Inceneratorët me rroga 9 mln në muaj, populli pa bukë dhe pensione qesharake

253
Sigal

Shqipërët me pagat dhe pensionet më të ulëta në Europë paguajnë 400 miliard lekë “taksa mjedisore“, ndërkohë që pronarët e inceneratorëve janë në kërkim ndërkombëtar. Kësaj shume i shtohen edhe 130 milion lekë çdo muaj që institucionet do të paguajnë për mbetjet e zyrave. Me këto para kompanitë e plehrave “shpërblejnë“ me rroga stafin deri në 9 mln. lekë në muaj, bileta avioni 2 miliard lekë, çiftin e të papunëve me 9 mln euro, reklama dhe shpërblime për individë e media deri në 5 miliard lekë etj. Zëri i Amerikës: Thellohen hetimet për aferën korruptive të tre inceneratorëve…

 

 

Shqiptarët paguajnë në vit 40 miliardë lekë  “taksa mjedisore”, inceneratorët fryjnë në miliona pagat e punonjësve

Sa vjen dhe thellohet skandali i plehrave, ku janë marrë para që nga viti 2017 dhe deri më tani nuk ka nisur ende djegia e mbetjeve. Ndërkohë me këto para janë paguar dhe punonjësit me paga 8 milionë lekë. I gjithë ky luks i shfrenuar vjen nga rritja e taksave së qytetarëve, ku më e përafërta me natyrën e kësaj vjedhjeve është ajo e gjelbërimit.Shqipëria është vendi me një krizë të përhershme në menaxhimin e mbetjeve urbane, vendi ku mbetjet shpesh hidhen në lumë dhe përfundojnë në det, por edhe për këtë  shqiptarët referuar shifrave të INSTAT paguajnë 40 miliardë lekë në formën e taksave mjedisore.Mafia e plehrave për vite më radhë ka grabitur qytetarin dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim, duke mbushur xhepat e atyre të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Pagat e larta të punonjësve të kompanisë koncesionare si dhe deklarimet që ka bërë kompania në lidhje me investimet që ka kryer kanë shkaktuar debat në komisionin hetimor të inceneratorëve.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku e ka nisur fillimisht me pagat e punonjësve të inceneratorit të cilat sipas saj janë disa herë më të larta se tregu dhe merren nga fondet publike.“Pagat të cilat janë në nivelin e 7 mijë euro janë më të larta se tregu dhe çdo lloj page tjetër. 7 mijë euro dhe mos harroni se janë paguar 35 milionë euro nga fondet publike për këtë incenerator. Ky është shqetësimi”, tha Tabaku.

Nga ana tjetër administratorja e kompanisë “Integrated Energy”, Ariola Kodra u shpreh se shoqëria është private dhe ka të drejtën e saj ta vendosë vetë nivelin e pagave, pasi nuk varet nga fondet publike.

Ndërkohë që Tabaku theksoi se kompania ka marrë 35 milionë euro fonde nga buxheti i shtetit për Inceneratorin e Tiranës. Tabaku ka krahasuar deklarimet e investimeve që ka bërë kompania të cilat janë të ndryshme në 3 institucione.

Debati për pagat në komision:

Tabaku: Kam këtu pagat e kompanisë që janë paga tre herë më shumë se mesatarja e tregut, janë paga që paguhen nga fondet publike? Pagat e koncensionarit janë tre herë më të larta se pagat mesatare të tregut mund të më jepni një përgjigje për këtë?

Kodra: Shoqëria është shoqëri private dhe ka të drejtë të vendosë standardin e pagave në varësi të politikave të saj

Tabaku: Pagat të cilat janë në nivelin e 7 mijë euro janë më të larta se tregu dhe çdo lloj page tjetër. 7 mijë euro dhe mos harroni se janë paguar 35 milionë euro nga fondet publike për këtë incenerator. Ky është shqetësimi!

Kodra: Shoqëria nuk operon me fondet publike, por me fondet e saj private.

Tabaku: Shoqëria operon me fonde publike dhe do t’ua tregoj unë si operon në bazë të raportit të Ministrisë së Financave.

Tabaku: Pasqyrat financiare që keni depozituar ju në QKB. Në 2019 në KLSH keni dorëzuar një shkresë ku tregohet se vlera e investimeve 29 milionë euro. (ndërhyn anëtari i PS). Pëllumbi mos mu bëni avokat i kompanisë së inceneratorëve. Në pasqyrat e kompanisë në QKB në 2019 thuhet se investimi është 5 milionë euro ndërkohë që KLSH i thoni se keni investuar 29 milionë euro. Kam dhe raportin e ministrisë së financave të monitorimit 2018, 2019, 2020. Thuhet që investimi deri tani është 2.9 miliardë euro… në cilin rast subjekti ka deklaruar të vërtetë. Ka gënjyer ministria, apo keni gënjyer klsh. Bëhet fjalë për një gënjeshtër në deklarim. S’ka pagesa nga buxheti i shtetit thatë ju por në 3 dokumente të ndryshme këtu del që ka ndodhur.

Kodra: Unë thashë që shoqëria nuk merr para nga buxheti për investimin. Unvestimin e kryen me fondet e veta. Merr një tarifë depozitimi për shërbimin që ofron.

Tabaku: Vlera e investimit për projektin e inceneratorin e Tiranës thotë tabela e ministrisë së financës.

Kodra: Këto të dhëna si disponoj, s’mund t’u përgjigjem tani.

Dhurata Çupi: Pra ju merrni para që nga vitit 2017, dhe deri më tani nuk ka nisur ende djegia e mbetjeve.

Administratorja Ariola Kodra: Sigurisht që është marrë sepse ne ofrojmë një shërbim

Jorida Tabaku: Si? Ke marrë 29 euro për gjelbërim të zonës?

Administratorja Ariola Kodra: Jo, nuk është marrë për gjelbërim, por për incenerimin.

Jorida Tabaku: Por çfarë po thua? Djegia s’ka nisur.

Arben Pëllumbi: A keni ju një shkop magjik që ditën e prë që morën 29 euro ju ta përfundonit komplet impiantin?

Administratorja Ariola Kodra: Fatkeqësisht nuk e kemi, do ishte mirë ta kishim.

 

Pagesat u shkuan zyrtarëve të shtetit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka konsideruar një skemë të pastrimit të parave atë që po ndodh me Inceneratorët në vend, kryesisht me atë të Tiranës dhe të Fierit.Në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor, për Tabakun mbrojtja përfaqësuesit që PS i ka bërë kompanisë është jo vetëm shkelje etike e morale por një vepër penale.

“Ajo që më ka çuditur është avokatia e kolëgëve të PS. Të mbrosh një kompani që ka kryer një vepër penale nuk është etike e morale por o i del në krah korrupsionit. Sa i përket Inceneratorit të Fierit kemi një kampani fiktive, një zbatim të keq të kontratës dhe asnjë penalitet për zbatimin e kontratës. Ndërkohë që inceneratori nuk e ka filluar akoma punën e tij. Dy kompanitë për dy Inceneratorët kanë fitimet më të mëdha. Si ka mundësi që një skemë piramidale, me kompani në pronësi të Gugalljes, Zotos e Mërtirit kanë marrë pagesa nga fondet publike. Sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave me pagesat që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë.”,  tha ajo.

 

Zëri i Amerikës: 10 ditëshi i dëshmive VIP, Thellohen hetimet për aferën korruptive të tre incineratorëve

 Në Tiranë, komisioni parlamentar për aferën e incineratorëve pritet të thellojë hetimet gjatë seancave dëgjimore, ku do të dëshmojnë përfaqësues të qeverisë qendrore dhe asaj vendore.Komisioni rinisi punën dhe ka mbledhur dokumente, në përpjekje për të zbardhur dyshimet nëse është abuzuar me fondet publike rreth 430 milionë euro për ngritjen e 3 incineratorëve.Pas vizitave nga afër të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, komisioni hetimor parlamentar pritet të dëgjojë mbi aferën korruptive gjatë dy javëve në vazhdim dëshmitë e 28 personave; qeveritarë të lartë, ministra, deputetë, administratorë dhe përfaqësues të 3 bashkive.Të hënën do të merren dëshmitë e administratorëve, më tej ekspertë, teknikë dhe njohës të procedurave ligjore, ndërsa javën tjetër pritet të dëshmojnë kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ish ministrat Damian Gjiknuri, Shkëlqim Cani dhe Lefter Koka.Komisioni i kryesuar nga opozita po vazhdon hetimet, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu sërish mbështetjen ndaj SPAK, duke i kërkuar veprim më të shpejtë për të mbrojtur financat publike dhe për të vënë të dyshuarit para akuzave.“SPAK-ut i kërkoj të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësve. Nuk mjafton arrestimi i bishtit. Nuk mjafton shpallja në kërkim ndërkombëtar e Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos. SPAK-ut i bëj thirrje mos të presë që Edi Rama të shkarkojë ministrinë e radhës pastaj ta arrestojë. Kurbani i radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës” – tha Basha.Komisioni hetimor rifilloi nga puna pas bllokimit që shkaktuan anëtarët socialistë, duke votuar kundër programit hetimor.Pas ndërhyrjes së komisionit të rregullores, hetimet po vazhdojnë me një mori dokumentesh mbi lejet dhe procedurat e 3 incineratorëve, nga të cilat dyshohet se janë shpërdoruar shuma të konsiderueshme parash deri në 430 milionë euro.Për të përvetësuar këto shuma dyshohet se u ngrit një skemë e inceneratorëve, duke miratuar me shpejtësi një seri procedurash pas të cilave rrodhën pagesa dhjetëra miliona euro për punë të pakryera.Krahas qeveritarëve të lartë, pritet të dëshmojnë para komisionit edhe kryetarë dhe ish kryetarë të bashkive të Tiranës, Fierit, Elbasanit për të zbardhur skemën e pagesave të detyrueshme ndaj administruesve të 3 incineratorëve dhe të për detajuar labirintin e dokumenteve nga disa ministri e deri tek kryeministria.“Të gjithë ministrat ranë dakord që procedurat duhej t’i bënte Ministria e Mjedisit, por jo. Brenda ditës mblidhet kryeministri me gjithë qeverinë dhe vendosin me VKM, si bonusin, si emërimin e fituesit, duke shumëzuar me zero të gjithë komunikimet që kishin bërë ministrat, për t’i dhënë skemës një mburojë politike, për t’i dhënë një mbrojtje politike këtij procesi. Kjo mbrojtje politike ka qenë që në ditën e parë. Kontrolli i Lartë i Shtetit si edhe Ministria e Mjedisit dhe e Financave e njohin që kjo është kontrata më diskriminuese që është hartuar ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë, ka nisur me 90 milion Euro përfundon me 430 Milion Euro” – thotë Jorida Tabaku, kryetare e komisionit hetimor.Paralelisht me komisionin hetimor të Kuvendit, për aferën korruptive të incineratorëve po heton edhe SPAK-Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit, e cila ka arrestuar ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe marrje rrushfetesh.Kryeministri Edi Rama është shprehur se “çështja e ish-ministrit me SPAK-un është çështje individuale” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”.

Info për komisionin e plehrave: 72 institucione paguajnë te landfilli 13 milionë lekë shtesë në muaj për mbetjet e zyrave

Lidhja e interesave të kupolës së qeverisë me aferën e plehrave, është aq e fortë në vjedhjen e buxhetit të shtetit, sa përveç milionave që paguan  te landfilli, trafikantëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri u jepen dhe miliona lekë të tjera në mënyra të paligjshme.

Konkretisht, janë 72 institucione publike qendrore e lokale në Tiranë, të cilët paguajnë nga 150-200 mijë lekë në muaj te bosët e landfillit të Sharrës, për depozitimin e mbeturinave që krijohen në zyrat e tyre.Kur dihet, që institucionet kanë punonjëse sanitare, të cilat pasi pastrojnë zyrat, mbetjet ditore, 3 ditore apo javore i fusin nëpër thasë apo kuti kartoni dhe hedhin në koshat e vendosur nga Bashkia.Prej këtej, mbetjet e zyrave, bashkë me të familjeve e bizneseve të Tiranës, i marrin tre firmat e pastrimit të Shkëlqim Fushës, Sadri Abazit dhe firma “Eco Tirana” e grupit mafioz “Ndrageht’a”, që sipas kontratave me bashkinë, i depozitojnë te landfilli.

Këto firma marrin nga 3-4.4 milionë Euro në vit, si pagesa për grumbullimin, pastrimin, veçimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane te Landfilli i Sharrës, ku bashkia paguan 29 Euro/ton për përpunimin e tyre.

Mirëpo, 72 institucione shtetërore në Tiranë, bëjnë fatura financiare fiktive çdo muaj, sikur mbetjet e zyrave të tyre nuk i hedhin në koshat publik, por gjoja i depozitojnë vetë te Landfilli i Sharrës, kur dihet që ato çohen nga firmat e pastrimit.

Rekord pagesash janë Biblioteka Kombëtare, Zyrat e Punës, 11 inspektoriate, agjencitë e arsimit, 7 njësi bashkiake, tatimet, agjencia e PPP-ve, Kadastra, Qendrat e Formimit Profesional, madje dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit e Bashkisë së Tiranës e 8 drejtori të kësaj bashkie.

Këtë e konfirmon regjistri i pagesave, që Thesari i Shtetit likuidon çdo 2-3 muaj për llogari të landfillit të Tiranës, ku përveç faturave shënohet dhe motivi: “Pagesë shërbimi për depozitim mbetjesh në Landfillin “Integrated Energy BV-SP”-Tiranë.Nuk mund të pranohet, që këto pagesa të paligjshme për bosët e landfillit, bëhen pa miratimin e kryeministrit Rama e sekserit të tij Erjon Veliaj, mbasi deri në tetor 2020 ishin vetëm 22 institucione që bënin pagesa fiktive për depozitim plehrash, ndërsa tani janë 72 institucione.Vlera totale e tyre është 13 milionë lekë në muaj dhe quhet vjedhje, që firmosin fiktivisht drejtuesit e institucioneve, në favor të trafikantëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri sipas pamfleti.Është detyrim i komisionit parlamentar të plehrave, që këtë fakt ta bëjë pjesë të hetimit, mbasi flitet se një vjedhje e tillë, me pagesa fiktive për gjoja depozitim mbetjesh në zyra, bëhet dhe nga institucione të tjera në Durrës, Kavajë, Krujë, Elbasan e Fier.