“PANDORA PAPERS”, sekretet e kompanive Offshore. Shqipëria dhe sekretet me numrat

495
Sigal

Analizë nga Eduard Halimi, avokat dhe ekspert ligjor i së Drejtës Private Ndërkombëtare

 Sekretet e miliardave dhe të pasurve, ligji dhe morali mbi të cilën kompanitë Offshore janë ngritur. Sa është numri në Shqipëri dhe përse QKB nuk jep informacion për numrin e kompanive Offshore, pa nxjerrë emrat, në mënyrë që të dihen përfituesit fundor. Aktivitet në Shqipëri dhe përfitimet e tyre nga taksat e shqiptarëv, tenderat e PPP-të me vlera të mëdha. Çuditrisht atë që mbanë “sekret” QKB-ja, e bënë publike “Pandora Papers” e cila deklaron se në Shqipëri jane 13 kompani te rregjistruara ne parajsa fiskale. Por ekspertëve të tregut privat, gjykojnë se numri është minimumi 20-30 herë më i lartë.

 

Sekretet si funksionon një kompani Offshore, modeli i biznesit offshor dhe debati mbi ligjshmërinë e tyre do të jenë në fokusin e një cikli prej tre numrash specialë që gazeta Telegraf.al duke nisur nga numri i sotëm do ‘-i botojë edhe ditën e mërkurë dhe të premte në analizën profesionale  të Avokatit dhe Ekspertit Ligjor të së Drejtës Private Ndërkombëtare Eduard Halimi. Në këto cikle do të lexoni për sekretet e miliardave dhe të pasurive. Ligjin dhe moralin mbi të cilën kompanitë Offshore janë ngritur. Sa është numri në Shqipëri dhe përse informacioni për to mbetet i bunkerizuar. Fshehja e këtij informacioni mbi numrin e kompanive dhe refuzimi për të informuar ekspertët dhe publikun, konsiderohen si dështimi i qeverisë mbi bërjen trasparente të përfituesit fundor. Sipas ligjit që vetë kjo qeveri e miratoi vitin e kaluar tregon se stigmatizimi dhe lidhjet me politikën nuk mbarojnë këtu. Përse QKB nuk jep informacion se sa është numri i kompanive Offshore, pa nxjerrë emrat e kompanive ?! Çfarë fshihet pas këtyre sekreteve, kur dihet që shumica e tyre kanë aktivitet në Shqipëri dhe kanë përfituar nga taksat e shqiptarëv -koncesione( PPP) me vlera të konsiderueshme? Çuditërisht atë që mban “sekret” QKB-ja, e bënë publike “Pandora Papers”, e cila deklaron se në Shqipëri jane 13 kompani të rregjistruara në parajsa fiskale.  Por, ekspertë të tregut privat,thonë që numri është minimumi 20-30 herë më i lartë. Arsyet se përse nuk publikohen emrat e pronarëve përfitues fundorë, do i trajtojme në artikullin e ardhshëm, gjatë kësaj jave.

 Ja analiza e plotë e avokatit dhe Ekspert Ligjor i së Drejtës Private Ndërkombëtare Eduard Halimi, pjesë e ciklit të leksioneve të tij me Magjistratët 2020-2021”Të bëhesh një jurist i mirë”, përgatitur për Gazetën Telegraf.al

 

 QKB refuzon vazhdimisht që nga janari 2021të japë numrin e saktë të këtyre kompanive. Kjo në skenarin më të mirë prej druajtjes së diskursit të fundit publik mbi kompanitë offshore, që kanë përfituar kontrata shtetërore dhe në skenarin më të keq atë të fshehjes.

 

Qëllimi primar për të cilin kam shkruar për parajsat fiskale dhe kompanitë offshore në librin tim “Të bëhesh një jurist i mirë”, si dhe kam folur dy herë gjatë këtij viti si trajnues i magjistratëve në detyrë, ishte sepse doja që të ndaja me ta njohuritë që kisha marrë gjatë viteve të fundit në fushën e të drejtës private në kompanitë offshore, njohuri të cilat edhe unë do kisha dashur ti merrja kur kam qënë i ri. Pas daljes ne publik te “Pandora Papers” dhe dokumentave qe po rrjedhin cdo ditë, interesi publikështë ne rritje, ndaj dhe opinioni në këndvështrimin e një eksperti ligjor të tregut  privat mendoj se ka rëndesi.  Po e them që në fillim që unë nuk jam dakord me stigmatizimin që i bëhet në diskursin publik në Shqipëri dhe jo vetëm, kompanive “Offshore”pasi mendoj se lidhet me faktin e mospasjes së njohurive të plota rreth funksionit të tyre. Për më tepër unë jam i bindur se edukimi i duhur ligjor dhe financiar jane shume te rëndesishëm në analizat e një fenomeni të caktuar jo duke u bazuar vetëm në një “opinion bias”. Ky mosdakordësim nuk ka lidhje me perceptimin e drejtë kur në këto skema janë përfshirë politikanë, apo këto skema organizim bisnesi  përdoren për të përftuar tendera publikë, siç do flasim në vijim.

01

Sekretet si funksionon një kompani Offshore dhe debati mbi ligjshmërinë e tyre.

Kur në publik përmendet “Kompani offshore”, “Parajsa fiskale” menjëherë dëgjuesi sintetizon logjikën e tij me: fshehje të të ardhurave, devijime, kundërligjshmëri, pastrim parash, korrupsion, politikanë të korruptuar etj. Kjo nuk është vetëm për qytetarët me një nivel mesatar gjykimi apo për gazetarët investigativë, por dhe gjyqtarët apo prokurorë me të cilët më bie rasti të diskutoj ndonjëherë në seminaret trajnuese. Madje kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Pak muaj më parë në një nga proceset me të bujshme të hetimit të korrupsionit në Austri, gjykatësja e rastit, Marion Hohenecker, e cila dënoi me 8 vjet burg ish-ministrin e financave Grasser dhe një numër bashkëpunëtorësh me kompani të rregjistruara në Lihtenshtajn tha: “Ata që bëjnë biznes në mënyrë të sinqertë nuk kanë nevojë për llogari në Lihtenshtajn”.

Përderisa një gjyqtare austriake me përvojë paragjykon kompanitë e rregjistruara si offshore, mendoj se nuk janë të paktë gjyqtarët shqiptarë që mendojnë të njëjtën gjë. Megjithatë shumica e njerëzve më të pasur në botë i mbajnë një pjesë të të ardhurave të tyre në llogari bankare offshore të njohura ndryshe dhe si parajsa fiskale. Kapitali i mbajtur në parajsat fiskale, përbën rreth 10% të kapitalit global botëror. Kompanitë që kanë përfituar më shumë nga aplikimi i parajsave fiskale janë AmazoneApple, MicroSoft, Pfizer, Nike etj. A mund te themi se këto kompani nuk bëjnë një biznes të sinqertë siç mendon (opinon bias) gjykatësja Marion Hohenecker?

Në diskursin e sotëm politik në Shqipëri dhe median investigave, stigmatizimi i kompanive offshore që kanë marrë kontrata publike me vlera të larta, është aktual. Dhe ketu jam shumë dakord me ta. Pak më poshtë do ti rikthehemi sërish këtij argumenti.

Nuk ka dyshim se për ne ekspertët e te drejtës private kjo temë është nga  më interesantet e jurispudencës. Siç do bëjmë të qartë më vonë, Offshore dhe Parajsa fiskale nuk janë e njëjta gjë. Parajsat fiskale janë një rast i vecantë i kompanive offshore.

 

Studimi për kompanitë offshore: Janë gjigandët si Apple, Pfizer, Microsoft, General Electric etj. Një rast interesant i trajtuar nga studimi është se si kompania Nike ka të regjistruara degë të saj-at në Ishujt Bermuda.

 

02

Si funksionon një kompani me një model biznesi offshore?

Kjo është padyshim pyetja që shtrohet gjerësisht Përgjigja mund të duket e komplikuar por çelësi për ta kuptuar lidhet kryesisht me një koncept të njohur ligjor, përkatësisht “juridiksioni”.

Fillimishtdo të na duhet të bëjmë një saktësim të termave duke analizuar shkurtimisht se çfarë konsiderohen si kompani offshore me qëllimin që të vendosim një trajektore të qartë për analizën e mëtejshme. Nëse i referohemi fjalorit ligjor të Cambridge, definimi ligjor i termit “kompani offshore” është ai i një kompanie e cila e ka selinë e saj në një shtet/juridiksion tjetër nga ai në të cilin kryen shumicën e aktivitetit të saj financiar.[1]

 

Shumë kompani dhe politikanë në vende anëtare të BE në Skandalin “Pandora Papers” 2021, po ashtu po funksionon me të njëjtën mënyrë. Megjithatë ajo çka duhet të vemë në dukje është se rastet “Panama Papers” dhe “Pandora Papers” janë përjashtimi nga rregulli dhe jo rregulli duke analizuar disa raporte dhe studime të kryera përgjatë 5 viteve të fundit.

Kështu për ta ilustruar qartë do të paraqesim në vijim një shembull teorik: Kompania A është e regjistruar në Ishujt Kayman (the Holding Company – kompania mëmë) ku janë të regjistruar dhe pronarët/aksionerët e saj. Kjo kompani nuk zhvillon asnjë aktivitet brenda juridiksionit ku është regjistruar. Ajo regjistron një Kompani B (si degë e shoqërisë së huaj – kompania bijë) në Shqipëri, ku dhe kryen  aktivitetin e saj financiar. Ky shembull mund të jetë dhe vice-versa, pra dega të jetë e regjistruar offshore ndërkohë që mëma të jetë onshore. Një rast atipik është kur kompania A themelon një shoqëri të re në Shqipëri (jo degë) mbi të cilën ka kontroll efektiv (effective control), përsa i përket vendimarrjeve rutinë për zhvillimin e aktivitetit financiar të kësaj të fundit (shembulli i cështjes së kompanisë Shell në Nigeri e vitit 2009 të cilën e kam trajtuar në librin tim  më në detaje).

Avantazhet e një kompanie offshore

Krijimi i një strukture biznesi offshore shoqërohet me disa avantazhe të cilat janë dhe shkaku pse disa kompani zgjedhin të ndërtojnë një skemë të tillë biznesi si vijon:

Fleksibiliteti: Përgjithësisht kompanitë offshorë kanë një fleksibilitet të lartë përsa i përket kërkesave/procedurës së regjistrimit dhe kapitalit të ulët të kërkuar për të kryer regjistrimin

Mbrojte e aseteve: Kompanitë offshore garantojnë një mbrojtje më të lartë për asetet e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme duke qenë se gjurmimi i tyre është mjaft i vështirë.

Mbrojtja nga përgjegjësia ligjore: Kompanitë offshore garantojnë një mbrojtje më të lartë nga përgjegjësia ligjore e kompanisë mëmë (e cila përgjithësisht ka dhe asetet) duke e ndarë/ngarkuar këtë përgjegjësi te shoqëria bijë.

Avantazhet fiskale:Një nga avantazhet kryesore të kompanive offshore është se juridiksionet e këtyre shteteve aplikojnë konceptin e taksave neutrale (tax neutral) duke përjashtuar kështu kompaninë mëmë nga taksat e vendit të themelimit të kompanisë dhe duke aplikuar taksa mjaft të ulta për shpërndarjen e dividentit.

03

Sekretet e miliardave të të pasurve. Ligji dhe morali.

Diskursi publik mbi kompanitë offshore shpesh shoqërohet me një stigm dhe kështu çdo diskutim mbi to merr gjithmonë një konotacion negativ, duke i trajtuar si përpjekje të pamoralshme për të evituar pagimin e taksave, për të fshehur para të lidhura me krimin e organizuar, terrorizmin, korrupsionin etj. Skandali i njohur si “The Panama Papers”[2] duket sikur i hodhi benzinë zjarrit kundër tyre. Aty ishin përfshirë shumë kompani dhe politikanë në vende anëtare të BE. Skandali “Pandora Papers” 2021 po ashtu po funksionon me të njëjtën mënyrë. Megjithatë ajo çka duhet të vemë në dukje është se rastet “Panama Papers” dhe “Pandora Papers” janë përjashtimi nga rregulli dhe jo rregulli duke analizuar disa raporte dhe studime të kryera përgjatë 5 viteve të fundit.

Në fundin e vitit 2017, nga një studim i kryer nga Forbes International, rezulton se më shumë se 10% i parave Cash ndodhet në kompani offshore në parajsa fiskale.[3]Ky fakt mund të shokojë shumë individë duke menduar automatikisht (opinion bias) se këto janë para të lidhura pikërisht me krimin e organizuar, terrorizmin, korrupsionin etj. Por kjo nuk është e vërtetë!

U.S Pirg Education Fund ka kryer një studim gjithashtu të vitit 2017 ku ka rezultuar se 73% e kompanive të listuara në Fortune 500 (të paktën 366 kompani) kanë para në kompani offshore në parajsa fiskale.[4] Këto kompani së bashku kanë të paktën 9,755 degë të regjistruara si kompani offshore në parajsa fiskale të cilat së bashku kanë një kapital prej 2.6 Trilion Dollarë. Disa nga kompanitë të përmendura nga ky studim janë gjigandët si Apple, Pfizer, Microsoft, General Electric etj. Një rast interesant i trajtuar nga studimi është se si kompania Nike ka të regjistruara degë të saj-at në Ishujt Bermuda të cilat mbajnë gjithashtu të drejtat intelektuale mbi logot/trademarks etj. dhe kështu të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga pagesat honorare (royalties) transferohen në llogaritë e degëve të saj të regjistruara në Ishujt Bermuda. Ky studim është mbrojtur edhe nga The Visual Capitalist i cili ka nxjerrë një listë të kompanive më të mëdha të cilat kanë para në llogaritë bankare të degëve të tyre të regjistruara në parajsa fiskale.[5]

04

Numri në Shqipëri dhe bunkerizimi i informacionit.

 Unë i kam kërkuar në janar 2021 QKB që të më jepte një numër të saktë ose të përafërt të këtyre kompanive, në mënyrë që magjistratët gjatë trajnimit të merrnin një informacion të plotë lidhur me këtë çështje. Ia sqarova për herë të dytë QKB se nuk më interesojnë emrat e kompanive, por vetëm numri si dhe faktin se informacioni më duhej për ta përcjellë tek ju. Në një datë tjetër, QKB më kërkoi që të bëja një aplikim të ri kësaj rradhe me pagesë për këtë informacion. Por edhe pas bërjes së aplikimit ende ky informacion nuk ka ardhur edhe pse kanë kaluar muaj. Kjo në skenarin më të mirë prej druajtjes së diskursit të fundit publik mbi kompanitë offshore që kanë përfituar kontrata shtetërore dhe në skenarin më te keq atë të fshehjes.

Fshehja e ketij informacioni mbi numrin e kompanive dhe refuzimi per te me informuar mua dhe publikun, si deshtimi i qeverise mbi berjen trasparente te përfituesit fundor, sipas ligjit qe vetë e miratuan vitin e kaluar tregon se stigmatizimi dhe lidhjet me politiken nuk mbarojne ketu.

Sipas “Pandora Papers” në Shqipëri jane 13 kompani te rregjistruara në parajsa fiskale, por për shkak të informacionit që kam si ekspert i tregut privat, numri është minimumi 20-30 herë më i lartë. Arsyet se përse nuk publikohen emrat e pronarëve përfitues fundorë, do i trajtojme në artikullin e ardhshëm.

*Pjese nga libri :”Të bëhesh  një jurist i mirë” dhe nga cikli i leksioneve të mia me Magjistratët 2020-2021