Pali Nito: Shkolla e Pashaliman, qendra e edukimit detar

1008
Sigal

Si iu përgjigj ashpër Kundëradmirali Hito Çako rreshterit|: Dorën duhet të ta jap unë i pari

Shkolla e Instruksionit të Pashalimanit qendra ku u përgatitën yjet e detarisë ushtarake shqiptare

Për jetën dhe veprimtarinë politiko-luftarake dhe heroike FLD-se kanë folur shumë kuadro veteranë e drejtues të saj, ku do të veçoja të paharruarin, legjendarin dhe emblemën e flotës Shqiptare kundëradmirali Abdi Matin, të respektuarin dhe pasuesin e denjë kundëradmiralit, kapitenin e rangut të parë Qamil Podën ,kapitenin e rangut të dytë dhe shefin e shtabit të flotës dhe veteranin e asaj marke plani i cili ndonëse investoi shumë për forcimin dhe modernizimin e flotës dhe si për ironi të fatit pak, madje aq pak sa nuk i dhanë as gradën e kapitenit të rangut të parë ndonëse meritonte me shumë.

Detaje dhe fragmente interesante

Në këtë artikull vendosa te shkruaj, të jap detaje dhe fragmente interesante për shkollën e instruksionit të flotës në bazën e Pashalimanit e cila ka meritën dhe kontributin e jashtëzakonshëm ne përgatitjen dhe aftësimin e mijëra e mijëra marinarëve për afro pesë dekada që do të shërbenin në anijet, nëndetëset, pikat sinjalo-vrojtuese, repartet, bazat detare dhe shtabet e flotës. Duke qenë kursant në këtë shkollë në retrospektivë dhe me nostalgji kujtoj dhe njëherazi nënvizoj se në këtë shkollë zbatohej me rigorozitet, rregull dhe disipline të hekurt, një program mësimor tejet i larmishëm me lëndë e specialitete të ndryshme si: përgatitje politike, histori dhe praktikë dhe vozitje detare, përgatitje zjarri, rreshtore, përgatitje fizike, kundër kimike si dhe një sërë specialitetesh të tjera për tu përgatitur denjësisht si radistë, radiotelegrafist, akustik, radiometristë, elektricist, hidroakustikë, motorist, sinjalistë, bocman etj. Shkolla e instruksionit për afro 5 dekada ka përgatitur mijëra e mijëra specialistë dhe profesionistë që i kanë kontribuar edhe ekonomisë së vendit paso marinarët mbas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak prej 4 vjetësh kishin fatin dhe privilegjin që të punësoheshin sektorë edhe degë të ndryshme e të ekonomisë, në industrinë e naftës, në uzina e fabrika, rafineri, në flotën tregtare, në postë-telegrafë, në bujqësi etj.

Në përgatitjen profesionale të kësaj armate specialistësh kanë një kontribut të jashtëzakonshëm kuadrot e shkollës së instruksionit si Shaqir Kapexhiu komandant i shkollës Izet Veçani shef i stërvitjes së shkollës Skënder Shtylla, Daut Meta, Dilaver Hoxha si dhe shumë nënoficerë e specialistë të tjerë të cilët me përkushtim dhe impenjim e mobilizim maksimal, me aftësinë e tyre profesionale, me kërkesë, rregull dhe disiplinë shembullore e rigoroze përçuan dije dhe kulturë teorike e profesionale në masën e gjerë të kursantëve dhe marinarëve duke përgatitur breza të tërë në shërbim të mbrojtjes së atdheut në përgjithësi e të ujërave tona territoriale në veçanti.

Nuk është aspak rastësi që nga kjo shkollë dolën dhe kuadro drejtues që shërbyen me devotshmëri, besnikëri dhe ndershmëri, impenjim, përkushtim e mobilizim maksimal jo vetëm në ushtri por edhe në tërësi. E kam në librin tim ”Rruga e jetës time” ecurinë e karrierës ja dedikoj në një masë të konsiderueshme pikërisht kësaj shkolle ku u përgatita si radiotelegrafist ku shërbeva në shtabin e flotës si radist për më shumë se tre vjet. Se kjo shkollë ndikoi dukshëm në formimin disiplinor ushtarak, ideologjik, politik, edukativ dhe kulturor.

Kundëradmiral Hito Çako

Për rregullin edhe disiplinën e rreptë në zbatimin rigoroz të kërkesave të rregulloreve. Po rrëfej një episod, ndodhi dhe detaje. Ishin duke zhvilluar stërvitje rreshtore për rreth ambienteve të shkollës, kur befas u drejtuar drejt nesh komandanti i flotës Kundëradmiral Hito Çako i shoqëruar nga komandanti i shkollës, kapiteni i rangut të tretë Shaqir Kapexhiu. Rreshteri, komandanti i skuadrës kur pa se kundëradmiralit po vinte drejt nesh ashtu rëndë-rëndë e me gjoksin përpara mbushur me dekorata dha komandën: “skuadra ndalo veprimet!” dhe me hap rreshtor dhe i pushtuar totalisht nga emocionet dhe impresionomi i paraqiti forcë kundëradmiralit dhe mbasi dha komandën qetësohu sipas urdhrit të eprorit i jep dorën këtij të fundit por kundëradmirali i tha: Jo rreshter se me këtë veprim ke shkelur rregulloren, dorën do ma japësh kur ta jap unë i pari dhe rreshterit të gjorë i mbetet dora shtrirë, u turpërua dhe u skuq vesh më vesh nga veprimi strikt dhe aspak njerëzor dhe qytetar e fodullë i kundëradmiralit.

E solla këtë shembull si një fakt për të treguar rregullin dhe disiplinën e lartë që zbatohej në këtë shkollë por edhe ashpërsinë, fodullëkun, arrogancën dhe brutalitetin e oficerëve madhorë sepse nuk do bëhej hataja që ti jepej dora rreshterit e në fund ti thuhej mos e bëj më këtë veprim sepse përben shkelje të rregullores.   Duke qenë person okular i atyre viteve heroike në bazën ushtarake të Pashalimanit në retrospektivë kujtoi se përditë e në vazhdimësi nga Moska e largët ngriheshin në qiell, re të zeza që paralajmëronin për furtunë dhe stuhi edhe më të acarta politike, ideologjike dhe ushtarake midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik ku në qendër të vëmendjes do të ishte pikërisht baza ushtarake e Pashalimanit.

Profecitë parashikuese do të vërtetoheshin

Dhe nuk vonoi shumë dhe profecitë parashikuese do të vërtetoheshin në ditët në vazhdim por me intensitet, ashpërsi, arrogancë e brutalitet të lartë nga ana e Sovjetikëve e që u pasuan me ballafaqime, incidente e përplasje të ndryshme që kulmuan me sabotime sidomos në teknikë dhe aparatura, veçanërisht në ndërlidhje, djegie dhe asgjësimin dhe zhdukjen e literaturës e cila ishte e gjitha në gjuhën ruse deri edhe në konflikte dhe përplasje fizike midis marinarëve e qe dirigjoheshin e zbatoheshin me mjeshtëri nga sovjetiket.

Gjithë kjo veprimtari armiqësore antishqiptare vazhdoi deri më 15 qershor të vitit 1961, kur sovjetikët u shporrën me turp e pa lavdi nga baza ushtarake e Pashalimanit. Me largimin e këtyre banditëve, shkolla e instruksionit, komanda, kuadrot komanduese e mësimdhënës punuan të qetë dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie, patriotike e atdhetare e me disiplinë të lartë në përgatitjen, aftësimin dhe formimin profesional të kontingjenteve që do të shërbenin më pas me të gjitha luftanijet dhe repartet e flote luftarake detare.

Në përgatitjen profesionale të kësaj armate specialistësh kanë një kontribut të jashtëzakonshëm kuadrot e shkollës së instruksionit si Shaqir Kapexhiu komandant i shkollës Izet Veçani shef i stërvitjes së shkollës Skënder Shtylla, Daut Meta, Dilaver Hoxha si dhe shumë nënoficerë e specialistë të tjerë të cilët me përkushtim dhe impenjim e mobilizim maksimal, me aftësinë e tyre profesionale, me kërkesë, rregull dhe disiplinë shembullore e rigoroze përçuan dije dhe kulturë

Duke qenë person okular i atyre viteve heroike në bazën ushtarake të Pashalimanit në retrospektivë kujtoi se përditë e në vazhdimësi nga Moska e largët ngriheshin në qiell, re të zeza që paralajmëronin për furtunë dhe stuhi edhe më të acarta politike, ideologjike dhe ushtarake midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik ku në qendër të vëmendjes do të ishte pikërisht baza ushtarake e Pashalimanit.

Pali Nito
Ish-marinar i atyre viteve.