Pensionet suplementare për minatorët, ushtarakët dhe policinë e shtetit

1380
Sigal

Specialisti Fadil Kepi: Ja kushtet që duhen plotësuar për të marrë trajtim shtesë në bazë të ligjit të ri. Pensioni për inxhinierët, punonjësit e policisë, ushtarakët efektivë, emigrantët dhe njehsimi i viteve të punuara në Shqipëri dhe jashtë shtetit

Shtesa kur vazhdon punën mbi moshë dhe rillogaritja e masës së përfitimit. Pensioni për ingjinierët, ushtarakët efektivë, emigrantët dhe njehsimi i viteve të punuara në Shqipëri dhe Itali

Pensionet suplementare – Si përfitohet trajtimi i veçantë për minatorët e nëntokës, ushtarakët dhe punonjësit e policisë

 

Kushtet që duhet të plotësojnë minatorët e nëntokës për të marrë pension suplementar

Pyetje

Lexuesi i gazetës “Telegraf” z. Petrit Karaj nga Tirana shkruan: jam i datëlindjes 15 korrik 1957 dhe mbasi punova 30 vjet i siguruar dhe nga këto 12,5 vjet në minierë në nëntokë, në vitin 2000 përfitova trajtim të veçantë financiar, ndërsa në fund të vitit 2014, në moshën 57 vjecc, mora pension të plotë si punonjës i minierave në nëntokë. Pyes, a përfitoj pension suplementar sipas ligjit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë?

Përgjigje

Bazuar në ligjin nr.150/2014, dekretuar nga Presidenti i Republikës më 24.11.2014: ”ish punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë dhe kanë përfituar trajtim të veccantë financiar sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, përfitojnë pension të plotë si minator të nëntokës kur kanë plotësuar njëkohësisht 3 kushte: mosha 55 vjecc, të kenë gjithsej 30 vjet punë të siguruara nga mosha 16 vjecc, përfshi dhe periudhën që kanë marrë trajtim të vecantë financiar, dhe nga këto 11 vjet e 6 muaj në nëntokë. Mbështetur në ligjin e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më datën 23 maj 2019, minatorët e nëntokës do të përfitojnë pension suplementar 1% të pensionit për ccdo vit të punuar në nëntokë. Meqenëse ju keni punuar 12,5 vjet në nëntokë nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të mësipërm do të merrni edhe 12,5% pension suplementar shtesë mbi pensionin e pleqërisë. Sa herë indeksohen pensionet, shtohen edhe pensionet suplementare dhe shuma e pensionit të zakonshëm dhe atij suplementar së bashku nuk tatohen. Për këtë duhet që me librezën e pensionit që keni të paraqiteni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe të bëni një kërkesë me shkrim. Për zbatimin e ligjit të mësipërm është ngarkuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kushtet që duhet të plotësojnë ushtarakët për të marrë pension suplementar

Pyetje

  1. Abdulla nga Kavaja shkruan: jam i datëlindjes 23 tetor 1954 dhe gjithsej kam punuar 37 vjet punë i siguruar, nga të cilat 2 vjet kam qenë ushtar, dhe 20 vjet e 10 muaj ushtarak efektiv. Pyes, kur plotësoj kushtet për pension pleqërie e suplementar, procedurat që duhet të ndjek dhe si llogaritet secili pension?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension pleqërie 65 vjecc, dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara gjithsej nga mosha 16 vjecc. Pensioni përbëhet nga dy pjesë, pensioni social është 7.465 lekë dhe një shtesë që është e barabartë me 1% të pagës mesatare bruto mujore për të gjithë periudhat e punuara, mbasi sigurimet shoqërore pagat e secilit vit i shumëzojnë me koeficientët përkatës. Pensioni i pleqërisë nuk ka tavan, por varet nga shuma e viteve të punës dhe paga mesatare bruto mujore për të gjithë periudhat e punuara. Pensioni suplementar sipas nenit 16 të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, llogaritet me 1% të pagës mesatare neto mujore për ccdo vit të plotë pune si ushtarak efektiv, pra do të merrni 20% të pagës së mësipërme por jo më shumë se 50% të pensionit të pleqërisë. Përvec pensionit, do të aplikoni edhe për të përfituar kompensim të energjisë elektrike. Sqarime më të hollësishme mund të mrrrni në Agjencine e Sigurimeve Shoqërore Kavajë ku do të dorëzoni dokumentet e pensionit ose në DRSSH Tiranë.

Pensioniste, duke mbajtur rradhe per te terhequr parate e tyre ne sportelet e nje nga pikave te shperndarjes se pensioneve. Prej disa ditesh Posta Shqiptare eshte duke aplikuar nje nje procedure te re te sherbimit te pageses se pensioneve.

Njohja e viteve të punës për pension

Pyetje

  1. Ramazan Kurti me banim në Yzberisht të Tiranës në bisëdë telefonike tha: jam i datëlindjes 1 prill 1957 dhe aktualisht kam rreth 23 vjet punë të siguruara përfshi dhe dy vjet që kam qenë ushtar dhe periudhën që kam marrë pagesë papunësie ose asistencë. Sqaroj se sipas librezës së punës kam filluar punë 15 vjec. Akutualisht vazhdoj të punoj i siguruar në sektor privat. Pyes, kur dal në pension dhe sa vite pune duhen?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 65 vjec më 1.4.2022 dhe për pension duhen 15 deri 37 vjet e 8 muaj punë të siguruara në vendin tonë nga mosha 16 vjec. Meqenëse keni filluar punë 15 vjec, pavarësisht se e keni shënuar në librezë pune nuk njihet për pension. Pra, juve për pension ju njihen 22 vjet punë të siguruara. Me këto vite punë në moshën 65 vjec do të merrni pension të pjesshëm rreth 60% të pensionit të plotë, por meqenëse vazhdoni të punoni i siguruar mbas 3 vjetëve në vitin 2022, do t’ju bëhen 25 vjet punë dhe do të merrni rreth 70% të pensionit të plotë. Nëse i keni mundësitë financiare, për periudhat që nuk keni punuar nga data 1 janar 1994 e në vazhdim (por para plotësimit të moshës së pensionit 65 vjec), mund të bëni sigurime vullnetare duke paguar 67.392 lekë në vit dhe për cdo vit që siguroheni pensioni shtohet rreth 2,7%. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore nr.104/2014, pensioni nuk ka kufi maksimal, por varet nga shuma e viteve të punës të siguruara dhe paga mesatare bruto mujore për të gjithë periudhat e punuara të siguruara. Sqarime më të hollësishme, për procedurat e sigurimeve vullnetare, mund të merrni në agjencinë e sigurimeve shoqërore në kombinat.

Njehsimi i viteve të punuara në Shqipëri dhe Itali  

Pyetje

  1. Gëzim Dervishi nga Bulqiza, nga Italia shkruan: jam i datëlindjes 25 shtator 1963 dhe mbasi punova rreth 17 vjet në rrethin e Peshkopisë dhe nga këto 9,5 vjet në minierë në nëntokë, emigrova në Itali ku punoj i siguruar për rreth 18 vjet. Këto ditë erdha me pushime në vendin tonë. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension në Shqipëri, a përfitoj pension suplementar për periudhat që kam punuar në minierë në nëntokë dhe a bashkohen vitet e punës të punuara në vëndin tonë me ato që kam punuar e vazhdoj të punoj i siguruar na Itali?

Përgjigje

Mbështetur në ligjin 150/2014, minatorët e nëntokës të cilët plotësojnë moshën 55 vjec dhe kanë gjithsej 30 vjet e më shumë punë të siguruara në vendin tonë nga mosha 16 vjec dhe nga këto 12 vjet e 6 muaj në minierë në nëntokë përfitojnë pension të plotë. Meqenëse ju nuk keni 30 vjet punë të siguruara gjithse dhe as 12 vjet e 6 muaj në nëntokë, do të merrni pension në moshën 65 vjec. Mbështetur në ligjin nr.29, datë 23 maj 2019, botuar në fletoren zyrtare 88 të këtij viti i cili ka hyrë në fuqi më 5 korrik mbas daljes në pension pleqërije për cdo vit që keni punuar në minierë në nëntokë, do të merrni pension suplementar 1% për cdo vit pune të punuar në minierë në nëntokë, pra 9,5% pension shtesë. Vitet e punës të siguruara në Itali nuk bashkohen me vitet e punës të punuara në vëndin tonë, por ju në Itali kur të plotësoni moshën e pensionit 67 vjec do të merrni pension sepse ju bëhn mbi 20 vjet punë të siguruara atje. Pra, do të merrni dy pensione njëkohësisht në Shqipëri e Itali. Për kushtet e përfitimit të pensionit në vëndin tonë mund të sqaroheni më hollësisht në agjencina e sigurimeve shoqërore në Bulqizë dhe për kushtet e përfitimit të pensionit në Itali në zyrat e sigurimeve shoqërore në qytetin ku banoni.

Pensioni për punonjësit e policisë

Pyetje

Zonja Zhaneta nga Vlora në mesazhin e saj trajton këtë problem: jam e datëlindjes 28 qershor 1959 dhe gjithsej kam rreth 41 vjet punë të siguruara nga të cilat 20 vjet vjet në Policinë e Shtetit ku dhe vazhdoj të punoj. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension, dokumentet që duhen cilat janë përocedurat e llogaritjes të pensionit të zakonshëm dhe atij suplementar. Meqenëse, mbas daljes në pension mendoj të shkoj pranë fëmijëve në Amerikë, si mund ta tërheq pensionin ?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 61 vjece më 28.6.2020 dhe për pension të plotë do t’ju kërkohen 37 vjet punë të siguruara në vëndin tonë nga mosha 16 vjece. Para daljes në pension ju do të merrni lejen e zakonshme për periudhën e punuar të vitit 2020 dhe një pagë mujore shpërblim sips vendimit të Qeverisë nr.493, datë 6.7.2011. Masa e pensionit nuk ka kufi maksimal por varet nga shuma e viteve të punës dhe paga mesatare bruto mujore për të gjithë periudhat e siguruara. Pagat nga 1 janari i vitit 1994 deri ditën që do të dilni në pension do ti dërgoni ju në sigurimet shoqërore, ndërsa pagat deri më 31.12.1993, sigurimet shoqërore i marrin nga vendimi i Qeverisë nr.561, datë 12.8.2005 të cilin ju mund ta gjeni edhe në internet.Para llogaritjes së pensionit të gjitha pagat bruto para e pas vitit 1994, sigurimet shoqërore i shumëzojnë me koeficientët e caktuara. Mbashtetur në nenin 16 të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, ju do të përfitoni edhe pension suplementare si ushtarake i cili llogaritet me 1% të pagës mesatare referuese neto për cdo vit të plotë pune, të cilin do ta mërrni në qëndrën e punës ku keni punuar në policinë e shtetit, por ky pension nuk mund të jetë më i lartë se 50% të pensionit të pleqërisë. Sa herë indeksohen pensionet në vëndin tonë me vendime Qeverie, rriten edhe pensionet e emigrantëve pa qenëse e nevojshme të paraqitni dokumente shtesë. Pensionet paguhen vetëm në lekë një herë në muaj.Pensionet e pa tërhequra mund ti tërhiqni brenda 3 vjetëve, ose mund të autorizoni një të afërëmin tuaj me prokurë që pensionin t’ua tërheqë deri në 6 muaj. Gjithashtu keni të drejtë të autorizoni edhe sigurimet shoqërore që cdo muaj pensioni t’ju depozitohet në bankë. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore ne Vlorë.

Për më tepër lexoni “Telegraf”