REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”
ANËTAR NDERI I SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE LABËRIA
I JEPET
PROF. DR. BAMIR TOPI

Ka një karrierë të pasur shkencore, akademike dhe politike. Pasi kreu studimet pasuniversitare në Itali në fushën e Biologjisë molekulare, u vlerësua me gradën Doktor i Shkencave. Për shumë vite, ka drejtuar Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Krahas punës kërkimore-shkencore, ai ka kryer dhe një aktivitet të ngjeshur akademik, në përgatitjen e programeve mësimore në Lëndën e Toksologjisë dhe Farmakologjisë, për studentët dhe pasuniversitarët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, si dhe ka ligjëruar për shumë vjet si lektorë i këtyre lëndëve. Me aktivitetin e tij shkencor, pedagogjik dhe botimeve të shumta shkencore dhe pedagogjike ka fituar Titullin Profesor. Me fillimet e pluralizmit në Shqipëri, u përfshi në politikë te Partia Demokratike ku është zgjedhur tre herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ka mbajtur për dy legjislatura detyrën e nënkryetarit të partisë dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së. Ka kryer detyra të larta shtetërore si Ministër i Bujqësisë dhe President i Republikës të Shqipërisë. Gjatë aktivitetit të tij politik është shfaqur si politikan me profil të moderuar, parimor dhe aktiv në udhëkryqet e politikës, në zgjidhjen e krizave pozitë-opozitë. Ka treguar identitet dhe integritet në mbrojtjen e parimeve për një demokraci liberale.
Kryetari
Prof. Dr. Ago Nezha
Tiranë më 16.12.2023
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI BASHKIAK TEPELENË
VENDIM
35 DATË 29.05.2020
PËR DHËNIE TITULLI NDERI QYTETAR NDERI
I JEPET PROF.DR.AGO NEZHA
ME MOTIVACION:

Për kontribut të çmuar në lartësimin e vlerave atdhetare, etno-kulturore të trevës së Kaonisë dhe më gjerë. Intelektual i shquar, poet, publicist, shkrimtar, studiues dhe gazetar që ka përhapur zërin e së vërtetës për çështjen kombëtare, në mbrojtjen, lartësimin e propagandimin e vlerave madhore të historisë, kulturës, folklorit të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Për organizimin, fuqizimin dhe lartësimin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” “Nderi i Kombit”. Është pionier i organizimit të panaireve, festave të prodhimit dhe konkurseve bujqësore, kombëtare e ndërkombëtare në shumë vende të botës. Mban titullin akademik profesor dhe ka karrierë të gjatë mësim dhënie prej 45 vitesh, ku ka udhëhequr dhjetra teza studentësh për master dhe doktoratura. Është autor i shumë botimeve dhe punimeve shkencore si dhe dokumentarëve bujqësor dhe filmit artistik “Dukati një vend magjik”. Është drejtues dhe anëtar i forumeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka mbajtur disa referate dhe kumtesa në fushën e ekonomisë bujqësore.
KRYETARI I KËSHILLIT KRYETARI I BASHKISË
YLLI ALIKA TËRMET PEÇI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”
ANËTAR NDERI I LABËRISË
I JEPET
Berat Luzha

Për kontribute si gazetar, në gazetën “Rilindja”. Prej vitit 1976, ka filluar veprimtarinë e organizuar ilegale politike për çlirimin e viseve shqiptare në Jugosllavi. Në vitin 1981, është dënuar me 12 vjet burg, nga të cilat i ka vuajtur 9 vjet në burgun famëkeq të Nishit, në Serbi. Është dënuar përsëri, në vitin 1998, me 10 vjet burg, në mungesë, sepse ishte i përfshirë në UÇK. Në vitin 1996 ka formuar Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, e cila ka merita të veçanta për luftën çlirimtare. Gjatë luftës është bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke udhëhequr formimin e dy medieve të luftës, që kanë funksionuar në malet e Kosovës; radion “Kosova e lirë” dhe agjencinë e lajmeve “Kosovapress”. Pas luftës në tri mandate është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, ku është nënshkrues i Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008 dhe një mandat ka kryer detyrën e zv/ ministrit. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i disa shoqatave të tjera .Është autor i disa librave me poezi, historik, monografi dhe publicistik. Familja e tij është shembulli i atdhetarisë.
Kryetari
Prof. Dr. Ago Nezha
Tiranë më,16.12.2023
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”
“MIRËNJOHJE E LABËRISË”
I jepet
Kastriot Bezati, “Mjeshtër i Madh”

Atdhetar, personalitet, historian, muzeolog, studjues me kontribute të veçanta në evidentimin, mbrojtjen e lartësimin e figurave, ngjarjeve dhe institucioneve kombëtare, të vlerave madhore të historisë, artit, kulturës, monumenteve dhe folklorit të shqiptarëve brenda e jashtë Shqipërisë. Ideatori, organizatori dhe autori i ngritjes së Muzeut Memorial “Vëllezërit Frashëri” dhe mbrojtësi mbi baza ligjore nga tjetërsimi antiligjor i Pallatit të Kulturës“Naim Frashëri”në rrethin e Përmetit. Intelektual me kontribute me vlera të veçanta në bashkëpunimin e lartësimin e marrdhënieve atdhetare, kulturore e shkencore midis Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit” dhe Shoqatës Atdhetare Kulturore “Përmeti”.
Kryetari i Shoqatës AK “Labëria”
Prof. Dr. Ago Nezha
Tiranë më, 16.12.2023
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”
PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË
I JEPET
ZNJ. ENI ÇOBANI (SHEHU)

Për kontribut të shquar në fushën e jurisprudencës si Traniere kombëtare mbi çështjet e zgjidhjes të konflikteve, barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, si dhe legjislacionin e BE mbi të drejtat e njeriut. Ka mbaruar shkëlqyeshëm Fakultetin e Drejtësisë, dhe ka bërë disa specializime dhe trajnime jashtë shtetit, në disa universitete europiane: si në Athinë, Ankona, Trieste, Bordo, Kajro dhe Bruksel. Mban titullin e Avokates e fituar nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve. Për shumë vjet ka punuar si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ku ka përgatitur dhe një cikël leksionesh për studentët e së Drejtës, në disiplinën “E Drejta Publike Krahasuese”. Ka kryer disa detyra të larta shtetërore si “Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Aktualisht është te Televizioni “Klan” me Rubrikën “Shihemi në Gjyq”, me interes për zgjidhjen e konflikteve sociale.
Kryetari
Prof.Dr. Ago Nezha
Tiranë më,16.12.2023
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”
PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË
I JEPET
MYRDAR JERA

Për kontribute të spikatura në fushën e artit, kulturës dhe folklorit veçanërisht për polifoninë e trevës së Labërisë. Ka një veprimtari të pasur si organizator, drejtues artistik, realizues i disa reportazheve dhe dokumentarëve me temë nga krahina e Labërisë. Në mozaikun e krijimtarisë së tij si përgjegjës kulture, njihet si libretist, skenarist, publicist, aktor amator, instrumentist, fotograf, kameroman, dhe montazhier dokumentarësh. Është krijues i grupit polifonik “Vatra Labe” e të rinjve të Tepelenës qysh nga viti 2011, si dhe organizator i grupeve të tjera për Labërinë, të cilët janë përfaqësuar me një nivel të lartë artistik në shumë veprimtari folklorike dhe në festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, e më gjerë. Autor dhe organizator kryesor i veprimtarisë: “Java Ali Pasha” në Tepelenë për vitin 2016 e në vazhdim. Në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Labëria” Dega Tepelenë, ka organizuar veprimtari patriotike-kulturore që shërbejnë për edukimin dhe gjallërimin e jetës shoqërore.
Kryetari
Prof.Dr. Ago Nezha
Tiranë më,16.12.2023
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”
PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË
I JEPET
VULLNET SINAJ

Si bir i denjë i Labërisë dhe përfaqësues i një familjeje me tradita të spikatura patriotike e kombëtare, i lidhur ngushtë me vendlindjen dhe përçues i shkëlqyer i vlerave më të mira të kësaj zone. Pjesëmarrës aktiv në proceset politike, me mendime novatore për emancipimin e politikës shqiptare. Gëzon respektin dhe dashurinë e banorëve të Labërisë, por jo vetëm, i angazhuar në dobi të komunitetit, duke vendosur shpesh interesat e qytetarëve para interesave personale. Për shërbimin e çmuar që i ka bërë komunitetit të zonës, duke i qëndruar afër problemeve dhe shqetësimeve të tyre, si një zë i fuqishëm, për t’i përcjellë në Kuvendin e Shqipërisë. Me një kontribut të çmuar në botën e biznesit, në lindjen dhe krijimin e një kompanie, e cila sot është lider në ekonominë e tregut. Ka një kontribut të çmuar në rrafshin shoqëror, mbështetës i aktiviteteve patriotike, kulturore dhe artistike, si dhe përkrahës i përhershëm i aktiviteteve të shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” – “Nderi i Kombit.
Kryetari
Prof. Dr. Ago Nezha
Tiranë më,16.12.2023






















