Kongresmeni republikan Lee Zeldin i dërgon letër DASH-it: Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur

83
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Një ditë pasi pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur non grata ish- kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, kongresmeni republikan Lee Zeldin, i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit, për informacione më të detajuara mbi këtë vendim. “Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken, sot gjatë një seance dëgjimore në Komisionin i Punëve të Jashtme, kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH-it, në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detajuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë çështje. ” – thuhet ndër të tjera në letrën, që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Letra

I dashur ndihmës sekretar i përkohshëm Durakoglu. Kohët e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione kundër ish- presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke përmendur përfshirje në korrupsion domethënës. Nën këto sanksione, Berisha, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk iu lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken sot, gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin i Punëve të Jashtme, kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detajuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë çështje. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështje të rëndësishme. Pres me padurim përgjigjen tuaj.