Kolonel Ylli Duraj: LANÇ-I dhe “vendet martire të paqes” në Shqipëri

14
Sigal

Ja roli i LANÇ  në rezistencën antifashiste, vizita e Këshilli i Unionit dheDante Cruiçh në Shqipëri , njohja me dokumentat zyrtare për qytetet, krahinat e fshatrat dhe  si u shpallën Vlora, Skrapari e Përmeti; krahinat: Pezë, Mallakastër, Kuç: si dhe fshatrat: Vranisht, Borovë, Barmash, Leshnjë në Skrapar dhe Karbunar në Lushnjë “Vende martire të paqes”.

 Ylli DURAJ

 Kolonel në lirim

Pjesëmarrësve u tërhoqi vëmendjen kontributi i jashtëzakonshëm i popullit shqiptar në LANÇ, por edhe për masakrat që nazifashistët i kishin shkaktuan popullsisë civile në shenjë hakmarrje për mbështetjen dhe ndihmën qe u kishin dhënë forcave partizane.

Në muajin mars të vitit 1997, në një nga takimet rutinë të Kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të LANÇ-it  Ksenofon Nushi,  njëri prej zv.kryetarëve, me një karrierë të gjatë diplomatike si ambasador dhe zv/ministër i jashtëm, vuri në dijeni se në Bolonjë të Italisë ekzistonte një organizatë që e shtrinte veprimtarinë e saj në gjithë vendet e përfshira në luftën e dytë botërore dhe kishte si mision evidentimin e të gjitha qyteteve e krahinave që për shkak të mbështetjes së rezistencës antifashiste, mbi to ishin kryer masakra çnjerëzore nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, sidomos ndaj popullsisë civile dhe i shpallnin “Vende martire të paqes “.  Kjo e dhënë ngjalli shumë interes dhe kryesia e ngarkoi Ksenofon Nushin dhe Stilian Sallabandën, edhe ky  diplomat karriere, që të komunikonin me drejtuesit e asaj organizate dhe të merrnin informacione më të hollësishme se çfarë përfaqësonte, si funksiononte,  dhe a mund të bëhej Shqipëria pjesë e asaj organizate.

Sipas dokumenteve zyrtare nga 1 milion banor që kishte në atë kohë Shqipëria  dolën vullnetar 70 mijë luftëtarë, nga të cilët 28 mijë ranë dëshmorë dhe 12.600 të tjerë mbetën të plagosur. U arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit 10 mijë, kurse rreth 35 mijë të tjerë u detyruan të punonin si skllevër në punime xheniere dhe objekte ushtarake. Nga 2500 qytete e fshatra që kishte Shqipëria në atë kohë 850 prej tyre u dogjën, u shkatërruan e u plaçkitën, bile disa dhe 2-3 herë. 

Brenda një kohe të shkurtër, Ksenofoni e Stiliani, arritën të komunikonin direkt me Dante Cruiçh, Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit të Bashkimit Botëror të “Qyteteve martire të paqes”, bile e ftuan që të vijë edhe për një vizitë në vendin tonë. Cruiçh e mirëpriti ftesën, por  sugjeroi që më parë të shkonin në Itali përfaqësues nga organizatat e Veteranëve dhe Dëshmorëve, me statusin e vëzhguesit në takimin që do zhvillohej në datat 9 – 10 Maj 1997 në qytetin e Bolonjës. Atje do tu jepej mundësia të prezantonin LANÇ-in , si dhe të dhëna dokumentare për qytetet e krahinat ku pushtuesit nazifashistë në shenjë hakmarrje për mbështetjen ndaj partizanëve bënë masakra te popullsia civile, duke ekzekutuar qytetarë të pafajshëm dhe shkatërrim të pasurisë së tyre.

Mbi bazën e atij sugjerimi, për të siguruar e plotësuar të dhënat që kërkoheshin,  menjëherë u ngrit grupi i punës i kryesuar nga Nikollaq Sallabanda e  Piro Dodbiba, dhe me anëtar: Ksenofon Nushi, Qamil Poda, Arif Hasko, Ylli Duraj dhe Namik Kacidhja. Për të përgatitur informacionin që do të  paraqitej në takimin e Bolonjës u  shfrytëzuan materialet që dispononte Komiteti i Veteranëve, Arkivi i Shtetit, Muzeu Kombëtar dhe Historia e LANÇ – it e botuar në disa vëllime.

Sipas ftesës, në mbledhjen e Këshillit të Unionit në Bolonjë, shkoi Nikollaq Sallabanda dhe përkthyes Maks Sallabanda. Ishte caktuar të shkonte edhe Piro Dodbiba, por për arsye shëndetësore e anuloi.

Cruiçh i uroi Nikollaqit mirseardhjen dhe e njohu me anëtarët e  Këshillit të Unionit që ishin nga  ish Bashkimi Sovjetik, Polonia, Çekia, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Greqia, Italia, Franca, Hollanda, etj. Pjesëmarrësve u tërhoqi vëmendjen kontributi i jashtëzakonshëm i popullit shqiptar në LANÇ, por edhe për masakrat që nazifashistët i kishin shkaktuan popullsisë civile në shenjë hakmarrje për mbështetjen dhe ndihmën qe u kishin dhënë forcave partizane. Gati në gjithë territorin e vendit, po në veçanti në Pezë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, Skrapar, Voskopojë, Borovë, Barmash, Vranisht, Smokthinë, Uznovë, Vlush etj  ishin bërë ekzekutime masive të njerëzve pa dallim moshe e seksi,  të shoqëruara me djegien e shkatërrimin e shtëpive dhe pasurive të tyre.

Gati në gjithë territorin e vendit, po në veçanti në Pezë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, Skrapar, Voskopojë, Borovë, Barmash, Vranisht, Smokthinë, Uznovë, Vlush etj  ishin bërë ekzekutime masive të njerëzve pa dallim moshe e seksi,  të shoqëruara me djegien e shkatërrimin e shtëpive dhe pasurive të tyre. Anëtarët e Këshillit e përgëzuan Nikollaqin për ekspozenë  dhe  në parim u shprehen dakord për të shpallur edhe në Shqipëri disa “Vende martire të paqes”.

Anëtarët e Këshillit e përgëzuan Nikollaqin për ekspozenë  dhe  në parim u shprehen dakord për të shpallur edhe në Shqipëri disa “Vende martire të paqes”.

Në përfundim të takimit, Nikollaq Sallabanda, në emër të Organizatave të Veteranëve dhe Dëshmorëve të LANÇ-it  i bëri ftesë Sekretarit të Përgjithshëm të atij Unioni,  Dante Cruiçh për të ardhur në Shqipëri e njohur më nga afër popullin shqiptar dhe LANÇ-in. Ftesa u mirëprit dhe Këshilli i Unionit autorizoi Cruiçh që kur të  vizitonte Shqipërinë dhe të njihej me dokumentat zyrtare  për qytetet, krahinat e fshatrat që plotësonin kriteret, t’i shpallte në emër të Këshillit “Vende martire të paqes”.

Mbasi u kthye nga Italia, Nikollaq Sallabanda në mbledhjen e përbashkët të kryesive të Veteranëve dhe Dëshmorëve komunikoi rezultatin e vizitës dhe pranimin e ftesës nga Dante Cruiçh për të ardhur në Shqipëri. Sipas sugjerimeve të Këshillit të Unionit i kërkoi grupit të punës që dokumentat për  qytetet, krahinat dhe fshatrat kandidate për t’u shpallur “Vende martire të paqes” duheshin plotësuar sipas kritereve të përcaktuara nga ai Union.

Mbas zgjedhjeve të qershorit 1997, kur në pushtet erdhën socialistët, në datën 4 Shtator 1997 Ministri i Mbrojtjes Zabit Brokaj priti në takim, me kërkesën e tyre, Nikollaq Sallabandën, Piro Dodbiben, Qamil Poden e Namik Kacidhen, të shoqëruar edhe nga autori i këtij shkrimi (Y. Duraj) që sapo ishte emëruar zv.drejtor  dhe shef i sektorit për Dëshmorët e Atdheut në Departamentin e Veteranëve  në atë ministri. Nikollaq Sallabanda e informoi Ministrin për vizitën që kishte bërë në Bolonjë të Italisë, për takimin me Dante Cruiçh, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të  “Vendeve martire të paqes” dhe për ftesën që i kishte bërë atij në emër të organizatave të Veteranëve dhe Dëshmorët të LANC-it për një vizitë disa ditore në vendin  tonë, por edhe për shpalljen e disa qyteteve e krahinave “Vende martire të paqes”.

Për shkak të vështirësive financiare, që kishte Organizata për Dëshmorët e LANÇ-it, Nikollaqi i kërkoi Ministrit Brokaj që brenda rregullave e mundësive ti ndihmonte me një automjet për ta pritur e përcjellë në aeroport, por edhe për  lëvizjet gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes u tregua menjëherë i gatshëm dhe ngarkoi Departamentin e Veteranëve që në bazë të programit të Organizatës për Dëshmorët të bashkëpunonin me drejtorinë ekonomike e të financës në atë ministri dhe të përgatitej urdhri përkatës. Gjithashtu urdhëroi atë departament që të merrte pjesë në pritjen, transportin, akomodimin në hotel dhe shoqërimin gjatë lëvizjeve, vizitave dhe takimeve zyrtare.

Më 13 shtator 1997 erdhi në Tiranë Dante Cruiçh dhe një ditë më vonë  u realizua  takimi i tij me Nikollaq Sallabandën, Piro Dodbibën, e disa prej drejtuesve të tjerë nga të dy organizatat. Përfaqësues nga Departamenti i Veteranëve dhe Dëshmorëve të Atdheut në Ministrinë e Mbrojtjes ishte Ylli Duraj.

Në ekspozenë  që iu bë Cruiçh , u tha se ishte PKSH frymëzuesja, organizatorja dhe udhëheqësja e LANÇ-it, për krijimin e Frontit Nac.Çlirimtar, ngritjen e këshillave nac.çl., të bazave ilegale, të çetave, batalioneve, brigadave e divizioneve partizane, si dhe të organizatave të rinisë, gruas dhe pionierëve debatikas në çdo skaj të vendit.

Sipas dokumenteve zyrtare nga 1 milion banor që kishte në atë kohë Shqipëria  dolën vullnetar 70 mijë luftëtarë, nga të cilët 28 mijë ranë dëshmorë dhe 12.600 të tjerë mbetën të plagosur. U arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit 10 mijë, kurse rreth 35 mijë të tjerë u detyruan të punonin si skllevër në punime xheniere dhe objekte ushtarake. Nga 2500 qytete e fshatra që kishte Shqipëria në atë kohë 850 prej tyre u dogjën, u shkatërruan e u plaçkitën, bile disa dhe 2-3 herë.

Në shenjë hakmarrjeje për goditjet e mëdha që pësuan nga lufta partizane, pushtuesit nazifashistë si barbarë e katilë organizuan dhe kryen reprezalje e masakra çnjerëzore edhe ndaj popullsisë civile e në veçanti në Pezë, Mallakastër, Vlorë e Kurvelesh, në Përmet, Korçë, Dibër, Martanesh e shumë zona të tjera.

Dante Cruiçh i tërhoqi vëmendjen vlerësimi i Uinston Çurçillit në dhomën e komunave me 4 Nëntor 1943 për LANC-in ku deklaroi se: “Me mijëra shqiptarë po luftojnë në male për lirinë e independencën e vendit të tyre dhe sipas raporteve të misionit ushtarak britanik ata po bëjnë aksione të shkëlqyera”.

Në vazhdim e njohëm me të dhënat dokumentare për kontributet dhe pasojat e rënda për çdo  qytet, krahinë dhe fshat kandidat për “Vende martire të paqes”.

Cruiçh mbasi falenderoi për punën shumë cilësore që ishte bërë në përgatitjen e atyre propozimeve midis të tjerash u shpreh: “Ju shqiptarët jeni popull i mrekullueshëm, me shpirt fisnik, të besës, me zemër të madhe, bujare e mikpritës të pashoq që rrezikoni veten e familjen për këdo që është në nevojë mbijetese dhe ju troket në derë. Këtë e bëtë me hebrenjtë që hitlerianët i kërkonin me qiri dhe kushdo që i mbronte apo strehonte e ekzekutonin pa mëshirë dhe u digjnin shtëpitë e pasurinë. Po kështu vepruat edhe me ata mijëra ushtarë italianë të braktisur në mëshirën e fatit, mbas kapitullimit të Musolinit, dhe nga armiq që u pushtuan vendin dhe u sollën aq të zeza e fatkeqësi, i falët dhe u hapët dyert e shtëpive, i strehuat e ndatë me ta copën e bukës. Për këtë u jemi shumë mirënjohës. Nga ana tjetër e ndjejmë veten krenarë për ata qindra djem antifashist italian që jo vetëm krijuan  batalionin “Antonio Gramshi” dhe ju bashkuan  Brigadës IS, por shkuan dhe në shumë brigada të tjera partizane e në luftë kundër ushtrisë gjermane.  Dhjetëra prej tyre dhanë jetën e janë shpallur dëshmorë në Shqipëri.

Unë personalisht  jam shume dakord dhe me autoritetin që më ka dhënë Këshilli i Unionit i miratoj si “Vende martire të paqes” të gjitha ato qytete, krahina e fshatra që propozuat. Kam bindjen se ka edhe të tjera vende që e meritojnë të shpallen “Vende martire të paqes”, prandaj i plotësoni dokumentat dhe na dërgoni propozimet tuaja”.

Kështu u miratuan “Vende martire të paqes”, qytetet: Vlorë, Skrapar e Përmet; krahinat: Pezë, Mallakastër, Kuç: si dhe fshatrat: Vranisht, Borovë, Barmash, Leshnjë në Skrapar dhe Karbunar në Lushnjë.

Sipas rregullores së Unionit kryetarët e delegacioneve të shteteve ku kishte “Vende martire të paqes” bëheshin anëtarë të Këshillit të Unionit, kurse drejtuesit vendor të qyteteve e krahinave regjistroheshin si anëtarë nderi të atij Unioni. Që nga ky moment Nikollaq Sallabanda u bë anëtar i Këshillit të Unionit.

Në takimet që i rezervuan Presidenti i Republikës të asaj kohe Rexhep Mejdani dhe Ministri i Mbrojtjes Zabit Brokaj, Cruiçh i njohu me vendimin për t’i shpallur “Vende martire të paqes” disa qytete, krahina dhe fshatra në Shqipëri. Ata, pasi e falënderuan  për vlerësimin e lartë që po i bënte kontributit të popullit shqiptar në luftën e dytë botërore, e mirëpritën vendimin dhe shprehën kënaqësinë e tyre.

Në ceremoninë që u bë në Pezë më 16 Shtator, Cruiçh i shoqëruar edhe nga Nikollaq Sallabanda, para se ti komunikonte kryetarit të komunës vendimin për shpalljen “Krahinë martire e paqes” , u tha të pranishmëve: “Ne kishim dijeni për luftën e popullit shqiptar, por jo në këto përmasa dhe me kaq pasoja të rënda për popullsinë civile. Kontributi juaj si pjesë e koalicionit të madh antifashist botëror është i jashtëzakonshëm. Përveç ushtrisë sovjetike dhe kineze jeni i vetmi vend  që u çliruat nga forcat tuaja partizane, dhe si internacionalistë të vërtetë e vazhduat luftën edhe jashtë kufirit shtetëror në ndjekje të forcave naziste, për të çliruar disa troje në Kosovë e ish Jugosllavi, ku flijuan jetën edhe qindra dëshmorë të tjerë”.

Në atë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani dhe pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar të asaj kohe.

Më datën 17 Shtator, Cruiçh i shoqëruar nga Nikollaq Sallabanda, Dalan Buxheli dhe Drejtori i Departamentit të Veteranëve kolonel Sali Onuzi shkuan në Kuç të Vlorës ku kryetarit të Komunës iu dorëzua vendimi që e shpallte “Krahinë martire të paqes”. Është për t’u vënë në dukje fakti se për shkak të pasigurisë në rrugë nga bandat e armatosura u bë shoqërimi me eskortë policie.

Dante Cruiçh i bëri shumë përshtypje vizita në vendin tonë dhe u mrekullua nga bukuritë e natyrës, bujaria, mikpritja dhe zgjuarsia e pleqve të Labërisë që komunikonin lirshëm italisht me të.

Cruiçh autorizoi Nikollaq Sallabandën që me atributet si anëtar i Këshillit të Unionit tu komunikonte drejtuesëve të pushtetit vendor të qyteteve, krahinave dhe fshatrave shpalljen “Vende Martire të Paqes”.

Tani e tutje hartës të Unionit në Markoboto të Bolonjës, krahas  qyteteve si Stalingradi, Leningradi, Kievi, Varshava, Praga dhe shumë qytete në Bullgari, ish Jugosllavi, Itali, Francë, Kinë, e në disa vende të tjera të përfshira në teatrin e luftës së dytë botërore,  u shtuan edhe ato nga Shqipëria.

 

ÇFARË PËRFAQËSON UNIONI I BASHKIMIT BOTËROR TË “VENDEVE MARTIRE TË PAQES”?

Në vitin 1982 në kuadër të 35 vjetorit të masakrës së Markobotës në Bolonjë të Italisë, Dante Cruiçh, antifashist i orëve të para dhe drejtues lufte në Itali udhëhoqi krijimin e atij Unioni dhe u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i saj. Kryetar nderi u zgjodh Stanislav Voganovski, ish kryetar i këshillit bashkiak në Varshavë të Polonisë.

Po kush e bëri atë masakër? Në zonën e Markobotes ishte krijuar dhe kryente aktivitetin e saj luftarak  Brigada partizane “Ylli i kuq”, jo vetëm duke i dhënë goditje të fuqishme dhe humbje të mëdha ushtrisë gjermane në zonë, por edhe me aksione të vazhdueshme hidhnin në erë rrugë, ura e hekurudha, duke e bërë shumë të vështirë e gati të pa mundur lëvizjen e autokolonave gjermane në zona të tjera të vendit. Feldmarshalli hitlerian Albert Kesselring ngarkoi një prej kriminelëve më të mëdhenj nazist, majorin SS Valter Reder, i dyshuar edhe për vrasjen e kancelarit austriak Engelbert Dollfuss, që në krye të katër reparteve SS, të rrethonte, bombardonte, shkatërronte e shkretonte  gjithë zonën e Markobotos ku strehohej dhe vepronte ajo brigadë. Nga  29 shtatori deri 5 tetor 1944 u kryen masakra të llahtarshme kundër popullsisë civile. U ekzekutuan 770 qytetarë, nga të cilët 153 fëmijë, 24 gra, 2 priftërinj dhe 2 murgesha. Shumë fëmijë të vegjël i hidhnin të gjallë në zjarre, kurse të porsalindurve u prisnin kokat në krahët e nënave. Mbas përfundimit të luftës së dytë botërore kjo masakër në Markoboto u konsiderua si një nga krimet më të rënda të kryera kundër popullsisë  civile nga trupat naziste në Evropën Perëndimore.

Për të përkujtuar këtë ngjarje janë prodhuar shumë dokumentarë e filma kurse Salvadore Kuazimondo antifashist dhe fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë, për atë masakër ka shkruar një poezi, e cila është skalitur në obeliskun e ngritur në Markoboto të Bolonjës.

Mbas vdekjes së Cruiçh, përveç shumë personaliteteve brenda e jashtë vendit, presidenti i atëhershëm i Italisë Giorgo Napolitano, në mesazhin e ngushëllimit të transmetuar në TV italiane, e vlerësoi kontributin e paçmuar si antifashist i orëve të para, por edhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm si veprimtar i shquar në mbrojtje të Paqes në botë. Për jetën e veprën e Cruiçch janë bërë disa dokumentarë, ngritur buste si dhe është botuar libri “Zejtari i paqes Dante Cruiçh”, i përkthyer në disa gjuhë të botës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Foto e bërë në Pezë më 16 Shtator 1997, kur Cruiçh komunikoi shpalljen “Krahinë martire e paqes”. Në qendër nga e majta në të djathtë Dante Cruiçh, Ylli Duraj, Nikollaq Sallabanda dhe një pjesë e stafit të Departamentit të Veteranëve dhe Dëshmorëve të Atdheut në Ministrinë e Mbrojtjes.
  2. Foto e Cruiçh me kryeministrin e Italisë Romano Prodi dhe kryetarin e bashkisë së Bolonjës.
  3. Foto e Ylli DURAJ, kolonel në lirim.