SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn, i dërgon kërkesë Interpol-it

38
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-numrin dy të qeverisë dhe ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe për këtë janë njoftuar Interpol dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Pas kontrolleve, Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje SPAK, duke i thënë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Po ashtu edhe nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Ahmetaj është jashtë territorit shqiptar. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Ahmetaj, i cili ka deklaruar se ndodhet jashtë për arsye familjare.

Ahmetaj është larguar nga Shqipëria ditën kur SPAK i dërgoi letrën Kuvendit të Shqipërisë për të marrë lejen për arrestim dhe avokatët e tij thonë se ish zv. kryeministri ndodhet në Angli.

Një javë pasi 117 vota i lanë duar të lira SPAK për Arben Ahmetaj, Gjykata e Posaçme pranoi dy kërkesat e prokurorëve të Posaçëm për kontrollin e disa banesave të dyshuara se i përkasin ish funksionarit, si dhe vendosi sekuestro preventive.