Nexhip Vinçani “PRO apo KUNDRA” dhe libri “Krimet e komunizmit”

2062
Sigal

Me cilësimin si Kriminelë Lufte, pa përjashtim, të udhëheqësve patriotë të forcave partizane shkaktohet një dëm i pallogaritshëm në unitetin e popullit

Nga: Maksi Vinҫani (nip i Gjeneralit)

Ky shkrim është bërë rreth dy muaj më parë, në një kohë kur gëlonin opinionet me vlerësimet për listën tek libri “Krimet e komunizmit” e në disa diskutime u përfshi dhe emri i xhaxhait tim N. Vinҫani; Në atë kohë ndoqa pikpamjen e fëmijëve të tij: “Le ta lenë të qetë Nexhipin, atje ku është” e nuk e postova, por mbeti në nivelin e një “monologu” personal. Në vazhdim, nëpërmjet një mikut të përbashkët, i telefonova Z. Ҫ.H autorit të librit e i propozova një takim për një kafe miqësore, me qëllim njohje reciproke, ku mund të këmbenim nga afër mendimet me njëri tjetrin. Z. H pranoi ftesën time me kënaqësi. Për arsye praktike nuk e kemi realizuar takimin deri tani, por besoj se do realizohet së afërmi. Ndërkohë një gjykim më i gjerë më imponon idenë se Nexhipi dhe sidomos vepra e tij, nuk i përket vetëm familjes, por më gjerë; e parë si pjesë e historisë. Prandaj vendosa ta paraqes shkrimin në publik, duke e konsideruar si një obligim ndaj njerëzve të mi që nuk janë sot në jetë, por dhe si një shërbim modest për të nxitur gjykimin e ekuilibruar mbi mënyrën e të konceptuarit e të vlerësuarit të historisë. Shkrimi paraqitet ashtu siç u shkrua në atë kohë, por tashmë në formën: “Letër e hapur”.

E vërteta e Luftës partizane, sipas meje

 

Fillimisht dua të sqaroj se, personalisht bëj pjesë në atë kategori që mendojnë se lufta partizane u manipulua me paramendim nga E. Hoxha me ndihmën e jugosllavëve, për të siguruar pushtetin e mbas Luftës. Kjo, duke shfryëzuar dhe shpërdoruar motivin e vërtetë të pjesëmarrjes masive të popullit patriot si: Rezistenca ndaj pushtimit të huaj por edhe për një jetë më të mirë. Ndër kohë jam i mendimit se edhe grupimet e tjera (jo partizane) vepruan me mënyrë respektive. Në arenën e këtyre zhvillimeve pati dhe veprime të padëshiruara nga të dy palët. Por, sipas mendimit tim, këto nuk e errësojnë në asnjë mënyrë sakrificën dhe kontriboutin e pjesëmarrësve dhe patjetër, të udhëheqësve të rezistencës e jam kryekëput kundra me disa vlerësime në librin tuaj që këta shqipëtarë pa përjashtim, të emërtohen kriminelë. Për më tepër, kjo bëhet thjesht duke rrjeshtuar në libër, listën e drejtuesve të formacioneve partizane me funksione, kryesisht nga batalion e lart e duke i futur të gjithë në një kallëp, me gjykimin se udhëheqësit e formacioneve partizane (paralel me lufën kundër pushtuesit), kontribouan për të ardhur në pushtet një regjim që rezultoi fatal për Shqipërinë; duke bërë aluzion se gjithë këta udhëheqës pa përjashtim, janë bashkëfajtorë dhe po aq përgjegjës, sa E.Hoxha me stafin e tij. Sidoqofë përsa i përket vlerësimit analitik të ideve që përcjell libri juaj nuk do ndalem, mbasi për temat në fjalë, janë prenoncuar e do të shprehen edhe në të ardhmen njerëz kompetentë, në mënyrë shkencore, pa paragjykime e të pa influencuar. Unë nga ky libër veçova dhe interesohem për njërin nga personat e familjes time, Nexhip Vinçani, i cili ka qënë udhëheqës në formacione partizane, më pas oficer i lartë në Ushtrinë Shqiptare e në vazhdim u persekutua. Ju keni sqaruar në libër se kriteri juaj për përfshirjen në listën për krimet, ëshë përgjegjësia personale dhe jo kolektive.

Ku e patë ju në rastin në fjalë përgjegjësinë personale të Nexhipit?

 

Po ashtu në mënyrë selektive (dhe pa asnjë lidhje me objektin), citoni oficerin britanik Smail, i cili nuk e vlerëson N. Vinçanin si drejtues ushtarak por si guerilas. Me këtë logjikë ju merrni vendimin për ta shënuar me bold (për ta nxirë) emrin e tij të nderuar duke e cilësuar kriminel; për më tepër përdoret për kopertinë dokumenti ku duket emri i tij, si ekzemlpari më i përzgjedhur për të përcjellë në opinion idenë e librit. Ky trajtim subjektiv nga një institucion (supozohet apolitik), ka pezmatuar familjen e tij (dhe jo vetëm).

 

Ne jemi krenarë që e kemi patur njeriun tonë

 

Sipas pikëpamjes sonë, në studimet e institutit tuaj ëshë bërë një punë e lavdërueshme për seleksionimin dhe paraqitjen e dokumentave historike, por hartimi dhe bashkëngjitja e listës në këtë libër ëshë gabim (ky mund të ishte objekt i një gjykate). Kjo i tejkalon atributet e misionit që i ëshë ngarkuar institucionit tuaj (ndoshta dhe vetë krijimi i këtij instituti është gabim e do të ishte më e udhës të kishim një institut me objekt: Pasojat e krimeve të Luftës nga të gjithe aktorët e saj, vendas apo pushtues). Me cilësimin si Kriminelë Lufte, pa përjashtim, të udhëheqësve patriotë të forcave partizane dhe duke vlerësuar si gabim rezistencën patriotike të gjithë atij populli shqipëtar që mori pjesë në këtë Luftë (qofë dhe vetëm të komunisëve), shkaktohet një dëm i pa llogaritshëm në unitetin e popullit, që synon (besoj pa dashje, por si rezultat), të ndjehen keq e t’i mbajë larg nga blloku demokrat pasardhësit e këtyre njerëzve, e të bëhen “pre” apo të “gjejnë strehë” në gjirin e ekstremisëve të komunizmit; të cilët (pasardhësit) sigurisht nuk do t’i marrin parasysh. Përsa i përket veprimtarisë, pastërtisë e formimit patriotik e ushtarak të njeriut tonë të nderuar Nexhip Vinçani; në fondet arkivale, në shkrime nga personalitete shqiptarë apo të huaj gjenden të dhëna e dokumentea të shumta që vërtetojnë të kundërtën e asaj që përpiqeni ju të kaloni në publik. Nexhipin tashmë e ka vlerësuar populli e historia.

  1. Hoxha nuk e konsideroi asnjëherë Nexhipin si “njeriun e tij”.

 

Distancimi i Nexhipit (sigurisht brenda rrethanave të kohës) nga qëllimet e E. Hoxhës, për shpërdorimin e idealeve të pastra patriotike mbi të cilat u përfshi populli në atë lëvizje, solli si pasojë persekutimin e tij. Gjykoj, me këtë rast, se në vetvehte fakti i persekutimit (kjo në përgjithësi), jo gjithëmonë ëshë i barazvlefshëm me të qënit desident (viktimë, po), ndërsa të persekutuarit për shkak të ideve mund të quhen, martirë. Për persekutimin e tij disponojmë plot dokumente e dëshmi, por nuk do të merremi me këto, duke menduar se ka plot viktima e raste të tjera, shumë më të dhimbshme.

Së fundi: Rreth temës në fjalë, këtë periudhë janë prenoncuar nga të dy krahët, shumica duke shprehur ato që mendojnë realisht, por një pjesë nisen nga qëllime të tjera. Disa, duket se nuk ndjehen aq krenarë për qëndrime apo veprime e të parëve të tyre . Por edhe nga pala tjetër, një pjesë që kanë me të vërtetë “kusure” (sidomos në periudhën e mëvonshme), mbajnë qëndrim ‘kundra’, nisur nga motive të tjera: Meqënë se në lisën t’uaj ndodhen gjithë ata shqiptarë, të cilët me të vërtetë kanë nderuar vehten, familjen dhe Atdheun (gjatë Lufës e më vonë), të tjerë që nuk mund të mburren për të njëjtën arsye; synojnë të fshihen pas tyre, duke u “përzier” me kategorinë e lavdishme dhe duke vënë shënjën e barazimit, u dalin në “mbrojtje”. Nuk na nevoitet “mbrojtja” e tyre, sepse kështu i përdorin për interesat e veta. Ndërkohë, mendoj se trajtimi i temës në fjalë nuk duhet të kthehet në objekt shfrytëzimi politik, mbasi kështu do provokojë përҫarjen e shoqërisë, gjë kaq e dëmshme në sfidat që ka përpara Shqipëria. Pasardhësit nuk ka pse të kenë as merita dhe as përgjegjësi për veprimtaritë e të parëve, të të gjitha drejtimeve; veprimtari këto, që në fund të fundit, pasqyrojnë pjesë të historisë sonë. Meritë apo përgjegjësi do të ishte vlerësimi objektiv i të kaluarës.