Manipulimi i listave të 25 prillit/ “Rilindja” çregjistroi nga gjendja civile e Himarës familjen me 8 veta dhe e regjistron në Pogradec

299
Sigal

Manipulimi i listave të zgjedhjeve parlamentare

Familja me 8 vetë çregjistrohet nga Himara dhe regjistrohet në Pogradec

Po manipulohet lista e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë! Qëllimi i manipulimit të listave zgjedhore, nëpërmjet ndryshimit të adresave  dhe vendbanimit të votuesve të djathtë, pa dijeninë  e tyre, bëhet që të mërzitin votuesit dhe të arrijnë që ata të mos shkojnë fare në votime dhe e dyta, qëllimi i kryeministrit Rama është që të provokojë opozitën, që të mos marrë fare pjesë në votime e të bëjë votime moniste si në 30 qershor 2019. PD-ja ka denoncuar me dhjetra raste deri tani, por nuk ka reagim, prandaj, votimet e 25 prillit 2021 rrezikohen seriozisht, që të manipulohen, prandaj njerëzit duhet edhe të dalin të protestojë fuqishëm, sa nuk është vonë.

 Denoncimi  nga Himara

Dega e PD-së në Himarë, denoncon manipulimin që po i kryhet listës së zgjedhjeve në Bashkinë Himarë nëpërmjet ndryshimit të gjendjes civile dhe shpërnguljes administrative të familjeve Himariote dhe Lukovjote në bashki të tjera larg Himarës, duke ju hequr të drejtën e votimit në qendrat e votimit, ku ata jetojnë dhe kanë votuar deri në zgjedhjet e fundit në Himarë. Një nga këto raste flagrante është rasti i familjes Gjonishri me 8 votues nga Lukova, ku votuesit e kësaj familje të lindur në Lukovë dhe Sarandë dhe me banim të përhershëm në Lukovë, janë çregjistruar nga Himara dhe janë dërguar në bashkinë Pogradec dhe qendër votimi fshatin Trebinjë të kësaj bashkie! Ndryshimi i gjendjes civile dhe i adresës së banimit, është bërë pa dijeninë e familjes, e cila ka ardhur në dijeni të këtij fakti rastësisht. Ftojmë të gjithë votuesit e bashkisë Himarë, të jenë vigjilentë dhe të denoncojnë të gjitha rastet e ndryshimit të paligjshëm të gjendjes civile dhe rrjedhimisht të qendrës së votimit, ku ata votojnë. “Rilindja” ka filluar manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit, por kësaj radhe nuk e shpëtojnë as milionat e narko-trafikut, as bashkëpunimi me bandat kriminale dhe as manipulimi i listës zgjedhore.