Mjeksia në kohën e covid-19/ “Amavita” dhe Dr. Agim Karaj, binomi që mban gjallë shpresën dhe risjell jetën tek pacientët

1315
Sigal

Flasin familjarët pas operacionit të rrallë: Duart e arta të Dr.Agimit na risollën lumturinë në familje

 

 Operacionet që nuk mund t’i bësh dot jashtë shtetit për shkak të çmimeve, Dr.Karaj i kryen me sukses në Tiranë. Ja operacioni i rrallë ku pacienti me tumor në qafë përrreth Tiroides, që nuk e kishin marrë përsipër jashtë shtetit  dhe në klinikat kirurgjikale të Shqipërisë, u realizua me sukses të plot në Klinikën  “Amavita”

 Pandemia Covid-19 e cila është përhapur në të gjithë botën sidomos në Shqipëri, në këto muajt e fundvitit po krijon probleme të rënda shëndetësore, kjo dhe për shkak  të mungesave  të trajtimit mjekësor në qendrat spitalore. Problemi qëndron se kjo pandemi nga ana tjetër ka bërë që një pjesë e mirë e sëmundjeve dhe sëmundshmërisë në Shqipëri të anashkalohet e të lihet në harresë. Ndërkohë që dëmi që po  bëhet, është shumë herë më i madh se pasojat që po sjell Covid-19 tek shëndeti. Realisht sipas raporteve ndërkombëtare, Covid-19 renditet si sëmundja e 6 ose 7 përsa i përket vdekshmërisë. Pra janë 6 sëmundje të tjera të cilat po sjellin më shumë vdekje dhe pasoja tek qytetarët sikurse janë: Sëmundjet kardiake, diabeti, hipertensioni, sëmundjet kronike etj. Pikërisht anashkalimi i tyre në pamundësi për t’u trajtuar, të cilat pothuajse janë kthyer në qendra  më tëpër prioritet trajtimin e Covidit, ka bërë që një pjesë e mirë e qytetarëve të zgjedhin spitalet private. Në lidhje për të parë se si është situata në  vend, ku sëmundjet kanceroze, ato të tumoreve, janë po kaq të rrezikshme, madje renditen si sëmundjet e treta në botë për nivelin e lartë të vdekshmërisë dhe pasojave që lenë.

Pikërisht për të parë se si trajtohen në përgjithësi nëpër instanca private, ne shkuam për të vëzhguar kësaj radhe  klinikën “Amavita”, ku në krye të saj qëndron një nga Profesorët më të mirë të kirurgjisë shqiptare dhe sëmundjeve të brendshme, Dr. Agim Karaj.

Profesor, sot pacientët thonë : Nëse do siguri për jetën, besoja shëndetin Dr.Agim Karaj! Çdo të thotë kjo për ju, besim, profesionalizëm, apo të dyja bashkë ?

Ndjen kënaqësi sepse e kemi me pasion punën, e kemi dashur gjithmonë, kam punuar me të sëmurë rëndë gjithë kohën, kam hyrë dhe në operacione të rënda që dikush mund të ma quante  aventurë iniciatën time për të kryer operacionin. Por ne kemi arritur rezultate të shkëlqyera. Unë u bëj thirrje mjekëve që të mos i venë vizën pacientit me idenë se nuk bëhet, por të konsultohen,  pasi ka një dritë jeshile gjithmonë, nëse ke dituri dhe eksperiencë në këtë drejtim. Ne kemi  shpëtuar shumë jetë me këtë parim. Ka disa gjëra që nuk e lejojnë Shqipërinë të zhvillohet në këtë drejtim si konkurrenca, xhelozia, janë konceptete të tjera që e pengojnë njeriun të ecë përpara. Nuk të gjen gjë, nëse konsultohesh më një më të mirë se ti, ose dhe më pak të mirë se ti, shpëton jetë, të paktën merr një mendim të dytë. Unë personalisht konsultohem me ekipin tim, i cili ka eksperiencë, ka mësuar nga unë dhe vendosëm ta operojmë dhe ia dolëm.

Profesor, para pak ditësh ju keni zhvilluar një operacion të veçantë dhe tepër të vështirë. A mund të na thoni se çfarë ishte ky operacion,  e ç’përfaqëson kjo sëmundje?

Pacientja ka një ndër kanceret më të rralla të gjendrës së tiroideve, të cilat kanë një ndjekje të veçantë, një operacion të veçantë në rast se duhet  hequr e gjithë gjendra tiroide, nga të gjithë gjendrat e qafës. Është operuar në spitalin “Nënë Tereza”, nuk kanë arritur ta kryejnë. Me një fjalë është lënë e pashpresë. Ka shkuar tek “Hygeia” , është një mjek që mbahet si nga më të mirët në kirirgjinë e qafës dhe të kokës, por dhe ai ka hequr dorë. Ka bëre xhiro të mëdha. Bënte një kurë në onkologjik që nuk i jep fare efekt në këtë rastin specifik për të cilin po flasim.

Ekipi ynë ka një eksperiencë shumë të madhe në tumorin e qafës. Mund të them që jemi  shumë të mirë në këtë drejtim. Ne kemi pasur dhe raste si ky lloj kanceri, që e theksoj, është një kancer shumë i rrallë.

Përbën 4 % të të gjithë kancereve të tiroides. Pra e anlizova mirë, vendosa që me kirurgjinë tonë kjo mund të  arrihet. Pasi nuk mund të gjykosh vetëm  me disa analiza dhe skanerë. Duhet të futesh në betejë  që ta shohësh më konkretisht. Ne u futëm në këtë betejë  dhe ekipi im është shumë i mire, në sajë të kësaj arritëm që ta realizojmë me sukses operacionin, tepër  i vështirë me rreziqë, por arritëm. Tani do të vazhdojmë me terapitë dhe shpresojmë që do të bëhet mirë.

Gabimi këtu është i kolaborimit të mjekëve, sepse mjekët duhet kolaborojnë të mos e lënë të sëmurin të pashpresë. Ne njihemi në kirurgjinë  e qafës dhe kokës. Ishte fat i kësaj që erdhi këtu. Një mjek që unë e kam patur nxënës e drejtoi tek ne,  ai e di se si veprojmë. Operacioni shkoi shkëlqyeshëm .

A e kishit menduar suksesin përpara se ta merrnit  përsipër operacionin?

Unë me sytë e mendjes dhe analizat që bëmë, mendova që mund ta heqim, por nuk veprova si shumë kirkurgë të dëgjuar, që i vunë vizën se nuk bëhet, e kjo e sëmurë ka marrë fund. Kurse  duke gjykuar thellë  nga eksperienca e gjatë që kemi në kirurgjinë e qafës, unë  mendova se mund ta heq, por nuk e vendos me mendime dhe me dorë, duhet futesh thashë në betejë. Kur futemi në betejë e shohim më konkretisht se beteja ishte shumë e vështirë, ama i dilet mbanë.

Patëm hemoragji të madhe, kemi shkuar deri tek vena subklavia që është një venë shumë e rrezikshme edhe arritëm ta ndalojmë hemoragjinë dhe të heqim këtë sëmundje.

Profesor, jemi në një situatë tejet të vështirë prej pandemisë . Si e gjykoni këtë gjendje, sa të rrezikshme janë komplikacionet e saj dhe a do të vazhdoni të trajtoni të sëmurë në këtë periudhë?

Ne marrim masa mbrojtëse, nga të cilat maska është kryesorja, normalisht distancë  mbajmë me të sëmurët. Në rastet kur ne bëjmë ekzaminime serologjike, testin e shpejtë të të sëmurëve të cilin  arrijmë ta realizojnë në spitalin tonë. Kemi patur raste kur kemi dyshuar për Covid, kam pasur operacione të mëdha. Ne kemi bërë ekzaminime dhe kanë rezultuar pa Covid dhe jemi futur në sallë. Në rastin konkret nuk kishte Covid. Në raste me Covid ne gjykojmë, kemi konsultën. Ka raste që duhet të operohen duke marrë masa ekstreme. Ndërsa në raste që mund të presin ne nuk  i operojmë.

Në bëjmë një punë profilaktike dhe për Covid, bëjmë biseda me të sëmurët shumë për t’u bindur se egziston, pasi shumë njërëz nuk e konsiderojnë si rrezik. Në mënyrë që të ruhen, hyjnë në spital me maska, testohet  gjaku, testohet PCR. Kur ne bindemi që nuk ka Covid. Janë disa operacione specifike që  nuk i bëjnë dot në spitale të tjera dhe detyrohemi t’i bëjmë këtu. Po nuk kemi pas raste me Covid.

 Përvoja juaj dhe talenti juaj kapërcen kufijtë e Shqipërisë. A mund të themi se “Amavita” nuk ka asnjë diferencë në trajtimin operativ të të sëmurëve?

Çdo gjë në klinikë është e kompletuar, sidomos për operacionet e mëdha. Ekipi ynë është shumë i specializuar. Konkretisht, ky ekip përbëhet nga unë, Artan Bodeci, Euglent Hoxha, treshja që merr pjesë në operacione dhe nga narkotizatorët më të mirë në Shqipëri, si Albana Tipi. Gjendjet materiale dhe kushtet e sallës të modernizura i shërbyen qëllimit të arritjes me sukses të operacionit. Ky është nga operacionet më të vështira të kirurgjisë, po që ja arritëm.

A mund të na përmendi se cilat sëmundje trajtoni ju në klinikën tuaj ? A ka sëmundje  që ju nuk mbuloni ?

Ne nuk trajtojmë kirurgjinë e trurit. Ne bëjmë kirurgjitë plastike të kancereve të lëkurës  të kokës, fytyrës, hundës, kancerit në përgjithësi. Kirurgjinë e tiroides dhe të qafës ezaurohet shumë mirë,  edhe patologhitë tumorale të  stomakut. Tani afër kemi bërë një ndërhyrje në stomak që doli shumë mirë. Patologjitë të zorrës së trashë këtu realizohen. Bëhen diseksionet abdominale në tumoret e teseve, ku filimisht kanë filluar këtu  dhe bëhen me një cilësi shumë të lartë. Bëhet kirurgjia e përgjithshme. Bëhen operacionet gjinekologjike, kemi gjinekolog  shumë të mirë këtu, që janë kirurgë të talentuar që sigurojnë rezultate shumë të mira. Operacione onkologjike, gjinekologjike që  zor se bëhen në vende të tjera. Domethënë është një spital me mjekë me eksperiencë dhe që bëjnë operacione tepër të vështira.

E mira e “AMAVITA” është së këtu futet ekipi kirurgjikal bashkë me gjinekologjik dhe çdo rrezik që mund të ketë, manovrohet, veçori që nuk e kanë spitalet ë tjera, presin kirurgun që të vijë pas orësh, kurse këtu përfshihet. Këtë do e konsideroja dhe si fat për të sëmurin. Ekipi është i disiplinuar, i zhvilluar .

Ju trajtoni të sëmurë nga të gjitha trevat shqiptare. Duke mësuar për karrierën tuaj brilante, cila është këshilla juaj  për pacientët  që dyshohen për sëmundje tumorale ?

Shiko, për pacientët unë mendoj  që  duhet të bëjnë check -up të rregullt dhe të vazhdueshëm. E mira është që gratë të bëjnë njëherë në vit  mamografinë, të bëjnë eko të gjirit,  të cilat mund t’i bëjnë dhe më shpesh, sidomos ato që e kanë trashëgimi, për të tjera që e kanë histori familje  me tumore të  barkut, është e mira që një hërë në vit të bëjnë skaner ose rezonancë manjetike, analiza të rregullta çdo vit edhe të ushqehen mirë. Pasi ushqimi ka të bëjë shumë dhe sidomos tani në periudhën e koronavirusit.

Unë e kalova dhe vetë gati para dy muaj e gjysmë, e kalova me shenjat e debolesës, bëra tamponin, rezultoi pozitiv  dhe nuk kam marrë ndonjë mjekim  kushedi se çfarë,  megjithëse kam diabet. Jam ushqyer mirë, me zogj pulash, me ushqime me kalori,  kam ndenjur i mbyllyr  2 javë  në ambiente shumë të mira me ajër të pastër. Bëra tamponin pas dy javësh,  isha mirë fare  dhe veten e ndjeja shumë më mirë, prandaj i bëj thirrje dhe të tjerëve  që të mos e marrin koronavirusin me frikë të madhe, por të bëjnë testimet, pasi në shumtën e rasteve  kalojnë  shumë mirë, unë e kalova, gruaj ime, djali im me rezultate të shkëlqyera vetëm me ushqim të mirë vitaminoz me fruta. Ne kemi një kompani që i marrim jashtë  në Kaliforni  janë shumë të mira .. Ka dhe një farmaci spitali ynë  kështuqë shkoi mirë, shkoi mirë, mund dhe të kisha ik, por jo (qesh ). Ka të bëjë dhe imunitetin në fakt, unë i ri jam marrë me sport, me aktivitet fizik që mesa duket kanë lënë gjurmët e veta.

Cila është filozofia e “Amavita” ?

“Amavita”, ne meqë jemi një ekip onokoligjik kemi bërë dhe kujdesin palliativ për të cilën dhe jam themeluesi i  kësaj kirurgjie, e cila konsiston në atë që t’i zgjasë jetën të sëmurit,  jo ta lërë  me vuajtje, me dhimbje  dhe në bazë të kësaj kirurgjie kemi arritur që t’ia shtojmë jetën  dhe 7 dhe 8 vjet  pa dhimbje. Ky është edhe qëllimi i klinikës “Amavita”. Ne operojmë edhe kirurgji  radikale për patologji që i kanë kapur shpejtë dhe kirurgjinë palliative. Qëllimi është që t’i zgjasësh jetën  me konfortabilitet. “Amavita” do të thotë ‘duaje jetën’, kështuqë për ne, është një kënaqësi e madhe që kemi këtë emër. Ne i thërrasim dhe pacientëve që dhe kur janë  në kondita shumë të vështira  ta duan jetën,  të kenë shpresën siç e gjeti pacientja.

Flasin familjarët pas operacionit

Doktor Agim Karaj, heroi në “Amavita” që na risolli shpresën

“Motra ndihet shumë mirë. Kemi kaluar në shumë rrugë, ku s ‘kemi qenë, që nga fillimi i operacionit  të parë  e në vazhdimësi, ndjekje pas ndjekje, analize pas analize. Nuk po gjenim dot zgjidhjen e llojit të sëmundjes që kishte motra. Si një ogur i mirë na doli doktori përpara dhe falë tij, ja tek e kemi sot, është  shumë mirë dhe nga ana shëndetësore.  Familjarët shprehen se kujdesi nuk  mungon në asnjë moment. Doktori e viziton në çdo moment, jemi shumë falenderues, realisht jemi mirënjohës për gjithë jetën për Atë çka bëri për motrën tonë.”

Më tej e prekur e motra vazhdon: “Na u desh të të kalonim një periudhë 6 mujore shumë të  vështirë, me sakrifica të jashtëzakonshme. Na u desh të dilnim dhe jashtë kufijve, sepse nuk po na jepnin një zgjidhje se çfarë do të bëhej me një medikament  që nuk përdorej  as në tregun farmaceutik  shqiptar, një medikament të cilin as këtu nuk e njihnin shumë. Çfarë po ndodhte me mjekimin  e marrë për një periudhë prej 3 muaj. Duke parë këtë situatë vazhdonin vuajtjet  e motrës, por edhe tonat, pasi siç e thashë, u detyruam të dilnin jashtë shtetit  për një konsultë, për një vizitë më të zgjeruar. Pas rikthimit të saj nuk e di na doli doktori përpara. Ne patëm një vizitë tek spitali Onkologjik  dhe onkologu, i cili e kishte  marrë në ndjekje rastin e motrës  me kartelën të ardhur dhe një medikamet, por jo nga onkologu në fjalë, por e rekomanduar nga dikush tjetër,  pasi ne shkuam edhe në një spital privat këtu në Tiranë.

Onkologu në vizitën e fundit  që pata, që ishte vizita ku unë kërkoja një zgjidhje, pasi po mbeteshin dhe pa zgjidhje. Arriti momenti  ku ne ishim të pashpresë. Deri në ditën që unë shkova  ne spital dhe insistova fort që të paktën motra të nxirrej në komision që të vazhdohej  në atë kurë që  pretendonim ne  si familjarë, që të vazhdonte motra.

Onkologu më pyeti dhe më tha  çfarë bëtë në vitizën që bëtë jashtë shtetit, çfarë u vendos. I thashë që u vendos operim. I tregova se si askush nuk e merr përsipër. Doktori në këtë moment më thotë, nëse do shpëtim,  i vetmi shpëtim është profesori. Eshtë doktori Agim Karaj në klinikën  “Amavita”.

Pas telefonatës të onkologut, u drejtova për tek “Amavita” ku doktori më priti shumë mirë dhe pashë që dhe motrës  i dha shumë shpresë, mënyra se si ia komunikoi situatën, motrën e zgjoi. Kështu në një kohë rekord ditën tjetër, menjëhërë pa u vonuar, u operua. Kryerja me sukses e operacionit na befasoi dhe na vërtetoi dhe njëhërë tjetër që besimi ynë u shpërblye. Aq sa nuk gjejmë fjalë për ta falenderuar. Është i vetmi! Heroi ynë e quajmë ne.

Emri i klinkës “Amavita” duhet të shkruhet me të madhe, duhet ta shikojnë dhe ta dinë të gjithë se çfarë operacionesh kryen doktori, se çfarë pune bën doktori. Prandaj duhet të shkoj 170 vjeç, duhet të shkoj shumë gjatë, për të gjitha të mirat që bën. Kjo thirrje që u bëj  unë të gjithëve, të të drejtohen këtu, siç gjetëm ne zgjidhjen kur mbetëm të pashpresë.

Pacientja  e operuar me një  nga kanceret më të rralla të gjendrës së tiroideve,  shprehet se tani është shumë mirë dhe e mbushur plotë me shpresë.

Gazeta Telegraf

-Biora Vojka –