuk ta merr mëndja! Askujt nuk i shkon mëndja të pyesim se çfarë do të vendosim në marrëveshjen tonë. Elektorati nuk e di se për cilin do të japë jetën, për të mirën e Atdheut, apo për kreun e partisë më demokratike!? Populli është ngopur me dyshime të shpeshta demokratike. Sa ngjarje, sa premtime për rregullim gjendje dhe asnjë hap para nuk ka! President, kryeministër, ministra, kryetar partish premtojnë se i shërbejnë pushtetit dhe prap akuzojnë pushtetin! Kur politikanët fillojnë të shpërblejnë veten me të gjithë situjt e mëdhenj për kallëpet e tyre ne na krijohet një karikaturë  e dyfishtë, edhe politikanë edhe të mëdhenj! Këtë vit bota festoi 78 vjetorin e fitores mbi fashizmin, pushteti jonë në Shqipëri më 4 shkurt 2022 i ngriti bust Geraldinës që ta prezantojë në vendin tonë si festë kombëtare. Kjo është pasqyra jonë. Ndoshta një njeri i zgjuar tashmë mund të kuptojë se çfarë e pret popullin dhe Atdheun tonë! Heronjtë harrohen, çvlerësohen, u ngrihet përmendore e vleresohen tradhëtarët, (llafazanët). Ky është, një leksion i bukur!”Ka 33 vjet që masat e popullit po ushqehen me lugën e zbrazur. Janë të gjitha të dhënat bindëse që politika shqiptare e periudhës së “Tranzicionit” vetëm shqiptare dhe popullore nuk mundet të quhet”. Eshtë, alibi të thuhet se në kapitalizëm administrata shtetërore  është e ç’politizuar e vënë nën kontrollin civil! Si qënka kështu, kur administrata shtetërore u shërben politikanëve të caktuar shtetëror e qeveritarë, kur ushtarakët dërgohen si mercenarë jashtë vëndit, sipas politikës proimperialiste të pushtetarëve partiakë, kur ushtria, policia, shërbimi informativ i shërben mbrojtjes së rendit kushtetues, i cili nuk mund të mos jetë politikë, kurse drejtësia zbaton ligje, që janë mishërim i vullnetit politik të klasës borgjeze, që ka pushtetin.

PSE NUK NGRIHEN LAPIDARË PËR HERONJTË?

– Poezi nga Sotir Kosta

Një natë me xixëllonja,
erdha dhe ju gjeta varrin,
mora baltë e bëra shkronja,
që tju qëndis Lapidarin..

Vallë ku janë lapidarët ?
Po ku gjënden ato varre ?
Kombi për të cilin ranë,
as që di ku ndodhen fare..

Po ku janë heronjtë e Vigut ?
ata trima përmbi trimat,
deputetja Jozefinë,
i çoi tek mbeturinat..

Ku ka varrin Mete Hila ?
trimi që mbrojti vatanin,
bashkë me Asim Zenelin
e tronditën Gjermanin..

Po trimi Ismail Lesko,
që luftoi me zorrë sheshit,
djali i maleve me borë,
nga Progonati i Kurveleshit..

Na thoni – na shihni varret,
nëse doni të na njihni,
se ne kemi veç ditëlindje,
dhe nuk kemi ditë varrimi..

Në pllajat me trëndelinë,
ku ja thotë bilbili shtruar,
në luftë e shkuat rininë,
këngën në buzë,pushkën në duar..

Sorkadhët që rriti nëna,
pa ujë,e me bukë thatë,
ndaj u këndohet dhe kënga,
Dëshmorët yje të zjarrtë…

Ecnit zbathur përmbi gjëmba,
në Shqipërinë e zhuritur,
i kish rritur djemtë nëna,
Zemër zjarr e ballëndritur..

Ecnin më shpejt se sorkadhet
veshur me shajak me mënga,
i tundën malet nga vëndi
edhe pse ishin të rënda..

Nuk mbanin lule në duar
që të shijonin rininë,
por belçik në kraharuar,
dhe luftonin për lirinë..

Dëshmorët e Shqipërisë
drerat që kish rritur nëna,
janë ajkë e historisë,
ndaj u ka lezet dhe kënga..

Bilbilat e malit të Gjerë,
që durojnë borë e shi,
tu këndojnë përmbi varreza,
djemve që ranë për liri..

Ku u rritën këta trima,
morën forcën e dragoit,
ua dha me qumësht nëna,
bashkë me ujët e kroit..

Ata ndodhen nëpër këngë,
ata i njeh historia,
po kombi që quhet nënë,
për ta ç`po bën qeveria ??

Le të ngrihen lapidarë
përmbi malet që u rritën,
me ata jemi krenarë
se na larguan të ligën..

Ju kujtojmë ç`do 5 Maj,
dhe në fund të ç`do Nëntori,
se malli që na ka marrë,
na përvëloi kraharorin.

Kur zë dita nëpër shkrepa,
në pllaja e në lugina,
të kujtojmë dëshmorët tanë,
ti nderojmë këta trima…