Prof. Dr. Bajram Begaj 365 ditë në detyrën e Kreut të Shtetit

56
Sigal

Sot një vit më parë mori detyrën Presidenti Bajram Begaj, ku që në mesazhin e parë vuri theksin te politikat që rrisin besimin në drejtësi, ekonomi, shëndetësi, edukim dhe arsim, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët. Përgjatë aktiviteteve të shumta kanë rënë në sy dhe marrëdhëniet e diplomacia me faktorin ndërkombëtar duke nisur NATO, Kosova, SHBA, Italia, Gjermania, BE dhe miqtë tradicional të Shqipërisë. Ja kush janë drejtuesit e lartë të BE që kanë ardhur në Shqipëri

Prof. Dr. Bajram Begaj 365 ditë në detyrën e Kreut të Shtetit

Në 24 korrik 2022, ceremonia e marrjes së detyrës si President i Republikës së Shqipërisë do të ishte një ndër më të ndjekurat nga gjithë shqiptarët. Përtej emrit të tij, mesazhi që ai përcolli duket se e bëri atë një ndër personalitetet më të paqta të politikbërjes në Shqipëri. I ardhur nga shkenca humane dhe jo nga politika Begaj, u mirëprit nga qytetarët dhe u pa me konsiderata të  mëdha nga homologët  ndërkombëtar. Në fjalimin e tij të parë në ceremoninë e marrjes së detyrës, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ndër të tjera tha: “Vendi ka nevojë për politika e nisma të guximshme dhe efektive. Politika, që rrisin besimin në drejtësi, ekonomi, shëndetësi, edukim dhe arsim, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, siç e dëshiron rinia me energjinë, meritat dhe talentin e saj, dhe si e ëndërrojnë fëmijët me çiltërsinë e tyre.”  Në një stil thjeshtësie dhe diplomat, Presidenti Begaj do të bëhej gradualisht një prej drejtuesve më të dashur për shqiptarët.

Në 28 korrik 2023 vetëm 4 ditë pas marrjes së detyrës në një ceremoni të mbajtur në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Begaj do të shpaloste haptazi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me një prej aleatëve më të fortë të Shqipërisë. “Këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë. Ne qëndrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike. SHBA-të janë jo vetëm pjesë e aspiratave të kombit tonë, por edhe garantë të arritjeve tona.” – tha Presidenti

Bajram Begaj në 28 korrik 2022. Në shtator 2022 Presidenti i Shqipërisë priti homologun e tij italian Sergio Matarella. “Në rrugëtim e saj euroatlantik kemi qenë me fat që kemi gjetur te Italia një mike të vyer dhe mbështetëse të përjekjeve për integrim. Hapja e negociatave shënon një stacion të rëndësishëm të rrugëtimit tonë që kërkon përkushtim të shtuar.”- tha Presidenti Shqiptar Bajram Begaj. Ngado një përfaqësim dinjitoz, larg anshmërisë politike dhe gjithnjë drejt interesave të vendit.

Janë të shumtë personalitetet e larta të vendeve të ndryshme që kanë vizituar Presidencën Shqiptare këtë vit. Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, Kryeministri Grek Mitsotakis, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, Kryeministri i Brukselit Bettel, Presidentja e Komisionit Evropian Von Der Leyen, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar, Presidenti i Gjermanisë Steinmeier, Presidenti i Austrisë Vander Bellen, Presidenti Polak Duda, Presidenti i Hungarisë Novak, Presidenti i Estonisë AlarKaris, Presidenti i Azerbajxhanit Ilhem Aliev e dhjetra e dhjetra takime të tjera me drejtues të lartë të vendeve dhe oranizmave të huaja. Në të gjitha këto takime duket se Begaj është kthyer në Presidentin më të dashur të shqiptarëve. Por padyshim në këtë një rol të madh ka edhe ajo, Zonja e Parë e Shqipërisë. Armanda Begaj, ajo mori vëmendjen me dukjen elegante të ceremonisë së betimit, e veshur me një fustan bojëqielli teksa shoqëronte bashkëshortin e saj në marrjen e detyrës së re. Në shumë takime ajo është prezente për të diskutuar në forume e takime, që synojnë promovimin, ruajtjen e traditave dhe fuqizimin e rolit të gruas.

 Presidenti Begaj pret Presidentin e Maqedonisë së Veriut: Ecim bashkë drejt BE-së

Presidenti i Republikës, prof. Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zhvilluan një vizitë në Pustec. Të dy Presidentët të shoqëruar nga Zonjat e Para dhe nga autoritetet e Bashkisë së Pustecit dhe të Qarkut të Korçës zhvilluan një sërë aktivitetesh. Gjatë qëndrimit në Pustec Presidentët patën edhe një takim dypalësh, të fokusuar në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Në përfundim të takimit, Presidenti Begaj në një prononcim për mediat u shpreh:“Është kënaqësi për mua që të mirëpres Presidentin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Pendarovski bashkë me zonjën e parë në këtë vizitë në Bashkinë e Pustecit. Jo pa qëllim zgjodhëm Bashkinë e Pustecit, për të treguar rëndësinë e marrëdhënieve tona midis dy vendeve tona, janë marrëdhënie të dy vendeve mike, vendeve partnere  të NATO-s dhe dy vende, të cilat kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kuptohet, që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë e Pustecit janë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë-integruar, kanë kontribut në shtet-formimin e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim janë aktiv në jetën politike ekonomike. Sfidat midis dy vendeve janë të mëdha. Sfidat duhet t’i përballojmë së bashku.

Një nga këto sfida është që të kemi mirëqenie për komunitetet tona, për komunitetin  maqedonas në Pustec dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, t’i krijojmë kushte dhe besoj që kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunimi.” Për Kreun e Shtetit, kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. I pyetur për Ballkanin e Hapur, Presidenti Begaj tha: “Pa dyshim si çdo iniciativë tjetër rajonale janë të mira. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë e mendojnë për vazhdimin e një iniciative ose jo”. tha Begaj. Duke folur për mediat pas takimit Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovksi shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë të tij të parë në bashkinë e Pustecit ku jeton një komunitet i pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.“Falënderoj Republikën e Shqipërisë për sakrificat dhe punën që bën për pakicat. Gjithashtu, jam këtu që t’i jap kësaj pakice gjithë mbështetjen e vendit në mënyrë që ato të jenë ashtu siç i kanë pakicat e tjera në Maqedoninë e Veriut” – u shpreh ndër të tjera Pendarovski, i cili komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur. “Ekzistojnë mbi 50 iniciativa, që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim. Ballkani i hapur ishte një prej tyre dhe shpresoj të vazhdoj dhe më tej. Procesi i Berlinit ka një marrëdhënie strukturore më të saktë se Ballkani i hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit dhe vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe,” – u shpreh Pendarovski.

Potenciali turistik i Pustecit, në vëmendjen e Presidentit Begaj

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, vizituan sot disa nga atraksionet turistike të Pustecit. Fillimisht, presidentët vizituan Kishën e Shën Mëhillit, që ndodhet në qendër të Pustecit, e daton që prej vitit 1754, të rindërtuar pas viteve ’90. Më pas, dy presidentët u ndalën dhe në fshatin Gollomboc, ku vizituan Shtëpinë Muze të shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse. Pjesë e agjendës ishte edhe udhëtimi me varkë për në ishullin e Maligradit, që ndodhet në Liqenin e Prespës. Ishulli piktoresk është i njohur për Kishën ee Shën Mërisë, që daton që prej shekullit të XIV, që u vizitua gjithashtu nga dy presidentët.

Presidenti Begaj pret Ministrin e Admistratës Publike dhe Dixhitalizimit të Malit të Zi, z. Marash Dukaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë prof. Bajram Begaj priti në një takim kortezie ministrin e Administratës Publike dhe Dixhitalizimit të Malit të Zi, z. Marash Dukaj, një nga dy ministrat shqiptarë në Qeverinë e Malit të Zi. Kreu i Shtetit përgëzoi z. Dukaj për funksionin që mban që prej 28 prillit të vitit 2022, duke nënvizuar se prania e një ministri shqiptar në krye të një institucioni si ai i Ministrisë së Administratës Publike dhe Dixhitalizimit, ka shërbyer në përmirësimin e situatës së punësimit të shqiptarëve të Malit të Zi. Presidenti Begaj, duke iu referuar fushës sektoriale të Ministrit Dukaj, theksoi se është e rëndësishme që të thellohet shkëmbimi i eksperiencave më të mira në sektorët e Administratës Publike dhe Dixhitalizimit të të dy vendeve. Gjatë takimit, Kreu i Shtetit u ndal dhe te mbështetja për shqiptarët e Malit të Zi, duke nënvizuar nevojën e një bashkëpunimi dhe koordinimi më të mirë midis dy vendeve në këtë drejtim.