Klodi Stralla: Mendësia e 6 shkurtit 1967, ende e pranishme mes nesh!

Fatkeqësisht mendësia e 55 viteve më parë, ajo e hordhive të 6 shkurtit 1967 është ende e pranishme mes nesh!

 

Sigal

Brezi im, që asokohe ishim gjimnazistë, e mbajmë mend fare mirë atë ngjarje të para 55 viteve, kur E. Hoxha, në 6 shkurt 1967, mbajti fjalimin e kobshëm – “Të revolucionarizojmë Partinë dhe Pushtetin” – një Manifest që, ndonëse cilësohej si luftë kundër burokratizmit, në fakt shënonte ndarjen përfundimtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve prej Kulturës perëndimore, prej lirive e të drejtave njerëzore, prej traditave humaniste, të cilit i përkisnim në shekuj dhe përqafonte idetë dhe praktikat e Revolucionit të Madh kulturor proletar kinez, që posa kish filluar në Kinën maoiste.

Fill pas kësaj, artistët pranë oborrit, Ismail Kadare shkroi poemën “Pashallarët e kuq”, Dritëro Agolli romanin satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, regjizorë dhe koreografë vunë në skenë baletin “Lindja është e kuqe” etj, etj. Deri në atë datë, jo se arti e kultura nuk ishin të indoktrinuara nga ideologjia komuniste, por pas Kongresit të 20-të të BRSS, u përkthyen shumë kryevepra të letërsisë botërore, u vunë në skenë shumë pjesë teatrale të dramaturgjisë botërore.

Nuk kaluan as dy ditë, kur një nismë e të rinjve të gjimnazit “Naim Frashëri” të Durrësit, u bë shkëndia që u vuri kazmën institucioneve fetare dhe bashkë me to edhe shumë objekteve të kultit, kisha, manastire, xhami, tyrbe e teqe, disa prej të cilave me vlera të papërsëritshme historike e arkitektonike e për kulturën tonë kombëtare. Fill pas kësaj, artistët pranë oborrit, Ismail Kadare shkroi poemën “Pashallarët e kuq”, DritëroAgolli romanin satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, regjizorë dhe koreografë vunë në skenë baletin “Lindja është e kuqe” etj etj. Deri në atë datë, jo se arti e kultura nuk ishin të indoktrinuara nga ideologjia komuniste, por pas Kongresit të 20-të të BRSS, u përkthyen shumë kryevepra të letërsisë botërore, u vunë në skenë shumë pjesët teatrale të dramaturgjisë botërore, kompozitorët u dhanë ritëm e ngjyrë këngëve të muzikës të lehtë, që i këndonin dashurisë dhe jetës – Verdi, Puçini, Moskanji apo Rosini u bënë pjesë e edukimit muzikor të shqiptarëve. Inteligjenca përparimtare e vendit i drejtoj sytë nga Udhëheqësi. Çfarë kursi do të merrte vendi pas prishjes me sovjetikët? Do të afrohej me Perëndimin, me kulturën, me humanizmin apo do të imitonte hordhitë lindore të Revolucionit kulturor kinez maoist dhe mediokritetin e turmave që kërkonin gjak? Për fatin tonë të keq ai zgjodhi rrugën e dytë. Mbase aty ndihej më mirë, për sigurinë e pushtetit të tij personal, për mediokritetin e tij intelektual, pse jo, edhe për karakterin perves të trashëguar.Koha po ngjizte politikën e re dhe politikanët e rinj të 6 shkurtit. Mediokër në dije, të ligj në karakter, antikulturë, antihumanë, hordhi, që e kishin kuptuar se regjimi i kishte thirrur në ndihmë, madje vetë E. Hoxha. Të gjithë ishin të ekzaltuar e u hodhën me tërbim kundër çdo gjëje europiane që ata, jo vetëm nuk e dëshironin, por dhe nuk mund ta kuptonin, sepse nuk mund ta arrinin. Shqipëria po bëhej vendi i vetëm europian ku antiqytetërimi ishte vlerë, sepse kështu ndihej më i sigurtë E. Hoxha dhe ata që e pasonin. Fatkeqësisht, edhe sot, vazhdon të na shoqërojë e njëjta mendësi shkatërimtare e para 55 viteve. Por tani jo ndaj kishave e xhamive, por ndaj ambjenteve te gjelbërta, shesheve sportive dhe kodrave rekreative. Po me atë zell, fanatizëm, miopi, dashakeqësi dhe papërgjegjshmëri si dikur, i përgjigjemi kushtrimit të udhëheqësit. Me shumë lehtësi, bile me mburrje prishëm Teatrin Kombëtar dhe ndërtesa të vjetra karakteristike, qendra historike qytetesh dhe hapësirash të gjelbra, vetëm për të liruar truallin dhe ngritur aty një shumëkatësh të një oligarku të lidhur me pushtetin e radhës!