Mimoza Erebara: Izraeli, 14 Maj i përgjakur

216
Sigal

Duhej të ishte një ditë si ditët e viteve të mëparshme, plot hare, me festime në sheshe dhe në harmoni me veten dhe me të gjithë. Por për fat të keq këtë vit, kjo nuk ndodhi. Jemi dëshmitarë të lajmeve  për dhunë ekstreme, e cila ka degraduar në konfrontim të paprecedent. Me viktima nga të dy krahët: izraelitë e palestinezë.

U duk sikur bashkëjetesa 73-vjeçare, e brishtë natyrisht, me akte dhune sporadike, sikur ajo paqe përgjysmë, i kishte të gjitha mundësitë që të avanconte më tej dhe të bëhej me të vërtetë vetë ekzistenca brenda të njëjtit territor. Në fakt, politika edhe ajo ndërkombëtare e sidomos amerikane, ka qenë gjithnjë tepër e ndjeshme për arritjen e kësaj paqeje të munguar shekullore.

Është një prej detyrave të Besëlidhjes që t’u përkujtojë vazhdimisht atyre që mbajnë pushtetin, qoftë ky politik, ekonomik, apo ‘fetar’, se udhëheqja e tyre kundrejt qytetarëve të tjerë është dhe duhet të jetë e kufizuar.

Sinjalet u dhanë të qarta disa herë, po po përmend njërin prej tyre, atë të ceremonisë së mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, e cila shënjoi marrëveshjen e Camp David,(më 17.09.1978),  ku të pranishëm ishin Presidenti SHBA-së, Jimmy Carter, Presidenti Egjiptit, Anëar Sadat dhe Kryeministri Izraelit, Menachem Begin, ku të gjithë në të njëjtën kohë, cituan një nga profetët hebrenj të lashtësisë, i cili kishte parashikuar “që një ditë, njerëzit do t’i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat në drapërinj.”  Po atë vit Sadat dhe Begin morën Çmimin “Nobel” për Paqe, dhe një vit më vonë, më 1979 u nënshkrua Traktati i Paqes mes Izraelit dhe Egjiptit. Marrëveshje që u pasuan ndër vite edhe me të tjera, sidomos  për arritjen e kësaj paqeje mes Izraelit dhe Palestinës, sikur ajo nën presidencën e Presidentit Klinton, apo Marrëveshja e Oslos etj.

Por faktet folën ndryshe. Dhuna nuk u ndal. Sikur edhe përpjekjet për të arritur tek Paqja nuk pushuan asnjëherë, duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme që të mund ta sillnin atë. Po t’i referohemi Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit  të Izraelit, më 1948, 14 Maj, në një nga pikat e saj shkruhet: “Shteti  Izraelit do t’u sigurojë të drejta të barabarta dhe të plota sociale e politike të gjithë banorëve të vet, pa marrë parasysh religjionin, racën dhe gjininë e tyre.”

Në shtëpitë e shqiptarëve ata gjetën bukë, strehë, mjete jetese e ngrohtësi familjare. Kjo është një histori prej së cilës duhet të mësojmë shumë.

Kjo në fakt është një Beth/ Besëlidhje, e cila përveç kontekstit aktual politik e social, ka edhe një kontekst të lashtë historik, që lidhet drejtpërdrejtë me vetë historinë, gjenezën e popullit hebraik.  Në të gjitha shkrimet e shenjta, që nga Talmud, Torah, Mishna, përmenden dhe referohen pikërisht Dhjetë Urdhërat e Zotit që nuk është  gjë tjetër veçse kjo Besëlidhje. Nuk po hyjmë në fakte të mirëfillta historike të cilat janë jo vetëm të shumta, por kanë mbartur me vete edhe perceptime sipas politikave e pushtuesve të kohës, por e gjithë historia e popullit hebre, ka kaluar përmes pushtimesh, masakrash, eksodesh të njëpasnjëshme, gjë e cila përcaktoi edhe karakterin e shpërndarë të kësaj etnie që tek e fundit, arriti të mbijetojë dhe të krijojë shtetin e vet të pavarur, pikërisht më 14 maj 1948, apo sipas kalendarit hebraik, më të pestën ditë të muajit ijar të vitit 5708, përmes shpalljes nga Ben Gurion, një nga sionistët më të spikatur e njëkohësisht, Kryeministri i Parë i Shtetit Modern  Izraelit.

 

Që nga viti 1948 emërtimet Izrael/izraelit nënkuptojnë shtetin bashkëkohor- Izraelin dhe banorët e tij, izraelitët. Ndërsa emërtimi jadaizëm/judaik, përfshin vetëm përkatësinë fetare sikur emërtimi hebre, përkatësinë etnike dhe jo vetëm atë fetare.

Në Besëlidhjen hebreje është prezent  qëndrimi që duhet të udhëheqë çdo izraelit që “ata janë të detyruar nga Torah të kërkojnë e të ndjekin paqen”, kjo do të thotë se çdo udhëheqës ka një pikë të fortë mbështetjeje përmes së cilës duhet të punojë për vendin e vet dhe në asnjë mënyrë të mos e bëjë këtë proces, paqen, më të vështirë nga ç’është. Duke ndjekur këtë parim ishte arritur edhe ajo situatë , të cilës këto ditë iu prishën ekuilibrat. Ajo që e bën edhe më tragjike këtë pikë kthese të rrezikshme, është se ajo vjen pikërisht kur dukej se qytetarët hebrenj dhe arabë të vendit, ishin në prag të një përparimi historik. Në pamje të parë duket sikur gjërat kthehen në pikën 0. Por në fakt, ne e dimë që historia  zhvillohet  sikur një spirale, kështuqë nuk ka asnjë mundësi që të ndodhemi në pikën 0, ndoshta jemi në një pikë ku mund të shkrihen në një e djeshmja historike mijëravjeçare, e sotmja, dhe e ardhmja, pasi në fund të fundit rezultati i pritshëm është një dhe i pandryshuar në shekuj  -arritja e Paqes dhe harmonisë mes njerëzve.

Presidenti Reuven Rivlin, e përmblodhi mirë situatën. “Pamja e masakrës në Lod dhe trazirat në të gjithë vendin nga një turmë arabe e nxitur dhe e etur për gjak, duke plagosur njerëz, duke dëmtuar prona dhe madje duke sulmuar hapësira të shenjta hebraike, është e pafalshme,” tha ai.

“Shkatërrimi i flamurit izraelit nga protestuesit arabë dhe zëvendësimi i tij me flamurin palestinez është një sulm brutal ndaj ekzistencës së përbashkët në shtetin e Izraelit. Heshtja e udhëheqjes arabe rreth këtyre shqetësimeve është e turpshme, duke i dhënë mbështetje terrorizmit dhe trazirave dhe duke inkurajuar këputjen e shoqërisë në të cilën jetojmë dhe në të cilën ne do të vazhdojmë të jetojmë pasi të ketë kaluar e gjithë kjo.(cituar nga ‘Jerusalem Post’ – 13 maj 20121)

Dhe të mos harrojmë që vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, Izraeli numëroi miliona të vrarë, të pushkatuar, të djegur nëpër krematoriume, të torturuar në mënyrat më çnjerëzore, pa kursyer as fëmijët (1 milion janë fëmijët viktima të kësaj lufte) për të vetmen “arsye” se ishin hebrenj.

Gjë e cila nuk ndodhi në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kishte më shumë hebrenj se para fillimit të saj. Sipas historianëve, kanë qenë rreth 300-350 familje hebreje në territorin shqiptar, kryesisht të vendosura në Tiranë, Vlorë, Durrës, Berat e qytete të tjera.  “Historia na thërret që të mos bëhemi viktima të forcës të së keqes dhe shtypjes e cila në çdo kohë punon për të shtypur lirinë. Historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri na e tregon më së miri këtë” Tom Lantosh, Anëtar i Kongresit Amerikan.

Mbi të gjitha, parimi territorial i izraelitëve, lidhja e tyre me tokën, është e përcaktuar sipas një mënyre të jashtëzakonshme, iniciuar nga nga tekstet e shenjta.

Në Washington më 1993, në Muzeun e Holokaustit, Shqipëria mungonte. Nuk kishte informacion. Më tej, përmes  punës titanike të Josef Jakoel, një hebre i mbijetuar në Shqipëri, faktet u bënë të njohura dhe më 1995 në këtë Muze, u vendosën 40 emra të ‘Fisnikëve mes kombeve’.

Sikur vëren edhe Harvi Sarner në librin e tij “ Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri”, “Shqipëria është i vetmi vend në botë me dy aspekte në lëmin e shpëtimit të hebrenjve:

“Së pari, pati një përqindje shumë të lartë, si asnjë vend tjetër në botë;

Së dyti, Shqipëria është i vetmi shtet, i cili merret si shtet mysliman(70%) edhe pse kështu, pati marrëdhënie korrekte me hebrenjtë.”

Si përfundim, izraelitët dhe shteti hebre, do e gjejnë mënyrën për të mbrojtur deri në fund lirinë e tyre dhe Dita e Krijimit të Shtetit ua përkujton fuqishëm që rruga drejt Paqes nuk është asnjëherë e thjeshtë.