Limos Dizdari: Njeriu i mirë Rikard…

569
Sigal

Do na marë malli për ty, Rikard….edhe pse ke lënë kaq shumë gjurmë në kujtesën e të gjithëve, që vazhdimisht e për të gjithë , të shoqëruara me një buzëqeshje shpirti. E vërteta është, se ti Rikard po ndëron jetë, dhe asgjë më shumë, por pak si shpejt, po pse u ngute? Por sidoqoftë , për mua dhe për të gjithë që të kanë njohur do të mbetesh një ” fillrojtës” i madh për njerëzit që duan dritën dhe fjalën, dashurinë dhe shpirtin. E dinim mirë i dashur Rikard , se përsa kohë ishim bashkë, ti ishe një pemë e lartë, por mbetemi të sigurt se, tani që ndërrove jetë dhe banesë, do fillojnë për ty legjendat dhe metaforat, atëherë ne do të shohim realisht dimensionin e vërtetë të asaj peme të madhe dhe të blertë që quhet: Rikard Ljarja. E paç rrugen e bardhë…