Ndërmarrja -TREPÇA Sh.A, ‖ e konstituuar si ndërmarrje aksionare (Qeveria e Kosovës 80% dhe punëtorët e Trepçës 20%), ka një histori vetanake zhvillimore, me fillet e veta, që nga viti 1927, kur filluan punimet xehetare – gjeologjike kërkimore në regjionin e Stantërgut. Miniera –Trepça- në Stantërg, ka filluar me prodhimin e xehes së Plumb – Zinkut më 16.10. 1930, me kapacitet ditor të prodhimit të xehes prej 500 ton/ditë. Në vitin 1932 pas ndërtimit të teleferikut Stantërg – Zveçan (6.4 km), lëshohet në punë flotacioni në Zveçan, kurse prodhimi i xehes nga miniera rritet në 2.000 ton/ditë. Në vitin 1940 në Zveçan lëshohen në punë Shkritorja dhe Rafineria e Plumbit. Pas LDB3 , Trepça shënon një zhvillim më intensiv duke investuar në kërkime gjeologjike – xehetare në Kosovë, por edhe më gjerë. Me investime vetanake, kryesisht të gjeneruara nga prodhimi profitabël i minierës –TREPÇA‖, u hapën dhe u integruan në sistemin e Trepçës, minierat Artana, Kizhnica, Badofci, Hajvalia, Belo Berdo, Cernac, Zhuta Perla, Kriva Feja, Rudnik (G.Milanovc), Bllagodat (Vranje), Lece (Medvegjë) Shupla Stijena (Mali Zi). Në pikun e suksesit prodhues – financiar, KXMK4 Trepça kishte 22.050 të punësuar dhe një gamë të gjerë të prodhimeve lëndore (metalet me pastërti të lartë: Pb, Zn Ag, Bi, Cd, Au) si dhe prodhimeve të ndryshme industriale (Akumulatorë të ndryshëm të Pb, aliazhe me bazë Pb dhe Zn, Zn pluhur dhe ZnO, gypa të zinktuar, llamarinë të zinktuar, Ni-Cd bateri, municion gjuetie, elektro kontakte argjendi, etj). Rënia e Trepçës si sistem integral industrial, filloi në vitet 1988 – 1990, me agresionin e Serbisë ndaj autonomisë së Kosovës, duke kulmuar në vitet 1990 – 2000, kur praktikisht i tërë kompleksi industrial –TREPÇA‖ u fut ndër masa të dhunshme të Qeverisë serbe, pa pothuaj asnjë punëtorë shqiptar. Në atë periudhë kohore, brenda sistemit nuk pat asnjë investim në miniera, në flotcione, në metalurgjikët dhe fabrikat përpunuese të metaleve. Sipas vlerësimeve të bëra në vitin 2007 – 2008 nga një komision profesional i Trepçës, dëmi që i është shkaktuar vetëm minierave të Trepçës që janë brenda territorit të Republikës së Kosovës, kap shumën prej 840.000.000 USD. Pas luftës, UNMIK-u vendosi administrimin ndërkombëtar mbi Trepçën, duke e ndarë “de facto” në dy njësi territoriale ―Trepça – Veri dhe ―Trepça – Jug. Edhe pse Ligji për Trepçën e definon si kompani unike, kurse ―Trepçën – veri‖ si njësi të barabartë biznesore, gjendja faktike nuk përkon me atë ligjore, si pasojë e ndikimeve politike në integrimin e plotë të komunitetit serb.
Elementët kryesorë të planit strategjik
Ndërmarrja publike ―TREPÇA ShA‖ i takon grupacionit biznesor të prodhimit xehetar të xeheve dhe koncentrateve të metaleve me ngjyrë. Aktualisht, ndërmarrja -Trepça Sh.A‖ ka statusin e ndërmarrjes publike qendrore, që aktivitetin e vet prodhues dhe biznesor e realizon në Kosovë, por me prodhime i referohet tërësisht tregut të jashtëm, duke qenë kështu çdoherë nën ndikimin e fortë të lëkundjeve që pësojnë çmimet e metaleve në tregun global. Ndërmarrja vite me radhë ballafaqohet me mungesë të investimeve kapitale, si pasojë e mungesës të një strategjie zhvillimore të konceptuar mirë, Mungesa e investimeve, nxori në sipërfaqe pasojat, duke shënuar ngecje të dukshme në zhvillimin e punimeve përgatitore xehetare, si dhe në humbjen e hapit me zhvillimet teknologjike, që po ndodhin në lëmin e shfrytëzimit nëntokësor të xeheve, si dhe ngecje e dukshme në arritjen e produktivitetit të pritur në prodhimin e xehes dhe koncentrateve. Duke respektuar parimet themelore të shprehura në Ligjin për Trepçën. Fillimisht kërkohet që qeveria e Republikës së Kosovës, me akte shtesë nënligjore të shtron eksplicite synimin kryesor se çka don të arrin me Trepçën. Kjo do të ishte pikënisje për një planifikim strategjik, i cili do të shtronte edhe përgjegjësitë konkrete për realizimin e zhvillimit drejtë arritjes së synimit të shtruar. Synimi strategjik do të mund të definohet:
Fillimisht të stabilizohet prodhimi në minierat me flotacione, dhe në momentin kur këto arrijnë nivelin e duhur të prodhimit të xehes dhe koncentrateve, të konceptuohen dhe të ndërmirren aktivitetet e duhura strategjike dhe zhvillimore në fushën e metalurgjisë dhe kimisë. Synimi i kësaj strategjie, do të mund të realizohet në tri faza: Faza e parë nënkupton realizimin e punimeve përgatitore xehetare të domosdoshme për një ngritje të prodhimit të xeheve dhe koncentrateve në nivelin, i cili siguron afarizëm të vet qëndrueshëm të minierave aktive me flotacionet e tyre (prodhimi i xehes mbi – Break – Even – Point). Faza e dytë nënkupton investimet substanciale, të cilat janë parakusht e ngritjes së prodhimit të xehes dhe koncentrateve në nivelin e kapaciteteve të minierave, por edhe përgatitjet e duhura për aktivizimin e minierave të fundosura dhe hapjen e minierave të reja. Faza e tretë paraqet zhvillimet e duhura tekniko – teknologjike dhe afariste drejt krijimit të kushteve për prodhimin e metaleve me pastërti të lartë, fillimisht duke angazhuar kapitalin shtesë për hapjen e katër minierave të reja (Melenica, Zjaça, Çuka e Drazhnjës dhe Hajvalia), si dhe duke zhvilluar metalurgjikët dhe kiminë, përmes investimeve direkte ose përmes partneritetit publik privat, duke kërkuar partnerët strategjik të huaj. Një qasje globale e këtillë shtron nevojën që në grupimin e minierave, të përpilohet një strategji e definuar mirë, e cila do të bëhet pjesë përbërëse e të gjithë të punësuarve, ashtu që këta të ndjehen të sigurt për vendet e tyre të punës, të jenë kontribuues real të planeve zhvillimore dhe që të mund të përcjellin synimet e shtruara të ndërmarrjes dhe të ndihmojnë në realizimin e tyre. Pra, me këtë Strategji zhvillimore të ndërmarrjes -TREPÇA Sh.A‖ shtrohet koncepti i zhvillimit të tri grupacioneve të minierave me flotacione që me Ligjin për Trepçën janë njësi biznesore, që operojnë pavarësisht nga njëra – tjetra, por që bashkërisht synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese nga niveli aktual deri te kapaciteti i plotë xehetar, për të hapur rrugë për zhvillimin e metalurgjikëve, me çka do të arrihej interesi i synuar ekonomik – që Kosova të bëhet një prodhues dhe eksportues i rëndësishëm i metaleve bazike, metaleve fisnike dhe metaleve të rralla me pastërti të lartë. Konferenca gjithëkombëtare mbi burimet energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare dhe shfrytëzimi i tyre në interes të vendit.
Për të arritur këtë synim, ekzistojnë të gjitha parakushtet: a. Rezervat e mjaftueshme të xeheve të Pb dhe Zn, që mundësojnë shfrytëzimin e tyre edhe për 40 vitet e ardhshme. b. Minierat ekzistuese që janë në operim, kanë infrastrukturën minerare të duhur, por që kërkon mirëmbajtje në mënyrë të rregullt dhe profesionale. c. Rregjionet ku ndodhen minierat, janë me potencial njerëzor të interesuar për punë në miniera, të rinj që me shkollimet e arritura, shpejt përvetësojnë teknologjitë e reja që do të aplikohen në minierat e -Trepça Sh.A.‖ d. Përcaktimi profesional që në minierat tona të aplikohet mekanizimi bashkëkohor me produktivitet të lartë dhe flotacionet të modernizohen, do të rezulton me rritjen e shfrytëzimeve, me ngritjen e kualitetit të koncentrateve dhe të selektivitetit të tyre. e. Paralelisht me përparimet teknologjike në proceset prodhuese, tregohet si nevojë permanente, aftësimi profesional i punëtorëve operatorë dhe stafit inxhinierik, në bashkëpunim me fabrikat, minierat dhe flotacionet e avancuara në botë. f. Gatishmëria e Qeverisë së RK dhe Kuvendit të RK, që seriozisht të marrë në shqyrtim zgjidhjen e çështjeve SOCIALE të minatorëve, duke rregulluar me Ligj stazhin e benifikuar, pensionet invalidore, si dhe pensionet dinjitoze, në bazë të punës së kaluar. g. Obligimi i Qeverisë që me akte nënligjore të qartësojë llojin e aksioneve, bartësit e tyre dhe çështjet tjera, që rrjedhin nga jetësimi i Ligjit për -Trepçën‖ Konferenca gjithëkombëtare mbi burimet energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare dhe shfrytëzimi i tyre në interes të vendit. 39 h. Planifikimi afatgjatë, që së bashku me Qeverinë e RK, të kërkohet partneriteti strategjik me kompanitë metalurgjike botnore, për të realizuar zhvillimin e mëtejmë të metalurgjikëve, duke aplikuar sistemin PPP ose të ngjashëm, duke maksimizuar përfitimet e Republikës së Kosovës nga shfrytëzimi i resurseve minerale të vendit tonë. i. Arritja e sigurisë sociale me Marrëveshje tripalëshe (Qeveri, Menaxhment, Sindikata) me afat 5 vjeçarë, si parakusht i realizimit të synimeve të shtruara.