Pensionet e ish ushtarakëve/ Reagon Shoqata; Antikushtetueshmëriae VKM-së me Aktin Normativ dhe vendimi i Gjykatës së Lartë

803
Sigal

ISSH-ja  dhe MM luajnë me ushtarakët, që sakrifikuan për Atdheun duke u  shkaktuar 69 milionë euro dëm financiar

 Shteti dhe MM luan me ish-ushtarakët që kanë sakrifikuar për atdheun

Anti-kushtetuetshmëri e pa ndëshkuar për pensionet e ish-ushtarakëve…

 Përllogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ose pension të plotë pleqërie për ushtarakët, ligjërisht duhet bërë vetëm sipas “pagës mesatare referuese” dhe jo sipas “pagës mesatare referuese neto”. Llogaritja sipas “pagës mesatare referuese neto”, është plotësisht antiligjore dhe për 7 vite kalendarikë u ka shkaktuar 11,312 ish ushtarakëve mbi 69 milionë euro dëm financiar faktik, që rezulton “i grabitur..” nga Drejtoritë Rajonale të ISSH-së në Shqipëri.

Shoqata “Lidhja Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë” brenda muajit Shtator 2020, do të paraqesë pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë një kërkesë-padi për gjykimin kushtetues përfundimtar të çështjes ligjore me objekt: “Të shpallen antikushtetues Akti Normativ nr.5/ 2010 dhe Vendimi nr.3/2016 i Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë..”.

 

  1. Sepse VKM-ja nr. 5/2010 de jure është nul…

Dihet fakti publik, se subjekti juridik “Shoqata e Xhenierëve të Shqipërisë” ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë kundërshtimin e saj ndaj Vendimit nr. 252, dt. 9.02.2011 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.793, dt.24.9. 2010”, për shkak se, në tejkalim dhe kundërshtim flagrant me Statusin organik të Ushtarakut, te ky ligj është ‘injektuar’, koncepti antiligjor i “pagës mujore neto”.  Gjithashtu, kjo shoqatë, referuar nenit 92 të Kodit Civil, parashtronte se koncepti mbi “pagën mujore neto”,  konstatohet absolutisht i  pavlefshëm, nul dhe inekzistent juridikisht, sepse bie ndesh me ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009;  gjithashtu, mëtonte se VKM-ja nr.5/2010,  konstatohej antikushtetuese, diskriminuese dhe tejet dëmtuese kundër interesave financiare të ushtarakëve të nxjerrë në lirim dhe rezervë; prandaj i kërkonte Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë të zhvillonte gjykimin kushtetues përfundimtar të çështjes gjyqësore me objekt:

  1. Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr.10367, datë 23.12.2010, “Për miratimin e Aktit Normativ me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010,  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009,  “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, në Republikën e Shqipërisë’.”
  2. Shfuqizimin si antikushtetues të kreut II, fjala “neto”, (germat “c”, “e”); kreu V, pika 2 fjala “neto” të VKM-ja nr. 793, datë 24.9.2010,  “Për zbatimin e ligjit nr.10142, datë 15.5.2009”, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.”, të ndryshuar me VKM-në nr.252,  datë 9.2.2011.

* Për arsye të pa deklaruara, ndonëse e mori procedurialisht në shqyrtim kërkesën për gjykim përfundimtar, të paraqitur nga subjekti  “Shoqata e Xhenierëve të Shqipërisë”, Gjykata  Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, duke patur si relator z. Xhezair Zaganjori, nuk u shpreh aspak lidhur me objektin e lartpërmendur; ndaj përbën thjesht spekullim dhe keqinformim disiformacioni, i përdorur nga ana e ish kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori;  si “fakt, argument dhe çështje gjoja e gjykuar nga Gjykata Kushtetuese”.

Kjo strategemë e nivelit strategjik juridik është përdorur nga gjyqtari i lartë politik, Xhezair Zaganjori, për të mbrojtur antiligjërisht vendimin antikushtetues nr.5/2010  të Këshillit të Ministrave dhe Vendimin antikushtetues,  nr.3/2016,  të Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke shprehur mega gënjeshtrën se: “Gjykata Kushtetuese e ka marrë në shqyrtim Aktin normativ nr.5/2010,  të Këshillit të Ministrave dhe s’e ka shpallur atë antikushtetues”.

* Dihet fakti se Kuvendi Popullor, në datën 23.12.2010, ka miratuar ligjin e zakonshëm nr. 10367, dt.23.12.2010  “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010..”; i cili, për shkak të mosrespektimit të procedurës së përcaktuar në nenin 81/2,  shkronja “e” të Kushtetutës, ku përcaktohet: “Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: ..e) ligji për statusin e funksionarëve publikë.”..; konstatohet nul dhe absolutisht i pavlefshëm; sepse nuk është ndryshuar me vota të cilësuara, tre të pestat e Kuvendit Popullor, por është kaluar me shumicën e thjeshtë të votave të Parlamentit partiak.

* Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese i është shmangur objektit të gjykimit, të nismuar me kërkesën e shoqatës së xhenierëve të Shqipërisë; sepse nuk është prononcuar lidhur me deklarimin si absolutisht të pavlefshëm te kreu II, (fjala “neto”, germat “c”, “e”) dhe te kreu V, (pika 2 fjala “neto”) të VKM nr.252, datë 9.2.2011,  “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM 793, datë  24.9.2010.”;  për shkakun ligjor se bien ndesh me ligjin organik  nr.10142/2009.

Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i  Sigurimeve Shoqërore dhe drejtoritë rajonale të saj, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme, gabimisht, nga viti 2011 deri më sot, e kanë  konsideruar si “ligj organik”;  kurse nenin 14 të ligjit nr. 10142/2009, e kanë vlerësuar si të “ndryshuar me Aktin Normativ nr.5, dt.10.11.2010.”

Konkluzion shterues:

-VKM-ja nr.5/2010,  juridikisht,  asnjëherë nuk ka ekzistuar, dhe de jure s’ka hyrë në fuqi;  por de facto, me dashje dhe paramendim antiligjor, nga data 1.07. 2009,  deri 29 Shkurt 2020, është ushtruar antiligjërisht nga institucionet e pushtetit shtetëror ekzekutiv për të mashtruar, vjedhur, grabitur dhe keqtrajtuar financiarisht grupin social të 11,312 ish ushtarakëve; të cilëve, duke përdorur strategema antiligjore me fuqi prapavepruese, brenda 7 -viteve, nga tetori i vitit 2011,  deri në tetor 2018, u janë “grabitur” mbi 69 milionë euro.

-Ushtarakët e nxjerrë në lirim dhe rezervë, nga data 1.07.2009,  deri në 6.03.2014, e dinin se Akti Normativ, nr.5/2010, referuar nenit 81/2, shkronja “e”,  të Kushtetutës, de jure nuk kish hyrë asnjëherë në fuqi; megjithatë, pranuan t’i nënshtrohen  gjenocidit financiar, duke marrë 42% më pak pension të parakohshëm  mujor për vjetërsi shërbimi; derisa Gjykata Kushtetuese, duke mbajtur parasysh edhe vendimin e saj nr.19, datë 03.05.2007,  ku përcaktohet se ligjet e zakonshme “duhet të.. {..}.. mos prekin rregullimet që përfshihen natyrshëm në sferën eskluzive të ligjeve organike, përndryshe ato do të binin në kundërshtim me nenet 6 dhe 81, pika 2, të Kushtetutës.”; me vendimin  nr.10,  dt.06.03.2014,  e shpall de jure parimisht antikushtetues dhe absolutisht të pavlefshëm VKM-në nr.5/2010.

Semantika e nenit 14 të ligjit organik nr.10142, datë 15.05.2009, nuk mund të shfuqizohet, ndryshohet, ose  zëvendësohet nga përmbajtja e ligjit të thjeshtë nr.10367, datë 23.12.2010, “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.5, dt.10.11.2010, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 ..; që mbron skemën e rillogaritjes diskriminuese të pensione -ve të parakohshme për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve, me ulje për secilin, nga data 1 korrik 2009 deri në ditën kur do t’u lindë e drejta për të përfituar pension të plotë pleqërie, në masën 8,000 lekë të reja në muaj, ose 96,000 lekë më pak për çdo vit kalendarik.

  1. Akti Normativ nr.5, datë 10.11.2010, bie në kundërshtim me nenet 6, 81, pika 2, gërma “e” të Kushtetutës..; del haptazi kundër interesave strategjike të sigurisë sonë kombëtare; shkel vendimet nr.33, datë 24.06.2010, nr.2, datë 18.02.2013 dhe nr.10, datë 6.03.2014 të Gjykatës Kushtetuese; ndaj, si i tillë, s’mund të ndryshojë pikat 1 e 2 të ligjit organik nr.10142/2009.
  2. Në Aktin Normativ nr.5/2010, antiligjërisht parashikoheshin ndryshime që kishin të bënin:
  3. a) me masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, duke u bazuar në përllogaritjen e tij, jo më në pagën referuese mujore, por në pagën referuese mujore neto; si dhe..
  4. b) me skemën e përllogaritjes së këtij pensioni

 

   Konkretisht, ndryshimet e propozuara në Aktin Normativ nr.5/2010,  ishin këto:

  1. Pensioni i parakohshëm, për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 1.5 për qind e pagës mesatare referuese mujore neto, për çdo vit shërbimi.
  2. Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave , në përputhje me me Ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”..
  3. Deduksion: de jure pikat 1 dhe 2 të nenit 14 të ligjit organik nr.10142, datë 15.05.2009, asnjëherë nuk kanë ndryshuar..; ndaj administrata publike dhe Gjykatat duhet të marrin masa konkrete për zbatimin e kërkesave taksative sipas frymës së tyre ligjore.

* Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendimin nr.10, datë 06.03.2014; ku vihet re qartasi përmbajtja antikushtetuese, pavlefshmëria absolute dhe pamundësia e ligjit të zakonshëm nr.10367/2010, të miratuar me vota të pa cilësuara nga Kuvendi Popullor, për të ndryshuar ligjin organik nr.10142/2009, që ka kaluar me vota të cilësuara, d.m.th me minimumi 3/5, ose 84 vota; kurse de facto mori mbështetje unanime, sepse u votua nga 140 deputetëve të Kuvendit Popullor.

* Ligjbërësi Kuvend Popullor, nxori ligjin e ri organik nr.9210, datë 23.3.2004,  “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.. dhe në zbatim të këtij statusi, veçanërisht të neneve 35 dhe 36 të  ligjit të lartpërmendur, paraqiti “..ndryshimet përkatëse në ligjin nr.8087, datë 13.3.1996”, i ndryshuar nga ligji nr.8521, datë 30.7.1999.

  1. Modifikimi i parë i ligjit nr.8087/1996, i ndryshuar, u konkretizua me shfuqizimin e gërmës “b” të nenit 11 të këtij ligji; pastaj ndryshimet e tjera u reflektuan në brendinë e ligjit nr.9418, datë 20.5.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH”, i ndryshuar me ligjin nr.9481, datë 16.02.2006..
  2. Ligji organik nr.9210, datë 23.3.2004, s’ka asnjë lidhje me ligjin nr.8087/1996, i ndryshuar nga ligji nr.8521, datë 30.7.1999; sepse de jure ka gjetur zbatim nëpërmjet ligjit nr.9418, datë 20.5.2005,  “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH”, i ndryshuar; ku, në nenin 33, përcaktohet qartë: “Përjashtimi nga zbatimi i ligjit nr.8087, datë 13.3.1996 ..{..}.., të ndryshuar.”.

iii. Akti normativ nr.5/2010 i Këshillit të Ministrave asnjëherë nuk është bërë objekt shqyrtimi nga ana e Gjykatës  Kushtetuese; e cila, me Vendimin nr.2, datë 18.02. 2013,  nuk është shprehur se kjo VKM është në përputhje me Kushtetutën.”

-Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendimin nr.10, datë 06.03.2014, ku vihet re përmbajtja antikushtetuese, pavlefshmëria absolute dhe pamundësia e ligjit të zakonshëm nr.10367/2010, të miratuar me vota të pa cilësuara nga Kuvendi Popullor, për të ndryshuar ligjin organik nr.10142 /2009.; që ka kaluar me vota të cilësuara, d.m.th me minimumi 3/5, ose 84 vota; kurse de facto mori mbështetje unanime, sepse u votua nga 140 deputetëve të Kuvendit Popullor.

-Në një kohë kur NATO, anëtare e të cilit është edhe Shqipëria, ka lëshuar direktivën strategjike për forcimin e rolit të forcave ushtarake rezerviste, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke bërë komente negative, ose kundërthënëse për jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, nuk njohin vendimin nr.10, datë 06.03.2014 të Saj dhe arbitrarisht marrin në mbrojtje aktin normativ antikushtetues nr.5/2010, që ka sabotuar për 11 vite rresht interesat strategjike të sigurisë sonë kombëtare, të cilat janë cenuar drejtpërdrejt duke ushtruar jo diskriminim, por haptazi gjenocid financiar kundër mijërave ushtarakë patriotë.

  1. Ja shkaqet ligjore, që mëtojnë antikushtetuetshmërinë e Vendimit nr.3/2016 i Gjykatës së Lartë…

* Vendimi “Unifikues” nr.3, datë 24.11.2016, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është atikushtetues sepse nuk respekton parimin e sigurisë juridike, ose të drejtat e përfituara nga ushtarakët me ligjet e mëparshme; siç janë konkretisht: ligji nr.7496, dt.3.7. 1991; ligji nr.8087, datë 13.3.1996, i ndryshuar me ligjin nr.8521, dt.30.07.1999; ligji nr.9210, datë 23.3.2004; ligji nr.9418, dt.20.05.2005, i ndryshuar me ligjin nr.9481, dt.16.02.2006; ligji nr.9588, dt.25.7.2006 “Për rillogaritjen e pensioneve”, ku në nenin 4 përcaktohet: “Kur masa e pensionit të rillogari-tur rezulton më e vogël se pensioni ekzistues, pensioni nuk ndryshon”; ligji nr.10142 , datë 15.05.2009..; gjithashtu e konsideron si kushtetues VKM-në juridikisht inekzistuese nr.5 /2010.

* Vendimi nr.3, datë 24.11.2016 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë konstatohet krejtësisht antikushtetues sepse, me dashje dhe paramendim antiligjor, injoron nenet 6, 81/2 shkronja “e” të Kushtetutës, si dhe vendimin nr.10, datë 06.03.2014 të Gjykatës Kushtetuese; që e shpall absolutisht të pavlefshëm “ndryshimin” e nenit 14 të ligjit 10142/2009.  Pra ky vendim ka karakter totalisht antikushtetues, sepse e konsideron legal dhe legjitim ligjin de jure nul dhe inekzistues nr.10367, datë 23.12.2010,  “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010 të Këshillit të Ministrave,  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10142, datë 15.05.2009”,  “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, ..{..}.. në Republikën e Shqipërisë.”.

* Vendimi Unifikues nr.3, datë 24.11.2016 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nuk mban parasysh parimin e sigurisë juridike, të garantuar nga neni 35, pika 2 e ligjit nr.9210/2004, (“2. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk ndërpritet në rastin e punësimit të përfituesit.”) për statusin e ushtarakut lidhur me të drejtat e fituara nga ata që u nxorrën në reformë nga data 1 prill 2004 deri më 30 qershor 2009. Kësisoj ky vendim ekspozohet në kundërshtim me frymën e nenit 61 të Protokollit nr.3 “Për Statusin e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian” , ku theksohet se: “..pritshmëritë e ligjshme duhet të mbrohen; dispozitat prapavepruese, që vendosin detyrime, apo që prapësojnë të drejta të fituara në mënyrë të ligjshme ndalohen..”.. (“ABC-ja e të drejtës së BE, – ‘Të drejtat Themelore’..”).

* Vendimi Unifikues nr.3/2016,  injoron të drejtat e fituara nga “ish..” ushtarakët sipas ligjit

nr.9418, datë 20.5.2005; ku, në nenin 13 mëtohet se ata përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak në masën 12 vjet femrat dhe 15 vjet meshkujt me moshë respektive 44 dhe 47 vjeç.

* Neni 33 i ligjit nr.9418/2005 shfuqizoi ligjin nr.8087/1996 të ndryshuar dhe dispozitat e

këtij ligji janë të vlefshme për ushtarakët e Forcave të Armatosura deri më 31 dhjetor 2005..; sepse, duke filluar nga 1 janari 2006 deri më 1.07.2009 trajtimi me pension të parakohshëm për ushtarakët bëhet konform ligjit nr.9418/ 2005, në masën deri 4 pensione bazë.. Por antiligjërisht ky detyrim ligjor nuk është zbatuar.

* Me ndërhyrjen antiligjore të Vendimit Unifikues antikushtetues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 24.11.2016..; nga data 1.01.2006 deri më 30.06.2009 s’ka gjetur zbatim përmbajtja e nenit 33 të Ligjit nr.9418, dt.20.5.2005 ..; ku përcaktohet: “Përjashtimi nga zbatimi i ligjit nr.8087, dt. 13.3.1996..”.

* Në gjykimin e kërkesëpadive, që kanë pasur si objekt zbatimin e statusit të ushtarakut..; vihet re fakti se asnjë gjyqtar nuk ka zbatuar pikën 2 të nenit 145 të Kushtetutës; ku përcaktohet: “1. Kur gjyqtarët cmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën , nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.”..

* Asnjë gjykatë, e tre niveleve të sistemit të zakonshëm të gjykimit, nuk ka reaguar kundër përmbajtjes antikushtetuese të pikës 1 të nenit 29 të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009; ku mëtohet përmbajtja vijuese absolutisht e pavlefshme: “1. Dispozitat e ligjeve nr.8087, dt.13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ”, të ndryshuar..{..}.. zbatohen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.”..

Në paragrafin 44 të Vendimit Unifikues nr.3/2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; ku përcillet “platforma..” për grabitjen e pensioneve të ushtarakëve të liruar, në rezervë dhe pension të plotë pleqërie, sipas konkluzionit antiligjor dhe dizinformues: “44. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vlerësojnë se..{..}.. ligji i zbatueshëm, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142/2009, për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është Ligji nr.8087, datë 13.3.1966..”..; përbën një praktikë gjyqësore tejet të gabuar, antikushtetuese dhe absolutisht të pa vlefshme..; sepse asnjë nga gjykatat e nivelit të zakonshëm të gjykimit, përfshi Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nuk kanë tagër të formulojnë e modifikojnë ligjet, ose të shpikin urdhëresa “unifikuese” antiligjore, si Vendimi antikushtetues  nr.3, datë 24. 11.2016.

* Vendimi Unifikues nr.3, datë 24.11.2016 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë,  jo vetëm nuk mban parasysh faktin ligjor se ligji nr.8087, datë 13.3.1996  ka qenë nul, ose i shfuqizuar qysh nga 1 janari i vitit 2006,  por, në mënyrë juridikisht lajthitëse dhe antiligjore, duke marrë kompetencat dhe tagrat e ligjbërësit, në mënyrë abuzive i jep fuqi prapavepruese ligjit nr.8087/1996 , deri në 1 korrik të vitit 2009,  kur hyri në fuqi ligji nr.10142, datë 15.5.2009,  ndonëse de jure ligji nr.8087/1996,  është inekzistues dhe nul juridikisht për shkakun se është shfuqizuar nga ligji nr.9418, datë 20.5.2005.

Komiteti Drejtues i Shoqatës “Lidhja Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë”, Qershor 2020.