Përparim Kabo: Drejtësia duhet të veprojë pa humbur kohë…

342
Kur vdes nje njeri bota pakesohet…kur nje njeri lind bota shtohet…Keto jane vargje Talmudiane…Nje i ri 25 vjecar humbet jeten…goditet nga patrulla e policise ne ore ndalim qarkullim. Cfare realizoi policia me kete akte? Cfare i solli rendit publik kjo vrasje? Cfare arriti ne lufte kunder krimit humbja e kesaj jete ? Asgje…Polici apo policet qe qelluan vrane nje njeri…nje te ri ne lule te jetes. Degjoj te shfajesohen jo precedenti…jo ajo jo kjo…Jeta zotrinje te policise jeta me cfare matet? Ne mes te nates pa njerez rreth e rrotull nje njeri i vetem u pa nga ju si rrezik qe duhej ti merej jeta? Gjate mbylljes ne pranvere rrahet barbarisht nje adoleshent te liqeni dhe u shfajesuat pastaj duke nxjerre nje vidio akuze ndaj te emes cka rezultoi nje situate filmike…Nuk dime se cfare ndodhi me ate policin qe rrahu barbarisht nje femije?…Kur vriten police na dhemb shpirti…respektojme punen dhe perkushtimin e tyre…por kjo ngjarje ngre shume pikepyetje qe nga aftesia profesionale dhe deri te formimi psikologjik dhe perdorimi politik. Ju drejtori pergjithshem i policise Zoti Ardi Veliu…pse nuk jepni shpjegime? Drejtori ne policine e shtetit per ceshtjet e rendit pse nuk flet pse nuk jep shpjegime? Te presesh ne mes nje jete njerezore cilido qofte ai person aq me shume ne ato rrethana eshte nje tragjedi. …Heshtja e rendon situaten. Lexova shenimin e ministrit te rendit zotit Lleshaj…nuk vlene. Si shtetar si prind si burre si malsor duhet te shkonte ne ate shtepi per mort per ngushellime per falje…Ne nje shoqeri humbja e jetes ne cfardo rrethane…eshte ikje nga humanizmi…Po vriten njerez edhe ne mes te dites cka tregon se territori ne shume hapsira nuk eshte plotesisht nen kontrollin e forcave te rendit. I shpreh ngushellimet famijes dibrane per kete humbje…shume te rende …Drejtesia duhet te veproje pa humbur kohe…
Sigal