Prof. Dr. Gjergji A. Foto: Strategjia e munguar për zhvillimin e burimeve kombëtare

293
Sigal

URGJENTISHT KOHA PËR FORMULIMIN E NJË STRATEGJIE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK E SHOQËROR TË VENDIT

  • – STRATEGJIA E ENERGJISË, NAFTËS DHE GAZIT PRIMARE PWR ZHVILLIMIN E VENDIT
  • Gjatë 30 viteve, nga viti 1950 deri në vitin 1980, vendi ynë, arriti rezultate mbresëlënëse.
  • -Kështu, Produkti i Përgjithshëm Shoqëror u rrit me -11,4 herë; E ardhura Kombëtare me-7,7 herë; Prodhimi Industrial me -33 herë; Prodhimi Bujqësor me-3.7 herë;…
  • -Mesatarja e Jetës u rrit me -1.9 herë dhe Popullsia, u rrit me mbi 3,2 herë dhe nuk pati asnjë borxh.

Prof. Dr. Gjergji A. FOTO

Kuadri i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik e shoqëror, që pas çlirimit të vendit

Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë dhe nazistë, pushteti popullor i vendosur në nëntor 1944, formuloi një srategji të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror që iu përgjigj gjëndjes konkrete të vendit të shkatërruar nga lufta dhe trashëgimisë së zhvillimit nga para lufta. Strategjia e zhvillimit u bazua në arritjet dhe traditën e vendit për shfrytëzimin e pasurive natyrore në dobi të përparimit të vendit duke u nisur nga një gjendje e mjeruar. Burime tw zhvillimit ekonomik të vendit u mbështetën te përvoja tradicionale si bujqësia, blegtoria, pyjet, ujërat detare dhe lumore dhe për vlerën e tyre të lartë edhe mbi pasuritë natyrore minierale nëntokësore dhe mbitokësore, midis tyre, bitumet, nafta dhe gazi të evidentuara dhe të shfrytëzuara nga të huajt që para çlirimit.

Për zbatimin e asaj, strategjie, pushteti popullor kishte instrumentat përkatës të organizimit dhe drejtimit të ekonomisë, të planifikimit dhe centralizimit nëpërmjet Komisionit të Planit të Shtetit. Zbatimi dhe kontrolli bëhej nëpërmjet ministrive përkatëse duke zbatuar vijën e masave. Në fushën e naftës dhe gazit, pushteti popullor e përcaktoi naftën si “Gjaku në trupin e njeriut”, duke e trajtuar këtë lëndë si “Arin e Zi”, dhe si një çështje politike, lidhur ngushtë jo vetëm me plotësimin e nevojave të vendit, por edhe si një lëndë strategjike, që siguronte pavarësinë ekonomike dhe politike të vendit. Pushteti popullor u investua fuqishëm për mbështetjen e industrisë së naftës jo vetëm me burimet e pakta financiare, por edhe nëpërmjet mbështetjes nga vendet mike, miqësi e lidhur që gjatë luftës Nacional-Çlirimtare. Shqipëria, u përfshi kështu në grupin e vendeve antifashiste, të udhëhequra nga ish Bashkimi Sovjetik, nga i cili përvetësoi edhe praktikën e ndërtimit dhe zhvillimit të vendit të ashtuquajtur socialist, gjithmonë nën udhëheqjen  e klasës punëtore dhe partisë së saj.

PRODUKTI SHOQEROR DHE TE ARDHURAT KOMBWTARE DHE QARKULLIMI I MALLRAVE

NE TREGETINW E JASHTME

(me çmimet korrentem, Sipas E. BECI)
  Nw milionë lekë Në përqindje kundrejt vitit 1950
Vitet Produkti Shoqwror Tw ardhurat kombwtare Qarkullimi mallrave Nga i cili, eksporti Produkti shoqwror Tw ardhurat kombwtare Qarkullimi mallrave Nga i cili, eksporti
1950 2597 1824 205.6 46.4 100.0 100.0 100.0 100.0
1960 8121 4361 933.5 349.7 312.7 239.1 454.0 753.7
1970 18552 8621 1652.7 616.8 714.4 472.6 803.8 1329.3
1980 31102 12862 4986.4 2487.2 1197.6 705.2 2425.3 5360.3
1985 33844 13602 4621.6 2100.8 1303.2 745.7 2247.9 4527.6
1986 34762 14013 5155.9 2490.1 1338.5 768.3 2507.7 5366.6
1987 34997 13699 5139.4 2489.6 1347.6 751.0 2499.7 5365.5
1988 34955 13631 5766.7 2549.2 1346.0 747.3 2804.8 5494.0
1989 37301 15223 6820.2 3028.2 1436.3 834.6 3025.4 6526.3
1990 34278 13122 6069.0 2273.0 1319.9 719.4 2951.8 4898.7

 

Megjithatë, një pjesë e mirë e akumulimit të madh të të ardhurave, pushteti popullor e investoi për zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, industrisë ushqimore dhe tekstile, për bonifikimin, zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, shtimin e tokave të bukës, zhvillimin e arsimit të detyrueshëm parauniversitar dhe të lartë falas, elektrifikimin, zhvillimin e shëndetësisë dhe mjekimin falas, etj. Nafta dhe gazi në tërësi dhe energjia, bënin rreth 30% të të ardhurave në buxhet. Të paktën gjatë 30 viteve, nga viti 1950 deri në vitin 1980, vendi ynë, mëse një shekull mbas vendeve të ish Kampit Socialist, në përputhje me skemat e huazuara të zhvillimit të vendit, arriti rezultate mbresëlënëse. Kështu, Produkti i Përgjithshëm Shoqëror u rrit me -11,4 herë; E ardhura Kombëtare me-7,7 herë; Prodhimi Industrial me -33 herë; Prodhimi Bujqësor me-3.7 herë; Mesatarja e Jetës u rrit me -1.9 herë dhe Popullsia, u rrit me mbi 3,2  herë dhe nuk pati asnjë borxh.

Dështimi i ekonomisë së centralizuar që iu nënshtrua politikës dhe skemave empirike të zhvillimit .

Ishte e pritshme dhe kjo u kuptua disi vonë në vendin tonë, që sistemi monopartiak do të dështonte pikërisht se u përpoq të rrafshonte, nëpërmjet Diktaturës së Proletariatit, gjithë interesat e grupimeve të ndryshme shoqërore në marrëdhënie me pronën dhe kapitalin që kishte qenë para çlirimit të vendit, në favor të  klasës së të shtypurve dhe të varfërve, që zinin rreth 95% të popullsisë prej rreth 900 mijë vetë. Ky sistem  monopartiak, ashtu si ishte parashikuar nga Marksi dhe Engelsi, herë hapur dhe herë fshehtas, tërhoqi mbi vete gjithë kundërveprimin, e vendeve: zhvillimi ekonomik e shoqëror i të cilëve, përcaktohej nga  marrëdhënia me pronën e kapitalin. Pikërisht ky kundërveprim, që ndaj vendit tonë ndër shekuj ka qenë i ndërthurur edhe me synimet teritoriale të vendeve fqinjë, nxiti reagimin e natyrshëm të pushtetit, me një luftw të ashpër klasash; vigjilencës ekstreme për mbrojtjen e arritjeve, deri në zbatimin e politikës së “mbylljes” së vendit; forcimit të organeve të diktaturës dhe mbrojtjes, në dëm të lirisë individuale dhe demokracisë. Rezulton se pushteti popullor për mbrojtjen, investoi një kapital monetar prej rreth 730 miliardë dollarësh, pjesë e rëndësishme e punës së  papaguar e të gjithë punonjësve në vend, me një raport midis pagave të ulëta e të larta sa 1 me 2, e që sot, shpesh e gjen të quhet “barazim i varfërisë”.

Pikërisht, kjo “barazi e varfërisë” bëri që të konsumohej energjia shtytëse për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë. Sidomos në vendin tonë, politika, nuk u udhëhoq nga ekonomia, por mbeti besnike e skemës së përvojës praktike të zhvillimit ekonomik të ish BS, praktikë që kishte filluar të braktisej gradualisht nga shumë vende, që pas Luftës së Dytë Botërore, e që përfshiu edhe vetë ish BS. Ishte ky shkaku që vendi nga fundi i viteve tetëdhjetë, kaloi në gjendje Varfërie Ekstreme, e që u bë shkak i Revoltave të Fuqishme Popullore dhe të rinjve studentë. Thirrjet dëshpëruese të drejtuesve të Pushtetit Popullor dhe Partisë, bërë institucioneve të shkencës dhe intelektualëve vendas, për të gjetur rrugët e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, nuk patën sukses, ngaqë patën përballë kushtin e ruajtjes së vijës së politikës në plan të parë. Të dëshpëruar e në panik, nxitur nga zhvillimet tërësore në tërë ish kampin socialist, Pushteti Popullor, Klasa Punëtore dhe Partia e saj, pranoi Pluralizmin Politik dhe në parim edhe interesat e ndryshme të grupeve shoqërore, por pa u lidhur me pronën dhe kapitalin. Për fat të keq, ky pluralizëm u manipulua me “emërimin” e udhëheqjes së tyre nga kuadro të partisë që udhëhoqi për 45 vjet Pushtetin Popullor dhe zhvillimin ekonomik, duke zbatuar si përherë skema të gatshme dhe të gabuara për vendin tonë, në këtë rast, udhëzimet e Gorbaçovit në Konferencën e Katovicës. Ndryshe nga ish BS, me mbi 70 vjetë Pushtet të Sovjetëve, dhe që vlerësohej se rezultatet e arritura i përkisnin atij pushteti. Unë besoj se pikërisht te ndarja e rezultateve të arritura në vendin tonë me 40 vite Pushtet Popullor, pati origjinën edhe parulla e “Çekut të Bardhë”, që solli shkatërrimin e arritjeve në bujqësi, industri etj, përfshi edhe industrinë e naftës.

 “Flamurtarët” e gabuar të revoltës popullore, shërbëtorë dhe bij, pinjollë dhe afër udhëheqjes së Pushtetit Popullor dhe Partisë

Unë besoj se fatkeqësia e vendit tonë, ishte se u gjet krejt i papërgatitur për rrugë të reja, të zgjidhjes së strategjisë së zhvillimit në kushtet e pluralizmit politik, demokracisë dhe tregut të lirë. Flamurin e revoltës popullore e morën në dorë një kategori të ashtuquajtur intelektualë, të lidhur ngushtë me drejtues të pushtetit popullor dhe partisë dhe afër tyre, lexues librash të të gjithë llojeve, buletinesh të ATSH-së të përgatitur për udhëheqjen, shikues të hershëm të televizorëve të huaj, që donin liri për të dëfryer me të gjitha mënyrat si në “Brodway” e që ndiheshin të “dhunuar nga Partia e Punës dhe Enver Hoxha”, që propagandonin formimin e “Njeriut të Ri”, megjithëse cilësitë e tij, ishin të njëjta me cilësitë njerëzore më të mira, të cilat i predikonte edhe  feja, Bibla e Kurani.

Unë, bashkëmoshatar me ta, si qindra, mijëra e më shumë të tjerë, shkoja në shkollë zbathur e i pangrënë dhe isha me fat kur me raste, më ushqente me lakror me lakra e shoqja e mësuesit që jetonte në një kthinë  të errët, brenda shkollës. Njeri, nga këta të lindur si i “djathtë”, me sinqeritet shkruan se kuptoi që nuk kish bukë kur shkoi në klasën e parë. Ai, gjimnazist te “Petro Nini” e unë teknikumas për të punuar në kantieret e Naftës dhe ku si konviktorw mësova se hahej tre herë bukë në ditë. Ai vazhdonte juridikun e unë, nisesha për punë në orën 5 e 30 të mëngjesit, bëja dy orë rrugë me kamion, për të mbrritur në Marinëz, ku për të bërë punën time më duhej të çaja, me çizmet e llastikut afro 10 numra më të mëdha se këmba ime e dobët, baltën e fushës së kantierit të Marinzës, e bërë si “vinovil” nga çingujt e traktorëve të transportit. Shpesh më duhej të përdorja duar e këmbë që të shkëputesha nga ajo baltë. Kthehesha në orën gjashtë të mbrëmjes, i rraskapitur për t’u bërë gati për të nesërmen. Me siguri ai vazhdonte të ushqehej si “i  djathtë”, tre herë apo edhe më shumë në ditë, kur unë për në punë, tërë ditën, kisha dy feta bukë me një domate apo me një vezë të zjerë, të mbështjella me gazetë kur e gjenim. Të djathtët e bllokut, grumbulloheshin dhe ushqeheshin me urrejtje ndaj nesh madje duke na quajtur “Taborë të Enver Hoxhës”. As u shkonte në mend se ne, të “Taborit” e bëmë Shqipërinë, madje edhe mund të na kenë urryer, kur ne shfrytëzonim ato të mira që kish ai Pushtet Popullor dhe me besim ngjiteshim me punën tonë shkallë pas shkallw”

Kjo kategori shërbyesish të devotshëm të udhëheqjes shtetërore dhe partiake, dhe bij e miq të atyre udhëheqësve nuk urrenim vetëm pushtetin, por edhe familjarët e tyre, qw gjetën rastin të plotësojnë kërkesat e tyre, duke rrëmbyer “Flamurin e Revoltës Popullore” ndryshe nga kërkesat e drejta të revoltës.

Kërkesat e “Flamurtarëve të Demokracisë”, u shfaqën qartë, në vitin 1993, gati një vit pas marrjes së pushtetit, në një interprelancë të Ministrit të Brendshëm, me temë Luftën ndaj Korrupsionit.  Ministri, një ushtarak i devotshëm, i mësuar me përgjegjësinë ndaj detyrës, entusiast për demokracinë, u rreshtua në“Partinë Demokratike”. Evidentoi me fakte 28, ministra dhe drejtues politikë të Pushtetit Demokratik, të“hedhur në sulm” për të përfituar nga pushteti. Nëpërmjet proçesit të privatizimeve, të kontrabandës me mallra importi, shfrytëzimit të fondeve publike për qëllime vetiake dhe deri te përfshirja me tregëtinë e drogës dhe prostitucionit, u plotësuan edhe aspiratat e  kësaj kategorie.

Nën këto shembuj drejtuesish të demokracisë, u shkatërrua tërë struktura morale e një shoqërie të tërë, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikë deri në rrezikimin e vetë kombit shqiptar. Shërbimi që iu bë Milosheviçit për shfarrosjen e bashkëkombësve tanë në kufijtë veri- lindorë të Shqipërisë me kontrabandën e karburantit, e sajuar përmes krijesës së “Shtetit Demokrat”, “Shqiponja”, i shërbeu makinerisë së luftës dhe që ishte jo më përfitimi personal i qeveritarëve në plan të parë, por një shfaqje më e rëndë në vazhdën e shkatërrimit të gjithë arritjeve të Pushtetit Popullor të 45 vjetëve.

I drejtuar nga kjo klasë politike krejt e rastësishme dhe e papërgjegjshme, vendi filloi rrugën e tatëpjetës në ekonomi dhe moralin shoqëror. Për të shpërndarë fajet, në Korrik të vitit 1993, kryetari i opozitës, të asaj kohe, u akuzua për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me kreditë dhe ndihmat italiane, duke tronditur dhe hutuar kështu edhe  opinionin opozitar dhe të popullit në tërësi, se “e gjithë klasa politike e vendit ishte po aq e përlyer sa mazhoranca e djathtë ndaj ishte e kotë të luftoje për drejtësi. Të dy kryetarët, e mazhorancës dhe opozitës, sidoqoftë, ishin në marrëveshje të plotë me njeri tjetrin, për të zbatuar sa të mundnin porositë e dhëna nga Sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH, për Konferencën e Katovicës. Në këtë mënyrë, u eliminua e gjithë baza ekonomike e grupeve, që do të formonin pluralizmin politik duke shkatërruar njëherësh edhe themelet e demokracisë. Këto politika të gabuara, hutuan dhe çoroditën gjithë popullsinë e vendit.

Përpjekjet për mbajtjen e këtij pushteti, që realizoi qëllimet abuzive dhe korruptive të pushtetarëve, u shfaqën pastër në revoltat e opozitës në Maj të vitit 1996, ku mazhoranca, përdori masakrën ndaj protestuesve dhe popullit, por nuk mundi të ndalte ndërrimin e pushteteve. Në vitin 1997, mazhoranca e re, e ashtuquajtur e majtë, nuk solli asgjë të re në mjedisin e krijuar nga qeverisja e demokratëve, madje as një analizë të dëmeve të shkaktuara në ekonomi por caktoi si objektiv “Jo kthimin e kokës mbas por shikimin përpara”. Siç rezultoi, pushteti i majtë, vazhdoi pak a shumë të njëjtën rrugë, madje “çertifikoi” përvojën e së djathtës se; “qëllimi i pushteteve ishte jo zhvillimi i vëndit, por përfitimi vetiak” Efekt i këtij qëndrimi, që rridhte jo nga aftësia për të qeverisur vendin, dhe që ishte puna më e vështirë në kushtet e reja të ekonomisë së tregut të lirë, por lufta politike mori karakterin e një antagonizmi të ashpër që rrjedh vetëm nga dëshira për pushtet për përfitimet që rrjedhin nga ai pushtet. Opozita e djathtë nëpërmjet revoltave të vitit 1998, u përpoq ta rimerrte  pushtetin me dhunë dhe “grusht shteti”, por nuk ia doli. Këto ishin qeverisjet nga grupet politike të sajuara që po e lënë këtë vend e popullsinw në një situatë kaotike e të pashpresë.

Nesër do të lexoni:

– Sot, Ministresha përkatëse, merret vetëm me rrugët dhe infrastrukturën për “Arin e Zi” nuk do t’ia dijë.

– Në vitin 1997, mazhoranca e re, e ashtuquajtur e majtë, nuk solli asgjë të re në mjedisin e krijuar nga qeverisja e demokratëve.

– Deputetë në parlament u bënë kriminel që kishin para, biznesmen, apo duke bërë lëshime parimore për të falur karrige pushteti.

– Deputetët përpiqen të jenë në konformitet me kryetarin e grupit politik, duke nxitur servilizmin.

– Para asetit të çmuar, “Arit të Zi”, nuk ka vend të gjykosh majtas e djathtas, kur ky aset i “falet” pronarëve të huaj.