Prof. Dr. Kastriot Islami: Destabiliteti u krijua nga masakra zgjedhore, që pengoi rrotacionin

270
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gjendja e rënduar në ekstrem e rendit dhe qetësisë publike, vrasjet makabër në Jug e Veri, betejat për larje hesapesh, nuk janë as çështje e ndarjes së rërës, as nuk mund të ndreqet me disa makiazhe në polici, madje as në qeveri, sepse gjithë kjo e keqe është sinjal i qartë alarmi i destabilitetit, që u krijua nga masakra zgjedhore, që pengoi rrotacionin, që do të sillte stabilitet.

Është mesazhi, që vjen nga të gjithë ata që blenë votat e kërcënuan votuesit, të cilët pas vjedhjes së zgjedhjeve kërkojnë haraç, kërkojnë shpërblimin për masakrën, që kryen  dhe mesa duket ky është fillimi i tmerrshëm i krijimit të “zonave mafioze”, pronarët e të cilave janë miqtë e shokët e ngushtë të urdhëruesve të masakrës zgjedhore, që shpërblimin këtë rradhë e kërkojnë përmes fitimit/grabitjes së pronave në Bregdet pa pyetur kush është pronar, madje, duke kërcënuar edhe oligarkët politikë, që u premtuan se vjedhja e zgjedhjeve, do të shpërblehet me kthimin e tyre në pronarë  të zonave me leverdi.

Miq të nderuar, mos u sorrollasni me arsyetime, që kërkojnë t’ju mashtrojnë, sidomos ato të medias mjerane dhe të paguar me paratë e korrupsionit e të krimit, që përpiqet t’ju mbushë mendjen se e gjithë kjo është çështje e një “sherri për rërën e plazhit”, i cili zgjidhet lehtësisht po të hiqet Voltana e të vijë Pjerini?! As me arësyetimet e krahut ekstrem të pinjollëve të tipit Rama e Balluku, që përpiqen t’ju mashtrojnë, duke deklaruar se fajin e ka e gjithë klasa politike, meqënëse të gjithë janë njëlloj të këqinj, duke i hapur rrugën të qëndrojë sa më gjatë në pushtet ky sharlatan, që është se ky, është një i keq mes të gjithë të këqinjve. A e kuptoni sa të marrë që janë, kërkojnë t’ju mashtrojnë në mënyrë të trashë, duke ju ofenduar edhe inteligjencën! Turp e neveri!