Kleptokratët dhe banditokracia po mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së

237
Sigal

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Michael Roth shigjeton qeverinë e ‘Rilindjes’ dhe deklaron se për Shqipërinë mbeten 2 kushte për t’u plotësuar, pa të cilat nuk ka hapje të negociatave me BE-në. Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i marrëveshjes së Qershorit për Kodin Zgjedhor janë kritere të panegocjueshme për Shqipërinë.

 

Nuk ka hapje të negociatave me Bashkimin Europian

Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth ka deklaruar për gazetaren Erisa Zykaj, se Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar, me qëllim çeljen e negociatave. Sipas Roth, Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së nuk mund të mbahet deri në momentin që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale dhe të ketë një zbatim të Kodit Zgjedhor. Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth: “Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor. Ndjeva që takimi i sotëm ishte për të arritur një përfundim të suksesshëm deri në fund të presidencës sonë, që do të thotë miratimin e kornizës negociuese dhe hapjen e konferencave të pranimit. Ka dy çështje të pazgjidhura dhe pjesa e konkluzioneve të këshillit të prillit. Së pari, krijimi i Gjykatës së Lartë për të bërë punën e saj dhe së dyti, zbatimin e reformës zgjedhore. Kjo është një temë e vështirë dhe puna e Gjykatës së Lartë ka të bëjë me procesin e Vettingut. Shqipëria është vend i vogël dhe kjo do të marrë ca kohë. Dhe sigurisht në një vend të polarizuar si Shqipëria, ka konflikte politike. Kjo është e vërtetë për shumë vende. Është e vështirë të arrihet konsensusi për ligjin zgjedhor por Shqipëria është në rrugën e duhur. Nëse mundemi të kemi një përfundim të suksesshëm deri në fund të vitit, kjo është diçka që nuk mund ta them akoma. Bullgaria iu referua pikave të cilat i konsideron si të rëndësishme. Javën e kaluar Presidenca Gjermane është përpjekur, por nuk kemi arritur të bindim miqtë tanë bullgarë që të bien dakord për kornizën e negociatave. Ne po përpiqemi të krijojmë një pozicion të arsyeshëm, por nuk është vetëm në duart tona.”

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilët u mblodhën sot(dje) nuk kanë mundur dot të zhbllokojnë pengesën lidhur me aprovimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri bullgar i Çështjeve Europiane nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e përfshirjes në kuadrin negociues së Maqedonisë së Veriut të një udhërrëfyes mbi zgjidhjen e çështjeve që lidhen me historinë dhe gjuhën në midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë se në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut.