Prof.Dr. Alqi Naqellari: Pellasgjishtja e shenjtë, gjuha e nënës e Albanëve

847
Sigal

Pretendimet e shqiptarëve për të qenë raca më e vjetër në Evropë bazohen pjesërisht në traditë, dhe pjesërisht në të dhëna të verifikueshme

Pellasgjishtja e shenjtë, gjuha e nënës e Albanëve               

 Prof.dr.Alqi NAQELLARI   

Ky material është pjesë e shënimeve të librit DODONA të studiuesit amerikan Ho ëart Fremont Stratton, 1861-1936, Ohio, Pensilvani, (Pedagog i Artit, Mësimdhënie, Ligjerata, Punëtori, Shkrim). Autori u nda shpejt nga jeta dhe nuk mundi ta botonte vetë studimin i cili ishte i pa përfunduar. Atë e botuan studentët e tij në 1937. “Ne një grup i vogël i studentëve, duke e mbajtur punën e tij të pandryshuar, u përpoqëm ta bëjmë të disponueshme për miqtë e tij”. Dhe më tej në parathënie ata theksojnë: “Është një studim simpatik, por sigurisht që është një fragment”.

Në 1928 Z. Stratton shkroi: “Unë isha i interesuar për Dodonën si një hallkë në zinxhirin (Albanian)shqiptar … Unë mendoj se gjurmoj disa prirje karakteristike në format e kultit të tempullit, të cilat korrespondojnë me ato që unë vërej tek Albanians(shqiptarët) e sotëm.”

ALBANIA(SHQIPËRIA)

Nuk është për t’u habitur që reliket e epokës së gurit dhe bronzit gjenden në Albania(Shqipëri) si në shumë pjesë të kontinentit të Evropës, por kjo nuk përjashton idenë e zotërimit të saj nga Ilirët, njerëzit e parë të njohur të organizuar që zënë këtë seksion të veçantë , duke qenë paraardhësit e racës së sotme në epokën heroike që i paraprin ë historisë aktuale. Është në traditë që fakti nxirret me fillimin e gjithë historisë shpesh i mbivendosur thellë me spekulimet e mendjes së pazhvilluar, bile në këto forma të vërteta; por “predikimet në gurë dhe në librat që i kanë rezistuar kohës; shërbejnë për të sqaruar dhe klasifikuar atë që është me të vërtetë reale mes një bote hamendësimesh.

Pretendimet e shqiptarëve për të qenë raca më e vjetër në Evropë bazohen pjesërisht në traditë, dhe pjesërisht në të dhëna të verifikueshme. Analogjia ka vendin e saj në rregullim dhe, arkeologjia paraqet shumë fakte të paprishura nga koha. Ndërsa mbetjet e epokës së gurit nuk identifikojnë asnjë racë, por vetëm një popull, ne mund të jemi të bindur t’u lejojmë Albanians(shqiptarëve) paraardhjen e tyre Iliro Pellazgjike, pasi kjo shërben si çdo gjë tjetër për identifikim. Ekzistojnë të gjitha dëshmitë për zhvillimin gradual të banorëve të këtij rajoni, deri në një far organizimi të vërtetë dhe në një farë mase të civilizuar, se ata u paraprinë fiseve të tjerë rreth tyre në këtë proces dhe kjo diferencë superioriteti dhe zhvillimi ishte e dukshme, megjith ëse jo e plotë.

Kjo veçanërisht shfaqet për njohjen e të drejtave fetare të Ilirëve, një ligj dhe kontroll që ka një ndikim të gjerë, i cili më vonë, në kohët helene u dha qendrave, të tilla si Athina, Delphi, Olympia dhe të tjerëve, fuqi politike të madhe, përmes shprehjeve prej orakulli të priftëreshave këshilluese, e para prej të cilave u themelua pikërisht nga këta Ilirë, të njohur atëherë si Pellazgë. Paqja dhe lufta ishin të dyja me marrëveshje pagese(qira) dhe u lejuan të mbretëronin kryesisht siç diktohej nga orakulli.

Një nga pengesat për arritjen e njohjes për ilirët (dhe kjo shtrihet teAlbanians(shqiptarët), ka qenë ndarja e vazhdueshme e vendit me pretekste të ndryshme, midis grekëve, romakëve, serbëve, turqve dhe austriakëve që filluan me përthithjen e hershme të Epirit nga Greqia. E gjithë tradita, si dhe historia, e tregojnë Epirin si një mbretëri të veçantë. Filipi i Maqedonisë u martua me Olimpian, vajzën e Neoptolemos, Mbretit të Epirit dhe ajo u bë Nëna e Aleksandrit të Madh. Homeri njohu Epirin si një vend të veçantë, duke përdorur për banorët emrin “Pellazg”(Pelasgian), dhe duke i dhënë këtë titull racor Akilit, djali i të cilit Pirro(Pyrrhus) u kthye këtu nga Troja(Troy), së bashku me robërit e tij, dhe pas vdekjes së tij, Helenus(Helenus), një bir i Priamit(Priam), i martuar me Andromakën(Andromache) ndërtoi një qytet i cili ishte një plan i Trojës në miniaturë, portat e së cilës dhe përrenjtë për rreth, u emëruan sipas atyre të vendbanimit të hershëm.

Dëshmia më e theksuar e rëndësisë parësore të Pellazgëve dhe Ilirëve sigurohet nga fakti i orakullit të parë- që është, mënyra direkte e komunikimit midis njerëzve dhe perëndive të vendosura këtu, dhe njihej nga të gjitha racat fqinje.

Emri Albanian(shqiptar) është dhënë në shekullin e njëmbëdhjetë nga Grekët e Perandorisë së Poshtme(Lo ëer Empire). Populli e quan veten “Shkip ëtare” … “Bijtë e Shqiponjës së Malit”, një titull i trashëguar nga Pirrua, paraardhësi i tyre i madh, Mbreti i Epirit. Emri i vendit është “Schkip ëria”, Epirotët qenë paraardhësit e racës, të ndërmjetëm midis tyre dhe Pellazgëve. Thuhet se është fituar në këtë mënyrë: kur Pirrua ishte në luftë me fisin e tij, Grekët dhe Maqedonasit, ai luftoi me aq trimëri sa trupat e tij e krahasuan atë me një shqiponjë; dhe ai me krenari u përgjigj se ishte i tillë, por ata nuk duhet të harronin se ishin shigjetat e tij që ai përdorte ndërsa fluturonte (Shkiponj ë, eagle.)

Një drejtshqiptim tjetër i emrit të vendit është Shqip ëtar. Nga një vendas autokton, Shqip ëtar. Të gjitha këto fjalë kanë theks në rrokjen e fundit.

Halys është dhënë si emri i kufirit të tokës antike … me sa duket në veri.

Neoptolemi, Mbreti i Epirit, i cili mbretëroi rreth mesit të shekullit të katërt para erës së re, ishte babai i Olimpisë(Olympia), nënëssë Aleksandrit të Madh. Ndonjëherë shkruhet “Olympias”. Në atë kohë Epiri ishte një pjesë e asaj që u bë Albania(Shqipëri), dhe ajo quhet Mbretëreshë e atij vendi.

Sundimtarët e sotëm të Egjiptit janë me origjinë Albanian (shqiptare),duke qenë pasardhës të Mohammed Ali-ut.

Në 1863 Janina ishte kryeqyteti i Albania Southern (Shqipërisë së Jugut).

Në shekullin e tetë para Krishtit. Athinasit nuk ishin më të zhvilluar se Epirotët, por nga mesi i shekullit të pestë ndryshimi ishte i madh dhe ata njiheshin si Helenë(Hellenes) dhe Barbaroi(Barbaroi).

Në 1488 nga pushtimit Turk, një numër i madh Albanians(shqiptarësh) u larguan në Sicili, me ftesë të Mbretit në atë kohë në pushtet, dhe themeluan gjysmë duzine koloni, në të cilat u bënë të njohur si “Greci”. Këto ishin bashkësi të ndara që flisnin gjuhën e tyre; duke mbajtur ceremonitë fetare dhe zakonet shoqërore të racës së tyre. Gratë janë akoma në vendbanimet e mbetura në Italinë e Jugut, të famëshme për bukurinë e tyre dhe burrat për vetëbesimin e tyre.

Në kohën e tanishme është llogaritur se ka tetëdhjetë mijë në Shtetet e Bashkuara.

Albanians(Shqiptarët) zhvarrosin trupat e të afërmve në fund të tre viteve për të zbuluar nëse janë dekompozuar siç duhet.

Shërbimi i varrimit të Kishës Greke lexon: “Shpërbëhen në elementët tuaj përbërës”.

Nëse trupi gjendet i tretur, kockat lahen me verë dhe barten në një osvar në kishë, ku lihen nëntë ditë e nëntë netë. Pas nëntë ditësh, eshtrat ose kthehen në varrin e dikurshëm, ose hidhen në gropën e varrit të kishës.

Nëse nuk tretet, shpirti është në qetësi dhe kufoma mund të bëhet një vampir. Për të qenë të sigurt se është dekompozuar, ceremonia e zhvarrosjes përsëritet tre vjet më vonë.

Mallkimi më i keq grek është “Le të mos të hajë toka” – domethënë, bëhu vampir.(Në vitin 1902 “vampir” u dogj në Patras.) (A ishte ky trup i vdekur?).

Albanians(Shqiptarët) vendosin një monedhë në gojën e të vdekurve, si “paratë e barkës”. Goja quhet xhepi i të vdekurit.

Albanians(Shqiptarët) kanë tridhjetë alfabete me rreth pesëdhjetë shkronja secila. (“Kalabria e Vjetër”).

Gjuha e tyre është “gjuha tokësore e Nënës hyjnore Pellazge”, “gjuha e shenjtë, e Nënës Pellazge” (“the  divine  Pelasgian  Mother -tongue”).

Ekziston një ngjashmëri midis Albanians(shqiptarëve) dhe Irish(irlandezëve).

Të dy bëjnë më mirë në vendet e tjera sesa në vendet e tyre.

Girolamo De Rada (Jeronim De Rada), i lindur në 1814 në Kalabri, shkroi “Milosao” … “rapsoditë u morën nga këngët e vajzave të fshatrave Albanian(shqiptar)”. U përkthyen në italisht nga Albanian (shqipja). Një mësues në Kolegjin Albanian (Shqiptar) në San Demetrio. Ai “hyjnizoi marrëdhëniet midis gjuhës Albanian(shqipe) dhe pellazge dhe krijoi gjuhën letrare të vendit të tij.”Raca pellazge u shpërnda në Itali, Siçili, Greqi, Dalmaci, Rumani, Azi të Vogël dhe Egjipt. De Rada ishte “orakull si ata lisat përrallor ë Dodonianë të Atdheut të tij”. (Norman Douglas.)

Thuhet se një e treta e fjalorit të sotëm Albanian (shqip) është me origjinë pellazgjike, dhe se emrat e ashtuquajtur grekë, rrjedhin nga fjalët që i kanë rrënjët në këtë gjuhë.

Pjesa më e madhe e besimit të vjetër Pellazgjik vazhdon të mbahet nga populli. Betimi më solemn që mund të bëhet si nga Albanians(shqiptarët) e krishterë ashtu edhe nga ata muhamedanë është “për gur!”(by the stone). Është marrë gjithashtu në formën e “për këtë peshë, për këtë gur!”.”by this  ëeight”. Një gur që merret në dorë si temë; dhe në Albani,Shqipërinë e Jugut betimi është: për peshën e këtij guri(by the  ëeight of this stone). Ata pohojnë gjithashtu për këtë qiell dhe tokë; për këtë zjarr dhe ujë; për këtë mal dhe fush ë; dhe për këtë diell dhe hëne. Kjo do të thotë, ata betohen në qiej, tokë dhe elemente si personifikime të Thelbit Hyjnor. Lunaar është Albanian(shqiptar) për korrikun, ku gjatë këtij muaj banorët e lashtë kremtonin festat e hënës.

Shikojeni se çfarë beje kanë trashëguar Albanezët-Albanët, shqiptarët,që në prehistori, betohen për gurin, për peshën e gurit, për qëndresën e gurit, për forcën e gurit. Ata betohen “për këtë gur”, mallkojnë “u bëfsha si ky gur”, urdhërojnë “hesht si guri”, bëjnë urim “qëndro i fortë si gur”. Dhe guri Faljes i takon të jetë në Përmet, Guri Përmetit është OMFAL, O MË FAL, pranë Ujit të Zi të Klisurës(në dokumentet e viteve 20 Këlcyra quhej Klisura), pranë Grykës dhe Luginës së saj, pranë Kalasë (Dodonës, që me aq kompetenc ë e ka argumentuar studjuesi K.Mateli), Luginës së Dëshnicës e Malit Trebeshinë (Tomarus), dhe nuk mund të jetë një gur i gdhëndur me cmilar nga njeriu sa  një kosh, siç pretendohet të jetë.

            Stratton është një burim i çmuar për studiuesit dhe historianët tanë, prandajai duhet përkthyer dhe pjesë të saj duhet të reflektohen në historinë  e Shqipërisë. Ai flet pa pasione nacionaliste e shoviniste si një studiues serioz  amerikan.