Fier, bie në kanal me zetor, humb jetën 43-vjeçari

153
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Boçovë të Fierit.

Mësohet se 43-vjeçari Eduart Metushi, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

“Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”