Kërkohej në Itali, arrestohet dibrani që fshihej prej dhjetë vitesh në Shijak

270
Sigal

Blerim Troca, nga Dibra është arrestuar nga policia pasi prej dhjetë vitesh kërkohet nga Interpoli.

Ai është arrestuar në Shijak ku qëndronte i fshehur prej dhjetë vitesh.

Troca ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata e Santa Maria në Itali për “marrëdhënie me dhunë me të mitur”.

Tashmë pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ku do të vuajë dënimin e vendosur nga togat e zeza në Itali.