Kujtim Dashi: Trendi i ri në turizëm

193
Sigal

Komunikimi me cellular me kamerierin

Rreth orëve dhjetë-njëmbëdhjetë të paradites, kur mbërrijnë autobuzët me turistë të huaj për ndonjë pushim të shkurtër a për t’u mahnitur me qytetin e mrekullueshëm të Pogradecit, qendra e qytetit me baret e tyre, marrin një gjallëri të pazakontë, thuajse janë hapur portat e stadiumit të ndonjë finaleje futbolli. Për be s’ka një vend të lirë nëpër bare. Shërbimi vonohet, radha bëhet rrokopujë, s’e merr vesh i pari të dytin. Më në fund, në tryezën e dy shokëve shkodranë, turistë vendas, mbërrin kamerieri, i cili duket sikur sa ka mbaruar vrapimin 3000 m me pengesa dhe rregullon aty frymëmarrjen.

– Ç’dëshironi? – pyet klientët, të cilët i duken si fytyra të njohura nga ata që të mbeten në mendje për shkak të batutave të përditshme.

– Unë dua nr. tënd të celularit, ose për lehtësi shkruaje mbi gjoks si policët, – ia bën njëri gjithë seriozitet.

– Të lutem, mos u tall, mezi po marrim frymë, – qahet kamerieri.

– E kam me të vërtetë, në Spanjë, Marok dhe Portogali prej nga sa jam kthyer ky ishte trendi i ri i dhënie-marrjes së porosive në baret në zenit të turizmit vjetor. – Ti kushedi kur vjen me na e sjellë porosinë, pastaj për të paguar, kështuqë ne komunikojmë me celular. –Pra sa ishte nr. i celularit tënd?

– Po jua jap atë të pronarit që edhe në këtë pikë pune na ka lanë lokalin në duar të tre kamerierëve!- ia ktheu me të njëjtën monedhë kamerieri.