Burri ngacmon seksualisht një vajzë të mitur, 14-vjeçarja e denoncon në polici dhe…

204
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Denoncimi është bërë nga vetë vajza 14-vjeçare dhe më pas policia ka vepruar duke bërë prangosjen e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin J. Sh., 29 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 1, Sarandë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.