Basha: Sapo të vijmë në pushtet, operacion i padëgjuar për koncesionet dhe zyrtarët, asnjë nuk do shpëtojë

448
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se që në ditën e parë që do të vijnë në pushtet do të hetojnë zyrtarët, kontratat koncesionare apo entet që sipas kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.

Politikat kriminale të Ramës por vrasin edhe politikën. Sot e gjithë kupola e PS-së është e kapur nga krimi. Nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër korruptive. Për mua për PD-në dhe demokratët, zhdukja e grupit të oligrarkrve është një emergjencë. Që në ditën e parë të qeverisë ne do të marrim një operacion të padëgjuar më parë për një hetim të imtësishëm për hetim për të gjithë veprimtarinë kriminale të qeverisë. Hetim i korrupsionit të niveleve të larta, çdo koncesion, çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale. Çdo ent dhe kompani private apo publike, çdo person privat dhe publik që është përfshirë në këto afera do të hetohet.  Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja, do të zbulojmë destinacionin e parave të marra nga buxheti. Asnjë nuk ka për të shpëtuar. Paratë e shqiptarëve kanë përfunduar në Qipro, në Singapor apo Romë do ju kthehen shqiptarëve. “,  u shpreh Basha.