Neobankat, mashtrimi dhe PPP/ Prof. Dr. Alqi Naqellari dhe Adriatik Matelli : Galbraith me spekullimet financiare, në shqip nga Prof. Arben Malaj.

300
Sigal

Në hartimin e këtij shkrimi u shfrytëzua libri “Një histori e shkurtër e financave euforike” dhe një sërë materialesh dhe autorësh nga interneti.

Së fundi, doli në qarkullim në gjuhën shqipe ese-ja e ekonomistit të shquar amerikan Akademik Prof. John Kenneth Galbraith “Një histori e shkurtër e financave euforike” nga Profesor Arben Malaj. Është libri i dytë në gjuhën shqipe i ekonomistit amerikan pas librit “Historia e ekonomisë” të sjellë nga Profesor Gramoz Pashko. Për botimin e tij në shqip Prof. A.Malaj ka marrë miratimin e Prof. James K. Galbraith, djali i Prof. Galbraith. Libri vjen në një kohë kur gjithnjë e më shpesh po flitet për mashtrimet financiare, për spekullimet financiare, për flluckat, për kriptomonedhat dhe neobankat, për covid-19, për PPP-të etj. Është një periudhë që ka shumë prurje në këtë fushë, sepse fenomeni i spekullimit është një fenomen që për vetë natyrën e shoqërisë njerëzore harrohet shpejt.

Ky libër ka marrë me dhjetra vlerësime nga personalitete të kohës. Washington Post book word thekson: “Me mënçuri, aftësi dhe zgjuarsi të pakrahasueshme, ekonomisti me famë botërore John Kenneth Galbraith gjurmon historinë e episodeve kryesore spekulative në ekonominë tonë gjatë shekujve të fundit. Ekspozimi i mënyrave në të cilat njerëzit normalisht të arsyeshëm shfaqin sjellje të pamatura në ndjekje të fitimit. Galbraith pohon se kujtesa jonë financiare “famëkeqe e shkurtër”është ajo që krijon kushtet për kolapsin e tregut. Duke i njohur këto shenja dhe duke kuptuar se çfarë i shkakton ato, ne mund të ruhemi nga recesionet e ardhshme dhe të kemi një kontroll më të mirë mbi fatin financiar të vendit tone (dhe tonin).

Pikëpamja e gjatë historike e Galbraith është freskuese … e lehtë për t’u lexuar dhe argëtuese”

Libri ka vlera të veçanta për disa arsye: të autorit, përkthyesit, përmbajtjes dhe kohës në të cilën del në qarkullim.

Dy fjalë për Profesor Arben Malaj.

 

Përkthyesi dhe përshtatësi në gjuhën shqipe Prof. A. Malaj është një autoritet i njohur në fushën e ekonomisë e të financave. Ka kryer disa kualifikime në SHBA. Është diplomuar për financë në UT, 1997-2005. Ka qenë Ministër i Financave & Ekonomisë& Guvernator në BB të Shqipërisë, nga 1997 -2013 deputet, 2016-2019 anëtar i KM të BSH-së, 2021 anëtar i komitetit drejtues të T4P etj.

-Ka marrë vlerësime nga personatitete të rëndësishme kombëtarë dhe ndërkombëtarë si Rexhep Mejdani, President i Shqipërisë 1997-2002, Michhel Camdessus i FMN-së, Vladimir Kvint Breeton Woods Comite, Juha Kashkonen, shef i Misionit të FMN në Shqipëri në 1997, Secilian Sages i IFC, etj.

-Arben Malaj është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze. Ka mbajtur me dhjetra ligjërata në universitetet amerikane për tranzicionin në Shqipëri.

-Gjuha e përdorur është e thjeshtë dhe e kuptueshme nga të gjithë. Nuk përdor terminologji ekonomike të rënduar të mbushur me fjalë anglisht, por aty shkruhet vetëm shqip, thjesht, bukur dhe pastër. Për këtë arsye kjo ese mund të lexohet me një frymë nga të gjithë.

-Formati i zgjedhur për botim, shkrimi dhe faqosja përbëjnë një risi më vete, sepse ta bëjnë të lehtë leximin.

-Në vitet 1997, pas rënies së firmave piramidale deri në 2005 ka qenë minister i Financave dhe Ekonomisë.

-Autori e ka shoqëruar librin me një parathënie dhe pasthënie për fenomenin e spekullimeve financiare në Shqipëri.

Në këtë mënyrë është një njeri i kompletuar për të marrë përsipër kthimin në gjuhën shqipe të njërit prej ekonomistëve më të shquar amerikanë të shekullit të XX. Jo çdo kush mund të marrë këtë përgjegjësi. Ishte Prof. Gramoz Pashko, i pari dhe sot Prof. Arben Malaj që na e solli Galbraithin me një gjuhë që të duket sikur libri është shkruar në origjinal në gjuhën shqipe.

Kush ishte John Kenneth Galbraith?

 John Kenneth Galbraith ishte një ekonomist me famë botërore. U lind më 15 tetor 1908, Iona Station, Ontario, Kanada – dhe vdiq më 29 prill 2006, Kembrixh, Massachusetts, SHBA. Pas studimeve në Kolegjin Bujqësor Ontario të Universitetit të Torontos (tani pjesë e Universitetit të Guelph; BS, 1931) dhe në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley (Ph.D., 1934), Galbraith, i cili u bë shtetas amerikan në 1937, dha mësim në universitetet e Harvardit dhe Princetonit deri në vitin 1942. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe periudhës së pasluftës, ai mbajti një sërë postesh qeveritare dhe shërbeu si redaktor i revistës Fortune (1943–48) përpara se të rifillonte karrierën e tij akademike në Harvard në 1948. Galbraith shërbeu si ambasador në Indi nga viti 1961 deri në 1963, kur u kthye përsëri në Harvard; ai u bë profesor në 1975. Ishte këshilltar kyç i Presidentit John F. Kennedy, shkruajtës i fjalimeve dhe mik i një sërë presidentësh dhe kandidatësh presidencialë – Adlai Stevenson, John F. Kennedy, Lyndon Johnson, Eugene Mçarthy, George McGovern dhe Edëard Kennedy.J.K.Galbraith është vlerësuar me tituj e diploma nderi nga Univesriteti Harvardit, Oxfordit, Parisit dhe Moskës, ishte President i Akademisë së Arteve dhe Letrave. Presidenti Klinton në  vitin 2000 i akordoi medaljen “Medalja Presidenciale e Lirisë” vlerësim të cilin e kanë marrë shumë pak personalitete amerikane dhe botërore.

 

Galbraith ka shkruar mbi 40 libra.Veprat kryesore të Galbraith përfshinin Kapitalizmin Amerikan: Koncepti i Fuqisë Kundërvepruese (1951), në të cilin ai vuri në dyshim idealin konkurrues në organizimin industrial. Në kritikën e tij popullore për hendekun e pasurisë, Shoqëria e pasur (1958), Galbraith fajësoi “mençurinë konvencionale” të politikave ekonomike amerikane dhe bëri thirrje për më pak shpenzime për mallrat e konsumit dhe më shumë shpenzime për programet qeveritare. Në Shtetin e Ri Industrial (1967) ai parashikoi një ngjashmëri në rritje midis kapitalizmit “menaxherial” dhe socializmit dhe bëri thirrje për ndryshime intelektuale dhe politike për të frenuar atë që ai e shihte si një rënie të konkurrencës në ekonominë amerikane. Ndër shumë vepra të tjera të tij ishin Përplasja e Madhe, 1929 (1955), Ora Liberale (1960), Gazeta e Ambasadorit (1969), Një jetë në kohët tona: kujtime (1981), Anatomia e pushtetit (1983), Ekonomia në perspektivë e përkthyer në shqip me titullin Historia e Ekonomisë: A Critical History (1987) dhe The Culture of Contentment (1992). Atij iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë në vitin 1946 dhe 2000.

John Kenneth Galbraith është ndër ekonomistët më të famshëm, i njohur jo vetëm nga specialistët, por edhe nga të gjithë ata që pyesin për ndërveprimet midis evolucionit shoqëror dhe faktorëve ekonomikë. Ai ka hedhur poshtë hipotezat, aksiomat dhe postulatet e ngushta të shkencës mbizotëruese ekonomike, duke kritikuar analizat tepër thjeshtuese të bazuara në një botë të supozuar ideale që gjeneron zhvillim ekonomik dhe paqe. Robert Eisner, ish-president i Shoqatës Ekonomike Amerikane, i pyetur pse John Kenneth Galbraith nuk e kishte marrë ende çmimin Nobel, u përgjigj me buzëqeshje: ‘Sepse ai është shumë inteligjent’. Ai më pas shtoi: ‘Ndoshta edhe sepse është i lirë, shpirt vërtet i lirë…'(Jacques Fontanel, Fanny Coulomb).

Në bestsellerin e tij të parë, Kapitalizmi Amerikan (1952), Galbraith trajton ndjekjen e politikës ekonomike liberale në një ekonomi, pjesë të konsiderueshme të së cilës dominohen nga firmat e mëdha. Në një ekonomi të tillë, konkurrenca në tregjet për mallra dhe shërbime nuk mund të pritej të arrinte objektivat që i atribuohen asaj nga teoria tradicionale ekonomike. Skema konceptuale alternative e Galbraith kishte implikime si për ekonominë ashtu edhe për marrëdhëniet politike dhe sociale në përgjithësi.Galbraith, si një numër i vogël pararendësish si Joseph Schumpeter dhe John Maurice Clark, pranoi se firmat e mëdha ishin të afta të sillnin përfitime të mëdha në aspektin e inovacionit.

Keynes ishte padyshim ndikimi më i rëndësishëm në të menduarit e Galbraith në fushën e ekonomisë.Por kejnesianizmi i Galbraith u zbut nga qasja e tij strukturaliste ndaj ekonomisë.Shkrimet e tij tregojnë përthithjen e tij të temave të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara, veçanërisht të Institucionalistëve.

Çfarë përmban libri “Një histori e shkurtër e financave euforike”?

 

Libri u shkrua në fillim të viteve ’90 në një kohë kur flluska e bonove të mbetjeve ishte shembur. Është një përmbledhje e shkurtër e krizave të mëdha ekonomike gjatë 300 viteve të fundit. Libri është i shkurtër, i thjeshtë dhe me mendime origjinale. Ky libër bëhet më shumë interesant se “Ngjitja e parave” për shkak të koherencës së temave të tij dhe rëndësisë së tyre për sot. Në rreth 164 faqe në 8 kapituj + parathënie dhe pasthënie, me format 13×20, edhe gjimnazistët mund ta lexonin dhe të përfitonin. Ai vjen nga një perspektivë e ndjeshme e majtë e qendrës, që mungon në peizazhin e sotëm.

Në këtë ese të shkurtër përshkruan krizat kryesore financiare: Tulipmania: një mani irracionale në Evropën Perëndimore për të investuar në bulba tulipanësh, skema e John Law, Kompania e Detit të Jugut, bumi i hekurudhave në SHBA, kriza e vitit 1929 dhe disa momente euforie të shekullit të 20-të. SHBA zënë skenën qendrore në libër si një vend ku së fundit u shfaqën shumë flluska. Galbraith shkruan se historia përsëritet, edhe pse çdo episod i ri i euforisë është me sa duket i nxitur nga një risi tjetër, arsyeja e vërtetë është gjithmonë e njëjta: besime deluzive në mprehtësinë financiare dhe lakminë e dikujt.”Gjeniu financiar është para rënies”. Kuptimi i levave financiare mund të kuptohet vërtet me leximin e këtij libri.

John Kenneth Galbraith me mençuri, aftësi dhe zgjuarsi të pakrahasueshme, gjurmon historinë e episodeve kryesore spekulative në ekonominë tonë gjatë tre shekujve të fundit. Duke ekspozuar mënyrat në të cilat njerëzit normalisht të arsyeshëm shfaqin sjellje të pamatur në ndjekje të fitimit, Galbraith pohon se kujtesa jonë financiare “famëkeq e shkurtër” është ajo që krijon kushtet për kolapsin e tregut. Duke i njohur këto shenja dhe duke kuptuar se çfarë i shkakton ato, ne mund të mbrohemi nga recesionet e ardhshme dhe të kemi një kontroll më të mirë mbi fatin financiar të vendit tone.

Kujtesa financiare është e shkurtër dhe nuk zgjat më shumë se njëzet vjet. Lakmia është një emocion i jashtëzakonshëm në krahasim me kujdesin. Libri i Galbraith-it na paralajmëron me dëshmi historike se flluskat, skemat piramidale dhe mashtruesit nga njëra anë dhe magjistarët sylesh financiarë kanë ekzistuar për më shumë se tre shekuj. Euforia pashmangshmërisht pasohet nga busti, turpërimi, madje internimi apo vetëvrasja.

Eseja paralajmëruese e Galbraith-it duhet  të lexohet nga investitorët. Fokusi i tij është “gabimet e përsëritura në demencë financiare”, episode të pamatura spekulative të nxitura nga lakmia, euforia dhe iluzioni i investitorëve se fati i tyre i përkohshëm i mirë është për shkak të mprehtësisë së tyre financiare superiore. Ekonomisti i njohur i Harvardit tregon një seri “fluturimesh drejt çmendurisë masive”, nga spekulimet e egra në bulba tulipanësh në Holandën e shekullit të 17-të, deri në rrëzimin e tregut të aksioneve të SHBA-së në vitin 1929, maninë e bashkimeve dhe blerjeve të viteve 1980, kursimet dhe huatë. Duke i krahasuar këto kriza, ai gjen tipare të përbashkëta të përsëritura, të tilla si evazioni i realiteteve të vështira, instrumente të reja financiare, që supozohet të jenë me një risi mahnitëse dhe borxhe që u bënë rrezikshmërisht jashtë shkallës në lidhje me mjetet bazë të pagesës, shkurt leva financiare, mashtrimi masiv dhe kokaturku. Dy të parat përfaqësojnë ngritjen e bollshme; kjo e fundit, zbërthimi në panik. Ilaçi i propozuar prej tij është “skepticizmi i shtuar” nga ana e investitorëve dhe publikut.

Argumentet qendrore të librit janë këto:

1) Tendenca e zakonshme (dhe veçanërisht amerikane) për të lidhur inteligjencën me pasurinë e madhe është shpesh e çuditshme. Pasuria e madhe (por jo pasuria e moderuar) është ndoshta më e lidhur me fatin dhe mashtrimin.

2) Kujtesa financiare është e shkurtër… në mënyrë tipike katastrofat financiare dhe shkaqet e tyre harrohen në rreth 20 vjet, nëse jo më shpejt.

3) Nuk ka gjëra të tilla si risi vërtet të reja financiare. Kur një risi financiare është e re, zakonisht do të thotë se po krijohet një makinë publicitare dhe se një flluskë po fryhet.

4) Zbulimi financiar është i varur dhe madje mund të thithë njerëz të zgjuar.

Disa ide kryesore:

1) Personi mesatar beson se njerëzit me pasuri të madhe (ose që menaxhojnë pasuri të madhe) janë të pasur për shkak të intelektit të tyre superior. Kur një person mesatar bëhet më i pasur gjatë një euforie, ai gjithashtu priret të besojë se pasuritë e reja janë produkt i mprehtësisë ose intuitës së tij superiore.

2) Euforitë përfundojnë në një kohë të paparashikueshme, dhe gjithmonë në një përplasje, asnjëherë butësisht.

3) Euforitë përkojnë me ngritjen e një risie të supozuar financiare që justifikon pjesërisht rritjen e çmimeve dhe vlerësimeve. Megjithatë, shumë pak inovacione të vërteta ndodhin ndonjëherë, dhe shumica e këtyre risive të dukshme përfshijnë krijimin e borxhit.

4) Përplasjet pasohen nga zemërimi, akuza dhe koka turku. Analiza e përplasjes rrallë fajëson marrëzinë, lakminë dhe mendjemprehtësinë e njerëzve që drejtuan flluskën, për dy arsye.

Së pari, bie ndesh me supozimin se pasuria është e lidhur me inteligjencën.

Së dyti, tregu supozohet të ketë gjithmonë të drejtë.

5) Përveç edukimit të njerëzve për prirjet e tyre të sjelljes dhe procesin e euforisë, nuk mund të bëjmë shumë. Më shumë rregullim nuk është domosdoshmërisht zgjidhja.

Analizën mbi manitë e Detit të Jugut, Tulipanët, përplasja e viteve 1929 dhe 1980 mund ta përmbledhim:

1) Manit janë pjesë përbërëse e tregjeve financiare. Dikush mund t’i lundrojë ato, por ato nuk mund të shmangen.

2) Ekziston tek ata që duket se kanë besueshmëri dhe kërkojnë risi të reja financiare.

3) Emocionet themelore të”gjërave vetëm rriten” është shenja e parë e manisë.

4) Mania nuk i atribuohet kurrë publikut dhe entuziazmit të tij, ajo i atribuohet vetëm disa individëve/faktorëve të jashtëm (më pak).

Galbraith në shkrimet e tij njihet si parashikues. Përplasja e tij e madhe e 1929-ës është një shkrim i shkëlqyer përshkrues dhe ky libër i shkurtër është një tjetër refren mbi temat e tij. Referencat për z. Donald Trump do të duken gjithashtu parashikuese. Në vitin 1990, z. Galbraith po shkruante për Trumpin si një biznesmen të dështuar i mbështetur nga bankierë që duhet ta dinin më mirë; 30 vjet më vonë, ai tani është një politikan i hutuar dhe i heshtur, nga humbja e zgjedhjeve të fundit, i mbështetur nga votuesit e tij besnikë.

Disa konsiderata nga personalitete botërore në vite të sjella nga autori:

-“Secili nga ne individualisht është mjaftë i arsyeshëm dhe i ndjeshëm, ndërsa si pjesë e turmës ai bëhet menjëherë “kokëngjeshur”, turma e konverton individin nga një qënie e vetëdijshme dhe e arsyeshme, në një qenie të trashë, për budallallëkun e secilës, edhe vetë Perënditë debatojnë kot së koti”.(Freiderik Shiler).

-“Spekulantët mund të mos jenë të dëmshëm, si flluskat në një rrjedhë të qetë të sipërmarrjes. Por situatA vështirësohet kur ndërrmarja vetë bëhet flluckë në një vend spekullimesh”(Xhon Meinard Keinin, “Teoria e përgjithëshme e interesit, punësimit dhe parasë”.)

-“Unë mund të llogaris lëvizjen e trupave, por nuk mund të mas marrëzinë njerëzore”. (Sir Isac Neëton).Ai humbi 20000 pound, sot më shumë se 1 milionë dollarë.Në këto spekullime financiare ka humbur miliona edhe Profesori Irving Fisher, një nga hartuesit dhe përfaqësuesit e teorisë monetariste, detyrime që u shlyen nga universiteti Yale.

Përfundimisht, libri i shkurtër letrar i John Kenneth Galbraith mbi spekulimet financiare dhe pashmangshmërinë e katastrofës ekonomike të mëvonshme pretendon se kolapsi shkatërrues financiar është ndërtuar në sistemin e sipërmarrjeve të lira – një ide po aq intriguese sot sa ishte kur ky libër debutoi në mesin e viteve 1990. Ekonomisti i famshëm i ndjerë e mbylli këtë traktat me një pyetje rrënqethëse: “Asnjeri që përfundon një ese si kjo nuk mund t’i shpëtojë pyetjeve të tilla: kur do të vijë episodi tjetër spekulativ dhe në çfarë fushe do të rishfaqet- në pasurinë e patundshme, tregun e letrave me vlerë, në art, në automobilat antikë? Dhe asnjeri nuk mund t’u përgjigjet këtyre pyetjeve; asnjeri nuk e di, dhe kushdo që merr guximin të përgjigjet nuk arrin të kuptojë që këtë nuk e di. Vetëm një gjë është e sigurtë: episode të tilla do të ketë. Budallenjtë, siç është thënë me kohë, herët a vonë, do t’i humbin paratë e tyre…. Kështu ka ndodhur gjatë shekujve, kështu do ndodhi edhe për një kohë të gjatë. Tani të gjithë e dinë shumë mirë përgjigjen e kësaj pyetjeje”.

Në mënyrë alarmante, sipas Galbraith, mundimet, që ekonomitë kapitaliste po përjetojnë tani në mënyrë të zymtë do të përsëriten vazhdimisht. Kushdo që dëshiron të kuptojë ngërçet në sistem – dhe natyrën njerëzore – që do të vazhdojnë të çojnë në rrënojat jashtëzakonisht shkatërruese të trenave ekonomike, duhet të lexojnë librin e Galbraith.

Nëse po kërkojmë burimin e katastrofës së ardhshme financiare, atëherë mos të shikojmë më larg se, miratimi publik i artistëve budallenj, partishmëria, një borxh kombëtar në rritje, shkurtime joserioze të taksave, tarifa joserioze, lehtësim fiskal pa fund dhe një braktisje të shkencës.

Do të shtonim gjithashtu një braktisje të idesë së rrjetave të sigurisë, si versioni i majtë politik që përfshin mbështetjen e qeverisë për të pambrojturit dhe versioni i djathtë politik, që përfshin një kujdes të thellë për njerëzit në komunitetin tonë. Në parathënie e pasthënie Prof. Malaj lajmëron se është duke shkruar dy vëllime për vitet 1992-1996. i urojmë sukses!