Specialisti Fadil Kepi: Si përfitohet pensioni suplementar dhe ai i parakohshëm për ushtarakët, punonjësit e Policisë së Burgjeve, Policisë së Shtetit dhe zjarrfikëseve

1610
Sigal

Kushtet që duhen plotësuar për të marrë trajtim të veçantë si minator i nëntokës. Pensioni për mësuesit, ish-kooperativistët, fermerët, baza ligjore për emigrantët dhe përfitimet sociale e familjare

 

Mbështetur në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për pensionet suplementare të ushtarakëve, punonjësit e policisë së burgjeve, të policisë së shtetit dhe policisë së zjarrfikëseve”, kur dalin në rezervë ose në lirim, gratë në moshën 42 vjeçe kur kanë 12 vjet punë si ushtarake dhe burrat në moshën 47 vjeçare me 15 vjet punë si ushtarakë aktivë, përfitojnë për 2 vitet e para pagesë kalimtare, e cila paguhet 2 muajt e parë me rrogë të plotë dhe 22 muaj me 50% të pagës. Mbas 2 vjetëve përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, i cili llogaritet me 1,5% të pagës mesatare referuese neto për çdo vit të plotë shërbimi deri në plotësimin e moshës së pensionit të pleqërisë. Periudha e paguar me pagesë kalimtare dhe pension të parakohshëm sigurohet nga shteti dhe njihet vjetërsi pune si civil

Kushtet e përfitimit të pensionit të reduktuar

Pyetje

Një mësues në shkollë shtetërore nga Tirana në mesazhin e tij shkruan: më 20 prill të këtij viti plotësoj moshën 62 vjeç dhe kam 37 vjet punë të siguruara. Pyes, cilat janë kushtet për të përfituar pension të plotë, po të reduktuar?

Përgjigje

Mbështetur në ligjin e sigurimeve shoqërore nr.104/2014, ju do të dilni në pension të plotë 65 vjeç më 20.4.2022, po të keni 37 vjet e 8 muaj punë të siguruara gjithsej në vendin tonë nga mosha 16 vjeç. Me dëshirën tuaj ju mund të kërkoni të dilni edhe në pension të reduktuar deri 3 vjet para moshës së mësipërme, nga data 20 prill 2019, sepse nga 36 vjet e 8 muaj punë që kërkohen këtë vit, ju keni 37. Pensioni i reduktuar për çdo muaj që do ta merrni para moshës 65 vjeç, ulet me 0,6%, ose 7,2% po ta merrni në moshën 64 vjeç, më 14,4% nëse e merrni 2 vjet përpara dhe 21,6% kur e merrni 62 vjeç ose 3 vjet para. Ky pension shtohet sa herë indeksohen pensionet në vendin tonë me vendim Qeverie, por mbetet i reduktuar për gjithë moshën e pensionit edhe mbasi ju të plotësoni moshën 65 vjeç. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në Agjencinë ose Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.

Përftimi i pensionit dhe sigurimet vullnetare për emigrantët

Pyetje

  1. Naim Kërçiku nga Tirana në letrën e tij që na ka dërguar nga Roma shkruan: Jam i datëlindjes 13.3.1962 dhe në Shqipëri kam punuar i siguruar 12 vjet. Pyes, kur i plotësoj kushtet për të përfituar pension në Shqipëri dhe a mund të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës dhe cilat janë procedurat?

Përgjigje

Ju do të përfitoni pension në moshën 65 vjeç, duke filluar nga data 3 mars të 2027-s, nëse do të keni 15 deri 39 vjet e 4 muaj punë të siguruara nga mosha 16 vjeç, përfshirë dhe periudhën që keni kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Personat që kur plotësojnë moshën e pensionit, por kanë më pak se 15 vjet punë të siguruara nuk përfitojnë pension pleqërie, por në moshën 70 vjeçare marrin pension social, nëse banojnë 5 vitet e fundit në Shqipëri. Që të mos ndodhë kjo, nëse keni nënshtetësi shqiptare ose dyshtetësi, para se të plotësoni moshën e pensionit keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare duke paguar aktualisht 67.392 lekë në vit, baraz me 5.616 lekë në muaj. Nëse kontributet e mësipërme i paguani paradhënie: këtë vit për vitin 2020, vitin e ardhshëm për vitin 2021 e kështu me radhë, në vitin 2026 për vitin 2027 kur ju dilni në pension, shumës vjetore i bëhet ulje 6%, baras me rreth 4.040 lekë më pak në vit. Po të bëni sigurime vullnetare për vitet e kaluara (2018, 2016, etj.) nuk bëhen ulje. Ju sugjeroj që ju vetë kur të vini në Shqipëri ose një i afërmi juaj mund të paraqitet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, të bëni aktmarrëveshje për vitin që do të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, e pastaj paguani lekët në një bankë të nivelit të dytë, e cila ju pajis me mandat pagesë, të cilin duhet ta ruani bashkë me librezën e punës. Aktualisht, për periudhën që punoni i siguruar në Itali, do të përfitoni pension sipas legjislacionit të atij vendi po të keni të paktën 20 vjet punë i siguruar. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në “INAS ALBANIA”, e cila ka 700 zyra të Itali, të cilat japin sqarimet e nevojshme, ku shërbimi është falas, por dhe në Tiranë në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” është një agjenci ku jepen sqarimet e duhura për emigrantët të cilët punojnë në Itali.

Pensioni për ish-kooperativistët      

Pyetje

  1. Mëhill Ceka nga Lezha në mesazhin e tij sqaron: Jam i datëlindjes 13 gusht 1954 dhe kam gjithsej 39 vjet e 3 muaj punë të siguruara, nga të cilat 13 vjet në ish-kooperativë bujqësore, 2 vjet ushtar, rreth 7 vjet jam vetësiguruar në bujqësi mbasi kam tokë sipas ligjit dhe vitet e tjera kam paguar rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në biznes. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit e sa vite punë duhen për pension të plotë?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension në moshën 65 vjeç më 13.8.2019 dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara gjithsej nga mosha 16 vjeç. Meqenëse në ish-kooperativë bujqësore keni më pak vite pune se në sektorët e tjerë, ku jeni vetësiguruar përfshirë dhe periudhën e biznesit, do të përfitoni pension shteti. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në DRSSH Lezhë.

Pensioni për mësuesit

Pyetje

Një mësuese me arsim të mesëm pedagogjik nga Kavaja shkruan: Jam e datëlindjes 3 shtator 1958 dhe kam 29 vjet punë të siguruara, por aktualisht jam pa punë. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit dhe sa vite pune të siguruara duhen?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 60 vjeçe e 10 muaj më 3 korrik 2019 dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara gjithsej, nga mosha 16 vjeçe. Me vitet e punës që keni, në moshën e mësipërme, do të merrni pension të pjesshëm rreth 78% të pensionit të plotë që llogaritet duke pjesëtuar 29 vjet punë të siguruara me 36 vjet e 8 muaj. Nëse dëshironi të bëni sigurime vullnetare për të shtuar periudhat e siguruara, keni të drejtë para moshës së pensionit të paguani 67.392 lekë në vit për periudhat që jeni e pasiguruar dhe pensioni shtohet rreth 2,7%. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në ASSH Kavajë.

Si përfitohet pensioni suplementar dhe ai i parakohshëm për ushtarakët, punonjësit e Policisë së Burgjeve, të Shtetit dhe zjarrfikëseve

Pyetje

Në letrën që ka dërguar në gazetën “Telegraf” një punonjës i Policisë së Burgjeve, Tiranë shkruan: cilat janë kushtet për të përfituar trajtim të veçantë, pension të parakohshëm dhe suplementar për gratë dhe burrat?

Përgjigje

Mbështetur në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për pensionet suplementare të ushtarakëve, punonjësit e policisë së burgjeve, të policisë së shtetit dhe policisë së zjarrfikëseve”, kur dalin në rezervë ose në lirim, gratë në moshën 42 vjeçe kur kanë 12 vjet punë si ushtarake dhe burrat në moshën 47 vjeçare me 15 vjet punë si ushtarakë aktivë, përfitojnë për 2 vitet e para pagesë kalimtare, e cila paguhet 2 muajt e parë me rrogë të plotë dhe 22 muaj me 50% të pagës. Mbas 2 vjetëve përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, i cili llogaritet me 1,5% të pagës mesatare referuese neto për çdo vit të plotë shërbimi deri në plotësimin e moshës së pensionit të pleqërisë. Periudha e paguar me pagesë kalimtare dhe pension të parakohshëm sigurohet nga shteti dhe njihet vjetërsi pune si civil. Deri në plotësimin e moshës së pensionit të pleqërisë, ushtarakët për periudhën që marrin pension të parakohshëm kanë të drejtë të ri-punësohen në sektor shtetëror ose privat, të marrin pension të parakohshëm, i cili zbret në një pension bazë dhe rrogën në qendrën e punës, por duhet të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Në rastet kur ri-punësohen si ushtarakë efektivë, pensioni i parakohshëm ndërpritet…

Për më tepër lexoni “Telegraf”