Zhvillimet dhe shtrirja që ka marrë Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria “, me veprimtari mbarëkombëtare, ka bërë që të krijojë një konfiguracion të ri që Kryetari i Nderit, Akademiku Rexhep Qosja e ka përcaktuar: “ Që tashmë Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” i ka kaluar kufijtë e etnisë së vetë, ajo është një shoqatë mbarëkombëtare. Për t’iu përgjigjur këtij dimensioni të ri ku krahas shumë intelektualëve, artistëve dhe shkencëtarëve të shquar Lab, Shoqata Labëria ka nderuar dhe shumë personalitete nga trevat e ndryshme shqiptare nga Kosova, Presheva, Mali i Zi, etj. të cilët i kemi pjesëmarrës edhe këtu në Tepelenë në Kuvendin e 7-të të SH.A.K. “ Labëria”. Kemi dy Presidentë “Anëtar Nderi të Shoqatës Labëria” Profesor Rexhep Mejdanin dhe Dr. Alfred Moisiun ish Kryetarin e Kuvendit profesor Servet Pëllumbin dhe sot nderuam me këtë titull dhe President Bamir Topin.
Kemi “Anëtar Nderi të Shoqatës”, “Mirënjohje të Labërisë” dhe “Mik i Shquar i Labërisë “, muzikologët e shquar Shkodran, Ramadan Sokolin dhe Tish Dainë, Aktorët “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, Reshat Arbana dhe Mirush Kabashi. Profesor Rexhep Ukën, Prokurorin Shkëlqim Hajdari, skenaristin Bashkim Kozelin, ish Kryetarin e Preshevës profesor Ragmi Mustafa, shkrimtarin dhe publicistin Berat Luzha nga Kosova, shkrimtarin Ali Daci, nga Mali i Zi, e shumë të tjerë. Ky ridimensionim i shoqatës na detyron që në statut të krijojmë një rregullore për të krijuar një organizëm të ri që i përgjigjet realitetit aktual të shoqatës. Ky organizëm të quhet: “ Forum Nderi i Shoqatës “Labëria”, “ Këshilli i të Urtëve “ku në përbërje të tij do jenë anëtarët e Këshillit kombëtar dhe gjithë të dekoruarit, lab e jo lab nga treva të ndryshme shqipfolëse. Ky forum do funksionojë për çështje të rëndësishme kombëtare, që cënojnë interesat e kombit në të gjitha trevat shqiptare, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Preshevë, Mal të Zi dhe në diasporë.
TË FTUAR
- ALFRED MOISIU
- BAMIR TOPI
- BAJRAM BEGA
- EDI RAMA
- BABA MONDI
- LINDITA NIKOLLA
- SOKOL SADUSHI
- MINISTRE KULTURËS MARGARITI
- ARSIMIT
- ERION VELIA
- ANDI SEFERI
- ANISA SUBASHI
- SKËNDER GJINUSHI
- SHABAN SINANI
- GRAMOZ RUÇI
- ENI ÇOBANI
- ÇIM HAJDARI
- DAUT GUMENI
- ETHEM RUKA
- PETRO KOÇI
- REXHEP UKA
- DEPUTETËT 12 + QARKU GJIROKASTËR
- ARTISTË LUFTAR PAJA
- XHEVAT LIMANI
- BUJAR ASQERIU
- MEHMET PRISHTINA
- BERAT LUZHA
- LABËRI LUZHA
- VLORA
- HIMARA
- GJIROKASTRITI
- MARIN MEMA
- PIRO BREGU
- SHERIF LUSHO
- FATMIR TOÇI
- ARDIAN RESULI
- PËLLUMB XHUFI
- PASKAL MILO
- KUJTIM NANAJ
- ARBEN SALIU
- ARBEN MALAJ
- ALDRIN DALIPI
- BARDHOSH GAÇE
- YLLI KËRÇINI
- ENGJËLL MUSAI
- KASTRIOT BEZATI
- ZHANI CIKO
- FITIM CAUSHI
- ZENO JAHAJ
- MUNTAZ DHRAMI
- ALEKSANDËR ÇIPA
- QARKU VLORË, ERVIS MOÇKA
- FLAMUR MANE PREFEKTI
- ERMAL DREDHA