FOTO/ Nuk ‘frikësohen’ nga koronavirusi, banorët e Nartës festojnë karnavalet

321
Sigal

Shqipëria prej gati dy muajsh është duke luftuar me pandeminë e COVID-19, e për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit qeveria ka marrë një sërë masash.

Në kuadër të këtyre masave qytetarët janë detyruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk lejohen grumbullimet për as një arsye.

Por këto rregulla, duket se banorët e Nartës në Vlorë nuk po i respektojnë dhe sot ata kanë zhvilluar një festë në qendër të fshatit. Edhe pse jemi në një situatë të vështirë, këta banorë nuk kanë harruar traditën dhe kanë zhvilluar karnavalet e përvitshme.

Shumë prej tyre janë grumbulluar në qendër të fshatit, duke kënduar e duke kërcyer shumë afër njëri-tjetrit.

Banorët thonë se për aktivitetin ata kanë marr një leje dy orëshe, në policinë e qarkut të Vlorës për të mos e humbur as këtë vit këtë traditë.